
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
01 tetor 2009
Emisioni javor i BIRN-it,
Jeta në Kosovë, të premten e kaluar
festoi përvjetorin e katërt në një gala natë në Muzeun Kombëtar të Prishtinës.
Qindra të ftuar morën pjesë në këtë
ngjarje, në të cilën drejtoresha e BIRN-it në Kosovë, Jeta Xharra ndau mirënjohje
për kryetarët e komunave që morën pjesë në debatet zgjedhore të vitit 2007 si
dhe ato komunale të organizuara në vitin 2008-2009.
Deri tani në televizionin
publik të Kosovës, RTK, Jeta në Kosovë ka transmetuar 267 debate
televizive me reportazhe hulumtuese, me ç’rast ka trajtuar çështjet politike,
ekonomike, shoqërore dhe ato të minoriteteve.
Emisioni shikohet nga afro 350,000 shikues çdo javë dhe respektohet për
hulumtime ekskluzive.
Pieter Feith, përfaqësuesi
special i BE-së, mbajti fjalim të shkurtër për të ftuarit e natës, ku edhe lavdëroi
emisionin dhe stafin që e prodhon atë.
“Emisionet tuaja janë zhbiruese, i vejnë
kundërshtarët tuaj në disavantazh dhe pozitë mbrojtëse. Ju përkujdeseni që të
intervistuarit tuaj t’i thënë gjërat e gabueshme dhe natyrisht emisionet janë
gjithnjë interesante për t’u shikuar,” tha ai.
Edhe Jakup Krasniqi, kryetari i Parlamentit
të Kosovës shpalosi pikëpamjet e tij për emisionin. Ai iu tha të ftuarve: “Jeta
[Xharra] dhe emisionet e saj nuk janë gjithmonë të ëmbla. Janë edhe të hidhura.
Kosova ka kaluar nëpër periudha të vështira dhe tani është koha kur Kosova
duhet ta ketë fjalën dhe median e lirë. Jetës në Kosovë i dëshiroj fat dhe sukses.”
Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher
Dell tha: “E them me vetëbesim se pavarësia dhe profesionalizmi janë bërë
shenja dalluese të mediave të Kosovës dhe ato kontribuojnë përditë në krijimin,
përforcimin dhe ndërtimin e këtij shteti të ri..”
Emisioni i çështjeve aktuale “Jeta në Kosovë” përfshin reportazhe nga terreni,
pyetje të drejtpërdrejta për vendimmarrësit kryesorë dhe debat në studio. Mbulon
çështjet më të rëndësishme politike dhe shoqërore të Kosovës në baza javore.
Emisioni ka përcjellë për së
afërmi aktivitetet e qeverisë, procesin legjislativ në Parlamentin e Kosovës, çështjet
që kanë të bëjnë më komunitet joshqiptare që jetojnë në Kosovë, ekonominë, të
drejtat pronësore, të drejtat e njeriut dhe procesin e decentralizimit.
Jeta Xharra, moderatore dhe redaktore e emisionit, tregoi se ka qenë një udhëtim i gjatë deri në
vendin ku është emisioni tani.
“Debatet zgjedhore kanë qenë
emisionet më të shpërblyera për shkak të pjesëmarrjes së madhe të publikut në të
gjitha qytetet, si dhe numrit të madh të atyre që na përcollën përmes
televizionit. Është shumë inkurajuese që përsëri po marrim aq shumë vlerësime
dhe pyetje nga publiku për debatet zgjedhore që do t’i organizojmë për
zgjedhjet komunale të parapara për 15 nëntor të këtij viti,” tha Xharra.
“Nuk do të mund të vinim këtu ku
jemi sot pa ndihmën e miqve tanë. Jemi fatlum të kemi miq si Agim Zatriqi
[Drejtori Gjeneral i RTK-së] i cili ka qenë përkrahësi më i fortë i emisionit
“Jeta në Kosovë.” Ai tejkaloi presionet e jashtme për ta hequr emisionin dhe për
këtë do t’i jemi gjithmonë mirënjohës,” shtoi Xharra.
“I vetmi lajm i hidhur për këtë
festë ishte lajmi se Agimi ka dhënë dorëheqje,” shtoi ajo.
Të ftuar në përvjetor ishin liderë komunal,
zyrtarë qeveritarë, figura të opozitës, shoqëria civile, përfaqësues të mediave
lokale dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.