
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
02 qershor 2009
Dje në Prishtinë, BIRN publikoi të gjeturat e projektit të monitorimit
njëvjeçar të gjykatave komunale dhe të qarkut në shtatë komuna të Kosovës.
Problemet
kryesore të vërejtura në raport nga monitoruesit përfshijnë vonesat e paarsyeshme në
nisjen dhe kryerjen e rasteve; dështimet në përmbushjen e standardeve në
trajtimin e seancave gjyqësore, dhe disa raste të korrupsionit të dyshuar të gjykatësve
dhe prokurorëve.
Pas prezantimit të
raportit dhe të gjeturave kryesore nga menaxherja e projektit, Fatmire Tërdevci,
BIRN organizoi një panel diskutimi mbi dobësitë e sistemit gjyqësor, i cili u
moderua nga drejtoresha e BIRN-it në Kosovë, Jeta Xharra. Paneli debatues u
përbë nga:
Rexhep Haxhimusa, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës;
Vahid Limani, shef i departamentit të administratës dhe personelit në SKGJK;
Ismet Kabashi, kryetar i shoqatës së Prokurorëve të Kosovës;
Hamdi Ibrahimi, gjyqtar në Gjykatën e
Qarkut të Prishtinës;
Nekibe Kelmendi, Ministrja e Drejtësisë;
Kujtim Kërveshi, ekspert ligjor nga Instituti Juridik i Kosovës;
Fatmire Tërdevci, menaxhere e projektit;
Isa Gacaferi, monitorues i gjykatave në Pejë;
Valdrin Beka, monitorues i gjykatave në Ferizaj;
Fatmire Haliti, monitoruese e gjykatave në Gjilan;
Faton Ademi, monitorues i gjykatave në Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj;
Betim Musliu, gazetar që mbulon drejtësinë;
Musa Dragusha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës;
Çlirim Hajdeni, shef i Njësitit për Planifikim dhe Zhvillim, Shtylla e Hetimeve
e Policisë së Kosovës.
Diskutimi zbuloi
dhe komentoi të gjeturat kryesore të raportit. Sipas këtyre të gjeturave, numri
i vogël i prokurorëve paraqet vështirësi të madhe për sistemin e drejtësisë në
Kosovë, gjë që u ilustrua edhe me reportazhin televiziv të përgatitur nga
monitoruesit, i cili tregoi se si një
prokuror duhet të jetë në dy seanca gjyqësore në të njëjtën kohë.
Diskutimi poashtu
u përqendrua edhe në pasojat e vonesave në séance gjyqësore si dhe për
fenomenin negative të mbajtjes së seancave në zyret e gjykatësve në vend se të
mbahen në sallat e gjykimit.
Një problem tjetër
kyç i nxjerrë në pah nga ky raport ishe edhe mungesa e përkthyesve në shumicën
e gjykimeve të monitoruara.
Raporti
televiziv tregoi se si palët janë dëmtuar nga fakti se kishin dëgjuar gjykimin
e tyre në një gjuhë që
nuk e kuptonin, përderisa debati u zgjerua edhe më tej
me dhënien e shifrave dhe shembujve tjerë të palëve të dëmtuar për shkak të
mungesës së përkthyesve.
Sa i përket infrastrukturës në institucionet gjyqësore, raporti përmendi
mungesën e nevojave themelore si lapsat kimik dhe fletoret, si dhe mungesën e
trajnimit efektiv për përdorimin e pajisjeve elektronike. Sipas panelistëve
shumica e stafit të gjykatave nuk di t’i përdorë pajisjet e zërit në sallat gjyqësore,
edhepse ishin trajnuar ose u ishte ofruar trajnimi më parë.
Provimi i
jurisprudencës, që nuk ishte organizuar për më
shumë se një vit, ishte një problem tjetër madhor që u shtjellua gjatë
konferencës.
Në fund, fjala iu
dha publikut për të bërë pyetje dhe për t’i ndarë komentet e tyre mbi të
gjeturat e raportit.
Raporti i plotë
mbi Monitorimin e Gjykatave mund të shkarkohet nga:
http://www.balkaninsight.com/en/main/info/19753/
Projekti
“Monitorimi i shërbimeve publike” implementohet nga BIRN me mbështetjen
financiare të Rockefeller Brothers Fund, Charles
Stewart Mott Foundation, Balkan Trust for Democracy dhe Komisionit Europian.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
bislim
Emri: 2010-01-08 21:53:04,
respekt te madh per juve po per mendimin tem nuk eshte ka funksionon ne rregull se mu personalisht qe 4 vite e kam lenden ne gjyq ku jam pala demtuese edhe asgje nuk eshte marr ndaj saj. Kisha pas deshire mu zbardh fati i lendes time. Ju pershendes te gjithve.