Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Jeta në Kosovë diskuton për bordet e ndërmarrjeve publike

Bursa Ballkanike për Shkelqësi në Gazetari

Jeta në Kosovë diskuton për protestën e 14 janarit

Jeta në Kosovë diskuton për barnat e regjistruara me dokumente false

Jeta në Kosovë diskuton për Energjinë  

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Ekipi i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese - BIRN shpall Konkurs

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Jeta në Kosovë analizon situatën në veri të Kosovës

Jeta në Kosovë diskuton për Raportin e Progresit

Jeta në Kosovë interviston Pier Mirelin dhe diskuton për shëndetësinë

Jeta në Kosovë diskuton për politizimin e mësimdhënësve

Jeta në Kosovë diskuton për situatën e sigurisë në veri

Jeta në Kosovë diskuton për projektligjet për qendrën historike të Prizrenit dhe Hoçën e Madhe

Mundësi punësimi në BIRN

Jeta në Kosovë diskuton për problemet me qymyr në Kosovë  

EULEX ngrit aktakuzë ndaj stafit të gazetës Infopress

Jeta në Kosovë interviston Besim Beqajn dhe Ferid Aganin

Jeta në Kosovë diskuton për situatën e sigurisë në veri të vendit

Jeta në Kosovë diskuton për raportin e progresit për vitin 2011

BIRN SHPALL KONKURS PËR ZYRTAR TË MARKETINGUT

BIRN SHPALL KONKURS PËR PRAKTIKANTË

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e ndërmarrjeve publike

Jeta në Kosovë diskuton për suksesin e vitit shkollor

Jeta në Kosovë interviston Hashim Rexhepin, Basri Mujën dhe flet për problemet komunale

BIRN organizoi tryezë diskutimi për të metat e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Jeta në Kosovë debaton për zbatimin e ligjit të punës

Jeta në Kosovë interviston shefin e EULEX-it, Ksavier de Marnak

Jeta në Kosovë debaton për perspektivën e rajonit në BE

Jeta në Kosovë debaton me kandidatët për drejtorë të QKUK-së

Jeta në Kosovë diskuton për Universitetin e Prizrenit

Jeta në Kosovë debaton për zgjedhjet lokale në Shqipëri

Jeta në Kosovë diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

Jeta në Kosovë debaton për SHIK-un

Jeta në Kosovë diskuton për strategjinë energjetike të vendit

Jeta në Kosovë interviston Enver Hasanin, kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe debaton për regjistrimin e popullsisë

Jeta në Kosovë diskuton për mungesën e grurit në Kosovë

Jeta në Kosovë diskuton për kamatat e larta të kredive

Jeta në Kosovë diskuton për cilësinë e mësimit në shkollimin parauniversitar

Jeta në Kosovë diskuton për formimin e institucioneve të reja

BIRN zhvillon trajnim rreth gazetarisë hulumtuese

Jeta në Kosovë flet për Kosovën tre vjet pas pavarësisë

Jeta në Kosovë diskuton për sfidat e vitit 2011

Jeta në Kosovë debaton për mos rritjen e pagave

Jeta në Kosovë debaton për tabutë shoqërore rreth martesave

Jeta në Kosovë debaton për mungesën e ngrohjes në Prishtinë

Jeta në Kosovë diskuton për zgjedhjet e 9 janarit

Aplikoni që të merrni pjesë në raundin e dytë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

BIRN anëtarësohet në Asociacionin Ndërkombëtar Arsimor të Debatit

12 gusht 2010   BIRN Kosova u bë anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar Arsimor për Debat, IDEA, gjatë asamblesë së përgjithshme të organizatës të mbajtur në Holandë me 4 dhe 5 gusht.

BIRN u përfaqësua në takim nga menaxherja e programit, Krenare Maloku, e cila i tregoi Asamblesë së përgjithshme arsyet për anëtarësim si dhe e prezantoi misionin dhe programin e aktiviteteve.

Takimi i IDEA-së u zhvillua pas Forumit Rinor 2010, kampionat ky ndërkombëtar për debat dhe program arsimor për debat, i cili organizohet çdo vit nga IDEA.

Forumi Rinor i debati i mbledh së bashku qindra nxënës të shkollave të mesme nga mbarë bota që të konkurrojnë në stilin e debatit Karl Popper dhe debatit të parlamentit Britanez, si dhe ofron kurse për zhvillim të aftësive të debatit.

Këtë vit, Forumi Rinor u mbajt në provincën Zeeland, në Holandë, ku morën pjesë dhe dy ekipet kosovare të cilat ishin fitues të turneu kombëtar të debatit Karl Popper “Prishtina e Hapur 2010 Karl Popper.”

Tetë debatuesit dhe trajnerët nga Kosova ishinnë mesin e 250 pjesëmarrësve nga 45 shtetet që gjithsej morën pjesë në Forumin Rinor të debatit 2010.

 

Pjesëmarrësit në forum debatuan rreth temës se a duhet shtetet ta parandalojnë importin e produkteve të prodhuara nga forca punëtore e fëmijëve dhe a duhet vallë të miturit në disa raste të gjykohen si të rritur.

“Debatuesit nga Kosova patën garë të suksesshme dhe një eksperiencë të shkëlqyer në forum, ndërsa e tërë ngjarja ishte një eksperiencë e mrekullueshme arsimore dhe mundësi për dialog ndërkulturor” tha Kushtrim Palushi, i cili ishte pjesëmarrës në forumin e debatit në cilësi të trajnerit.

Programi i debatit për nxënësit e shkollave të mesme nga Kosova drejtohet nga një koalicion OJQ-sh, ku përfshihet edhe Rrjeti Ballkanit i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, Lëvizja Fol, Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut, YIHR, Iniciativa për Progress, INPO, dhe Syri i Vizionit, SiV.

Që nga shtatori 2009, koalicioni ka themeluar tre klube për debat në Kosovë.

Si pjesë e këtij projekti, në shkurt të këtij viti u mbajt turneu kombëtar i debatit Karl Popper, ku 50 debatues nga Prishtina, Peja, dhe Ferizaj garuan në temën: ‘A duhet lejuar fëmijët të punojnë?’

Gjatë asamblesë të përgjithshme, IDEA njoftoi se vitin e ardhshëm Forumi Rinor 2011 do të mbahet në Stamboll, Turqi.

BIRN, bashkë me koalicionin e OJQ-ve, do të vazhdojnë me punën e tyre në zhvillimin dhe zgjerimin e programit për debat nëpër gjithë Kosovën duke iu ofruar mundësi nxënësve të shkollave të mesme t’i zhvillojnë aftësitë e tyre për debat, prezantim publik dhe aftësitë e të menduarit kritik, si dhe ta zgjerojnë dijen e tyre për çështje globale siç është mjedisi, puna e fëmijëve.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):