
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
26 gusht 2009 Këtë të enjte Jeta në Kosovë debaton për zgjedhjet komunale të nëntorit 2009.
Si
po shkojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15
nëntor këtë vit? A kemi marrë mësim nga zgjedhjet e vitit 2007? Kush
do t'i numërojë votat kësaj radhe, si dhe si qëndron puna për vendosjen
e kamerave?
Për të diskutuar për këto dhe të tjerat në lidhje me organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve lokale 2009, mysafirë të Muhamet Hajrullahut do të jenë:
Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ ;
Mazllum Baraliu, ekspert për çështje juridike dhe ish kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së ;
Ibrahim Makolli, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, AKR ;
Leon Malazogu, analist dhe ish udhëheqës i koalicionit Demokracia në Veprim, e cila i ka monitoruar zgjedhjet e vitit 2007 ;
Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK ;
Në kuadër te emisionit BIRN gjithashtu do të transmetojë intervistë ekskluzive me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në lidhje me zgjedhjet e sivjetme lokale.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik
të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK.
Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
per kryetarin e ardheshem te prizrenit
Emri: 2009-09-26 03:31:18,
kisha deshir te bashkohen z.Eqrem Kryeziu z.Hanefi Muharremi z.Ramadan Muja dhe z.Zafir Berisha te japin mendimet dhe premtimet per zhgjedhjet lokale 2009 ju falenderoj per mirkuptim
pyetje ramadan mujes
Emri: 2009-10-18 21:28:00,
desha ta pyes kryetarin aktual te prizrenit qka ube me ato rruge qe aq te perfolura qe jan nise ne mandatin e z.kryeziu eakoma sjan perfunduar edhe sa mandate ju nevojiten qe ti kryeni ju se me nje mandat smundet ti kryeni se kam frige se edhe per nje mandat smund ti kryeni
Emri: 2009-10-23 10:24:09,
1.kisha pas shum deshir me dit se si esht pasuru kandidati i ldk's agim veliu kur dihet se para luftes dmth. perpara se te behet kryetar komune edhe minister ka qen shum i varfer e tasht esht milioner . 2.PER BIRN: mundeni me hulumtu se AGIM VELIU i ka ble (korruptu) duke ju dhen te holla shum votuesve ne komunen e podujeves ,ju kisha lut ejani ne podujev edhe hulumtone ket rast se nje njeri i korruptuar si AGIM VELIU aj nvend se me qen nburg aj kandidohet per kryetar . shqetsimi im ma i madh esht se nese aj fiton ne zgjedhje do te shfajsohet per gjith ato hajnit qe i ka ber . ju faleminderit
tung
Emri: 2009-11-10 20:55:44,
jeta ne kosove kur jan kandidatet per kryetar komune edhe kush ja mer mendja se do te fitoj ne vushtrri