
Jeta në Kosovë debaton për shpronësimet e tokave dhe fillimin e procesit mësimor
Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton debatin për shpronësimin e tokave në rastet ku po ndërtohen rrugët si dhe debatin tjetër për fillimin e procesit mësimor në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
28 korrik 2010 Këtë të enjte Jeta në Kosovë diskuton për mbajtjen e mbulesës në institucionet publike.
Kë po e pengon bartja e shamisë? Në çka bazohen urdhëresat administrative? A qëndron dikush prapa femrave të mbuluara? A është shkelje e të drejtave të njeriut moslejimi i bartjes së shamisë në shkolla publike?
Për të folur pak më mençur për këtë temë, të ftuarat e Edona Musës në studio do të jenë:
Besa Ismaili – Ahmeti,
Fehmije Gashi – Bytyçi,
Zana Beqiri,
Xheraldina Pufja – Rexhepi.
Në vazhdim, Jeta në Kosovë transmeton intervistën e Jeta Xharrës me Noell Mallkollmin, njëri ndër historianët edhe shkrimtarët më të njohur britanik, njëherësh autor i librit Kosova: Histori e Shkurtër që e zgjoi opinionin botëror për rrethanat që çuan në luftërat e viteve 1990. Mallkollmi flet për historinë e Kosovës dhe për problemet e identitetit në rajon.
Në kuadër të emisionit, BIRN transmeton reportazhin e hulumtuesit Faton Ademi për mosunifikimin e certifikatave gjyqësore në Kosovë.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK. Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
Kosova dhe Ndryshimet Klimatike
Këtë dhjetor, përfaqësuesit e rreth 192 shteteve u mblodhën në Kopenhage të Danimarkës në Konferencën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike (UNFCCC) me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje mbi protokollin i cili do të përcaktonte atë se si bashkërisht do të mund tí luftonin ndryshimet klimatike. Kjo do ta zëvendësonte Protokollin e Kiotos, i cili skadon në vitin 2012 dhe do ti korrigjonte mangësitë.
PROBLEMET DHE TË METAT E TEKSTEVE SHKOLLORE
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX)
Raporti i shëndetësisë
Raport i monitorimit të të gjitha institucioneve primare, sekondare dhe terciare (QKUK) shëndetësore në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Deçan, Istog dhe Vushtrri
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Raporti i monitorimit të shkollave fillore dhe i atyre të mesme në: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, dhe Gjilan
Raporti analitik i situates dhe problemeve në Universitetin e Prishtinës
Raporti i monitorimit të gjykatave
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
Më shumë
Shkarko
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.