
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
23 qershor 2009 Këtë të enjte në “Jeta në Kosovë” mund të ndiqni të gjeturat e hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës.
Pse nuk implementohen metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit në UP? Sa bëjnë studentët e UP punë praktike? Sa është i furnizuar me literaturë adekuate universiteti i vetëm publik në Kosovë? A vlerësohen në mënyrë objektive studentët nga profesorët e tyre? Çfarë marrëdhënie ekzistojnë midis profesorëve dhe studentëve në UP?
Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me universitetin e vetëm publik të Kosovës, mysafir të Jeta Xharrës do të jenë:
Nehat Mustafa, këshilltar i Ministrit të Arsimit;
Jonuz Salihaj, ekspert i arsimit;
Melinda Mula, zyrtare e lartë për zhvillimin e programit të trajnimeve në Qendrën për Arsim në Kosovë-KEC;
Avdullah Alija, drejtor i departamentit për arsim të mesëm në Ministrinë e Arsimit;
Adnan Dragaj, këshilltar i Ministrit të Arsimit;
Jehona Lushaku, asistente në Universitetin e Prishtinës;
Enver Hasani, rektor i Universitetit të Prishtinës;
Fatmire Tërdevci, menaxhere e projektit;
Isa Gacaferi, monitorues në Pejë;
Valdrin Beka, monitorues në Ferizaj;
Krenare Maloku, hulumtuese dhe menaxhere e programit të BIRN-it;
Faton Ademi, monitorues në Mitrovicë;
Jusuf Thaçi, analist i arsimit të lartë dhe autor i hulumtimit për Universitetin e Prishtinës.
Ndërsa në kuadër të rubrikës “Kultura në Kosovë,” Arif Muharremi sjellë kritikë mbi shfaqjen “Vdekja dhe Vasha” në regji të Fatos Berishës.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese- BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK. Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Emri: 2009-07-03 10:30:53,
"Jeta në Kosovë" është një program i mirë,realist i cili në mënyrë të hapur i paraqet në media problemet e jetës së qytetarit tanë i vetmi në mënyrë të sinçertë. Edhe vetë Jeta-drejtuesja e emisionit paraqet gazetarën dhe gruan më të guximshme shqiptare e cila të përkujton poezinë e Gëtës: "Nëse ke humbur paranë,pak ke humbur, Mendo të punosh,të tjerat t'i sigurosh. Nëse ke humbur nderin,shuuuumë ke humbur, Të duhet famë për të adhur aty ku ishe, Por,nëse ke humbur GUXIMIN-BESO,MË MIRË TË MOS KISHE LINDUR FARE". Prandaj Jeta është gazetarja më e guximshme e cila sfidon politikën e ndoshta edhe rreziqet dhe puna e saj dhe personaliteti i saj prej gazetarës më bashkëkohore duhet të mbrohet. E përshëndes shumë gazetaren në fjalë dhe preferoj që gazetarët tjerë ta marrin atë si model dhe shembull pune! Halil Halili Brainë.