Këtë
të enjte emisioni “Jeta në Kosovë” është
zhvendosur nga Prishtina në Bruksel për të analizuar
për së
afërmi procesin e liberalizimit të vizave
schengen për Kosovën si dhe anëtarësimin në
institucionet e Bashkimit Europian.
A
kanë mbetur vetëm kosovarët jashtë procesit të
liberalizimit të vizave? Sa është Kosova afër e
sa larg Bashkimit Europian? Cilat janë dallimet mes shteteve të
rajonit sa i përket integrimit në BE, kush qëndron më
mirë e kush më keq? Çfarë imazhi kanë
shqiptarët në Europë?
Këto
dhe shumë të tjera do të diskutohen në studion e
Komisionit Evropian,
ku edhe vendoset se a do të shtohet edhe Kosova në listën
e vendeve
për liberalizim të vizave. Ndërsa për t’i
shprehur mendimet e tyre
në lidhje me këto, mysafir të Muhamet Hajrullahut në
Bruksel do btë
jenë:
Augustin
Palokaj - korrespodent nga Brukseli i të përditshmes “Koha
Ditore”;
Ernest
Bunguri - korrespodent nga Brukseli i “TV ALSAT” në
Maqedoni dhe Shqipëri;
Gjeraqina
Tuhina - korrespodente nga Brukseli për “Radio
Televizionin e Kosovës”, dhe
Zelko
Panteliq - korrespodent nga Brukseli i të përditshmes serbe
‘Dnevnik’.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik
të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK.
Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.