
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
01 korrik 2009
Për shkak të zgjerimit programor dhe nevojës për raportim dhe monitorim për emisionin “Jeta në Kosovë” dhe me qëllim të mbulimit me raporte të tërë teritorit të Kosovës, i inkurarojmë sidomos aplikuesit jashtë Prishtinës që të konkurojnë për vende e lira të punës në vijim:
1. Monitorues(e) për mbulimin e sistemit gjyqësor (për të gjitha qendrat e Kosovës);
2. Monitorues(e) për mbulimin e sistemit shëndetësor (për të gjitha qendrat e Kosovës;
3. Monitorues(e) për mbulimin e sistemit arsimor (për të gjitha qendrat e Kosovës);
4. Monitorues(e) për mbulimin e shërbimeve publike (për të gjitha qendrat e Kosovës);
5. Menaxher(e) të produksionit
6. Gazetar(e) praktikantë
7. Gazetar(e) hulumtues
8. Moderator(e)
Për pozitat 1,2, 3, dhe 4 - Monitorues(e) për mbulimin e sistemit gjyqësor, shëndetësor dhe arsimor, si dhe të shërbimeve tjera publike
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
· të monitorojë funksionimin e gjykatës komunale dhe të qarkut në komunat e Kosovës;
· të monitorojë punën e institucioneve të shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve publike në nivel komunal dhe shërbyesve civilë që punojnë në këto sektore;
· të identifikojë rastet e diskriminimit, shkeljet dhe parregullsitë ndaj palëve nga ana e institucioneve gjyqësore, të arsimit dhe shërbimeve publike;
· t’i studiojë të gjitha rregulloret dhe politikat që kanë të bëjnë me shëndetësi, arsim dhe shërbime publike në nivel komunal;
· të krijojë dhe të mbajë kontakte dhe raporte me palët kyçe në sektorin e gjyqësisë, respektivisht shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve publike.
Kandidatët e përshtatshëm në mes tjerash duhet të kenë:
· gatishmëri për t’u avancuar në përgatitjen e raporteve televizive lidhur me ngjarjet, dukuritë dhe problemet në komunat e Kosovës;
· njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore në gjuhën shqipe;
· aftësi të shkëlqyera komunikimi me palë dhe aftësi për të mësuar shpejt;
· aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur, për të vënë synime dhe përkushtim në arritjen e këtyre synimeve me mbikëqyrje minimale;
· gatishmëri të punojë nën presion dhe t’i përgjigjet afateve të shkurtra;
· njohuri të avancuara të punës me Microsoft Office dhe njohuri të mira të internetit.
Arsimimi, përvoja dhe njohuritë:
· shkollim universitar në fushën e drejtësisë respektivisht shëndetësisë e arsimit;
· përvojë e mëparshme e punës (e preferuar);
· përvoja në fushën e gazetarisë është përparësi;
· njohuri mbi sistemin aktual të drejtësisë, respektivisht shëndetësisë dhe arsimit në Kosovë;
· njohuritë e gjuhës angleze dhe serbe janë përparësi.
Për pozitën 5 - Menaxher(e) të produksionit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· të ndihmojë në koordinimin e detyrave të produksionit për programin televiziv javor “Jeta në Kosovë” dhe programeve tjera;
· të kryejë detyrat që lidhen me RTK-në, për prodhimin e emisionit “Jeta në Kosovë” dhe programeve tjera, duke përfshirë këtu transferet, arkivat, promot dhe transmetimin;
· të ndihmojë në punët tjera të produksionit, sipas nevojës (p. sh.: rregullimi i studios, ndriçimi, prokurim, hulumtim, logjistikë etj.);
· të menaxhojë procesin e arkivimit të kasetave (materialeve) të emisionit “Jeta në Kosovë”;
· të kryejë punë tjera lidhur me prodhimin e emisionit “Jeta në Kosovë” dhe produksioneve tjera të BIRN-it.
Kandidatët e përshtatshëm në mes tjerash duhet të kenë:
· aftësi të mira vetorganizimi dhe aftësi që në të njëjtën kohë të kryejë punë të ndryshme pa mbikëqyrje direkte;
· gatishmëri të punoj nën presion dhe t’i përgjigjet afateve të shkurtra;
· aftësi të shkëlqyera komunikimi me palë dhe aftësi për të mësuar shpejt;
· njohuri të avancuara të punës me Microsoft Office dhe njohuri të mira të internetit;
· gatishmëri për trajnim për kamerë, montazhë dhe për produksion televiziv.
Arsimimi, përvoja dhe njohuritë:
· shkollim universitar;
· përvojë në video apo TV produksion;
· njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar (njohja e gjuhës serbe e preferuar);
· posedim i patentë shoferit.
