
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
11 qershor 2009 BIRN publikoi të
gjeturat e projektit një vjeçar të monitorimit të shkollave fillore dhe të
mesme, si dhe një raport analitik mbi gjendjen dhe problemet në Universitetin e
Prishtinës në një konferencë të mbajtur të mërkurën, më 10 qershor 2009 në
Prishtinë.

Disa nga problemet më të mëdha të identifikuara nga monitoruesit në raport përfshijnë nivelin e ultë të njohurive të nxënësve, mungesa e librave adekuate, klasat e mbingarkuara me nxënës, dhuna në shkolla, përdorimi i drogës në shkolla si dhe kurset private të mbajtura nga mësuesit dhe arsimtarët e nxënësve.
Raporti analitik i Universitetit të Prishtinës pasqyroi gjendjen e UP-së dhe identifikoi problemet më të mëdha të Universitetit të vetëm publik në Kosovë. Ndër pesë problemet më të mëdha sipas hulumtimit janë: mungesa e përdorimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit, mosmbajtja e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate, vlerësimi joobjektiv si dhe raportet jo të mira mes studentëve dhe profesorëve.
Fatmire Tërdevci, menaxhere e Projektit të monitorimit të shërbimeve publike në BIRN, prezantoi projektin si dhe raportin e monitorimit të sistemit të ulët dhe të mesëm arsimor. Pas prezantimit të shkurtër, mysafirët në diskutimin e moderuar nga Jeta Xharra, komentuan të gjeturat dhe rekomandimet e raportit.
Mysafirët në panelin diskutues të konferencës ishin:
Nehat Mustafa, këshilltar i Ministrit të Arsimit;
Jonuz Salihaj, ekspert i arsimit;
Melinda Mula, zyrtare e lartë për zhvillimin e programit të trajnimeve në Qendrën për Arsim në Kosovë-KEC;
Avdullah Alija, drejtor i departamentit për arsim të mesëm në Ministrinë e Arsimit;
Adnan Dragaj, këshilltar i Ministrit të Arsimit;
Jehona Lushaku, asistente në Universitetin e Prishtinës;
Enver Hasani, rektor i Universitetit të Prishtinës;
Fatmire Tërdevci, menaxhere e projektit;
Isa Gacaferi, monitorues në Pejë;
Valdrin Beka, monitorues në Ferizaj;
Krenare Maloku, hulumtuese dhe menaxhere e programit të BIRN-it;
Faton Ademi, monitorues në Mitrovicë;
Jusuf Thaçi, analist i arsimit të lartë dhe autor i hulumtimit për Universitetin e Prishtinës.
Në bazë të të gjeturave të raportit të arsimit fillor dhe të mesëm, niveli i ulët i njohurive të nxënësve është një nga problemet dhe brengat më të mëdha të sistemit arsimor. Një raport televiziv i përgatitur nga monitoruesit tregoi se si një maturante nuk mund të lexoj një fjali të plotë. Në raportin e monitorimit gjithashtu u tregua se niveli i njohurive të arsimtarëve është I ulët gjithashtu dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në njohuritë e nxënësve.
Një problem tjetër kyç i identifikuar në raport është edhe mungesa e librave për shkolla të mesme dhe shkolla profesionale. Sa i përket shkollave fillore, ato kanë mjaft libra mirëpo ato shpesh janë joadekuate për nivelet (klasat) ose moshën e nxënësve.
Në konferencë gjithashtu u diskutua për klasat e mbingarkuara me studentë, ku u tha se në raste ekstreme ka nga 45 ose 47 studentë në një klasë. Dukuria e mungesës së hapësirës sjell deri te punimi i shkollave në 3 deri 4 ndërrime dhe në zgjatjen e orëve të mësimit vetëm nga 30 minuta.
Në bazë të raportit, dhuna në shkolla u radhit si problem mjaft i përhapur. Sa i përket përdorimit të drogës në shkolla, raporti tregoi se përdorimi I drogës në shkolla fillore dhe të mesme është mjaft i përhapur. Në bazë të intervistave të bëra nga monitoruesit, gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë, është ndër me të prekurit nga ky fenomen negative. Përdorimi i marihuanës konsiderohet gjë normale, thekson raporti.
Problemi tjetër që u prezantua ishte mbajtja e kurseve private nga arsimtarët e lëndëve natyrore dhe gjuhës angleze. Kjo dukuri u theksua se sjell deri te diskriminimi pozitiv gjatë vlerësimit për studentët që i ndjekin kurset.
Në pjesën e dytë të konferencës u diskutua për hulumtimin mbi gjendjen e Universitetit të Prishtinës, ku edhe u prezantuan pesë problemet më të mëdha.
Problemi i parë më i madh në bazë të hulumtimit ka dalë të jetë mosimplementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit, dukuri kjo e cila ndikon shumë në uljen e kualitetit të studimeve.
Problemi i dytë më i madh është mosmbajtja e punës praktike, ku hulumtimi tregoi se 62% e studentëve të përfshirë ne hulumtim kanë thënë se bëjnë punë praktikë rrallëherë apo asnjëherë. “Kjo gjendje është brengosëse dhe sjell deri tek mospërputhja apo diskrepanca e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, që edhe e vështirëson kyçjen e tyre në tregun e punës ku në fakt vlerësohen më së shumti shkathtësitë praktike” u tha në konferencë.
Problemet tjera më të mëdha përfshijnë vlerësimin joobjektiv, mungesën e sallave për lexim, mosrespektimin e orarit të ligjëratave, provimeve si dhe raportin jo të mirë në mes të studentëve dhe profesorëve, përfshirë këtu sjellje agresive, fyese dhe mospërfillëse të profesorëve ndaj studentëve.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, u pajtua me raportin dhe të gjeturat e tij, duke thënë se raporti pasqyron gjendjen reale të UP-së.
Në fund të konferencës, publiku pati mundësi të bëjnë komente dhe të shtrojnë pyetje për panelistët.
Raportet e plota mund të shkarkohen në linkun në vijim:
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.