Për pozitën 6 - Gazetar(e)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· përpilimi i lajmeve të shkurta në gjuhën angleze për publikimin e BIRN-it në internet Balkan Insight;
· përpilimi i shkrimeve gazetareske për gazetën e BIRN-it në Kosovë Prishtina Insight;
· përpilimi i raporteve te ndryshme në gjuhën angleze për ueb-faqen e BIRN-it;
· përkthimi i teksteve të ndryshme në gjuhët shqipe e angleze, në mënyrë të ndërsjellë;
· asistimi i redaktorit të BIRN-it në punët kërkimore, editoriale dhe punëve tjera administrative sipas kërkesës;
· asistimi i ekipit të BIRN-it në punët kërkimore, editoriale e administrative për realizimin e emisionit “Jeta në Kosovë”.
Kandidatët e përshtatshëm në mes tjerash duhet të kenë:
· njohuri të shkëlqyeshme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe;
· njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, në të folur dhe të shkruar;
· përvojë në gazetari ose të paktën entuziazëm për të shkruar;
· aftësi komunikimi dhe aftësi për të mësuar shpejt;
· aftësi të përkthimit në të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze;
· dëshirë për të përcjellë dhë për të shkruar për tema të ndryshme politike, ekonomike e sociale;
· njohuri të avansuara të punës me Microsoft Office dhe njohuri të mira të internetit.
Arsimimi, përvoja dhe njohuritë:
· shkollim universitar (i preferuar);
· përvojë e mëhershme në fushën e mediave (e preferuar);
· njohja e gjuhëve të tjera të huaja dhe çdo aftësi shtesë është po ashtu e mirëseardhur.
Për pozitën 7 dhe 8 Gazetar(e)/Moderator/e për emisionin Jeta në Kosovë (JNK)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· të propozojë tema aktuale për raporte televizive në frymën e emisionit “Jeta në Kosovë”;
· t’i hulumtojë temat, të takohet përafërsisht me 6-7 burime çdo javë dhe të shkruajë propozim skenar për redaktim nga redaktorët përgjegjës;
· të organizojë xhirimin, montimin dhe realizimin përfundimtar të raportit televiziv;
· të asistojë ekipin e BIRN-it në punët kërkimore, editoriale e administrative për realizimin e emisionit “Jeta në Kosovë”;
· të asistojë redaktorët e BIRN-it në punët kërkimore, editoriale dhe punëve tjera administrative sipas kërkesës.
Kandidatët e përshtatshëm në mes tjerash duhet të kenë:
· kulturë të përgjithshme të çështjeve aktuale në Kosovë dhe më gjerë;
· kreativitet në zgjedhjen e temave dhe këndin për t’ju qasur temave;
· karakter të fortë dhe jo lehtë të ndikueshëm edhe nën presionin më të madh;
· aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe aftësi të mira ndërpersonale;
· aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të menduar shpejtë;
· qasje të hapur për tu mësuar e përmirësuar vazhdimisht;
· karizëm minimal për kamerë.
Arsimimi, përvoja dhe njohuritë:
· shkollim universitar;
· përvoja në fushën e gazetarisë është përparësi;
· njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar (njohja e gjuhës serbe e preferuar).
Punëtorët në BIRN, në mes tjerash kanë edhe këto mundësi:
· të trajnohen në trajnimet e BIRN-it dhe trajnime tjera rreth standardeve ndërkombëtare të gazetarisë dhe gazetarisë hulumtuese;
· të inkuadrohen në planifikimin dhe hulumtimin e temave për emisionin “Jeta në Kosovë”;
· të jenë pjesë e një rrjeti rajonal që funksionon në nëntë vende të rajonit;
· të jenë pjesë e ekipeve hulumtuese dhe
· të punojnë me një ekip profesionistësh
Puna në BIRN kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, shumë shpesh edhe jashtë orarit të përcaktuar. Prandaj në të gjitha pozitat mund të kërkohen angazhime shtesë sipas nevojave të organizatës dhe kjo hap rrugët për avancime të mëtutjeshme profesionale në fushën e komunikimit dhe informimit publik. BIRN ofron mundësi të barabartë punësimi dhe inkurajon kandidatët e rinjë dhe energjik që të aplikojnë.
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae dhe një letër motivimi (500-800 fjalë) përmes postës elektronike në adresën kosova@birn.eu.com më së largu deri më 3 korrik 2009.
Vërejtje: Në titull të e-mailit duhet shkruani pozitën për të cilën aplikoni! Do të kontaktohen vetëm kandidatët e suksesshëm.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.