
Jeta në Kosovë diskuton për arrestimet nga Serbia
Jeta në Kosovë, këtë të enjte, diskuton për arrestimet e fundit nga shteti serb.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
05 dhjetor 2006 BIRN në Kosovë synon të ndihmojë në heqjen e barrierave drejt stabilizimit dhe integrimeve në Evropë, duke ofruar informacione, trajnime dhe duke sfiduar ngjarjet aktuale në debatet televizive.
Çështja kritike e statusit të Kosovës ia ka zënë rrugën re-integrimit të saj politik dhe ekonomik në Ballkan dhe më gjerë në Bashkësinë Evropiane. Kjo pengon çdo investim serioz ndërkombëtar në Kosovë, derisa krimi i organizuar përfiton nga kjo mbështetje dhe ndalja e korrupsionit duket diçka e komplikuar. De fakto, vija e ndarjes në mes të komunitetit serb dhe atij shqiptar po bëhet edhe më e ashpër.
Brenda komunitetit shqiptar shumicë, rivaliteti politik është i madh dhe e çalon përparimin në të gjitha fushat. Pos kësaj, administrata ndërkombëtare e UNMIK-ut është kritikuar ashpër për dështimin e saj për të ofruar diç më shumë në përmirësimin e infrastrukturës dhe të shërbimeve themelore. Pas disa viteve të administrimit nga OKB-ja, Kosova ka ende çdo ditë reduktime të rrymës.
Sidoqoftë, çështja e statusit të Kosovës tash është hapur, duke hapur dialog për ngjarjet e së kaluarës, të drejtat e minoriteteve dhe rregullimit të ardhshëm të Kosovës. Megjithatë, ekziston edhe një potencial për jostabilitet nga ata që nuk do ta pëlqejnë rezultatin e statusit final.
Dhe çfarëdo qofshin rezultatet e statusit final – në Kosove mbesin ende probleme të tjera kyçe. Kosova ka institucione të dobëta, nuk ka vizion makro-ekonomik dhe as policia dhe as gjykatat nuk funksionojnë mirë. Pos kësaj, jemi një nikoqir i qeverisë lokale dembele dhe të papërgjegjshme dhe i një universiteti të politizuar.
Metoda e BIRN-it në Kosovë
BIRN është një nga organizatat prijëse në zhvillimin e mediave në Kosovë, e specializuar në raporte, gazetari, trajnime dhe TV emetime hulumtuese.
Ballkan Insajt, publikim analitik i BIRN-it i mbulon çështjet kyçe politike, shoqërore dhe ekonomike me të cilat ballafaqohet Kosova. Hulumtimet dhe analizat i kanë përcjellur zhvillimet dhe dinamikat që rrallë preken nga mediat tjera, derisa përfshirja në rrjetin BIRN e ka siguruar kontekstin rajonal e ndërkufitar të saj.
Si përgjigje ndaj nevojës së madhe për profesionalizëm në media, BIRN në Kosovë e ka zhvilluar një modul të trajnimit praktik, kursin Gazetaria e Nivelit Primar, i cili tash përdoret nëpër tërë rrjetin e BIRN-it. Kursi i parë nga kjo seri i ka tërhequr 220 aplikacione, që nga shpallja e parë e tij në shkurt të vitit 2004 dhe që nga atëherë, 28 gazetarë e kanë kryer trajnimin dhe kanë publikuar artikuj nga trajnimi.
Duke e pasur parasysh ndikimin e televizionit në Kosovë, BIRN, që nga viti 2003, është duke e përmbushur nevojën për programe të mira të aktualiteteve në rajon, duke bashkëpunuar me emetues lokalë për të prodhuar rregullisht emisione me analiza të lajmeve dhe me debate. Kjo nënkupton moderim vigjilent, reportazhe nga tema përkatëse dhe pyetje sfiduese në studio në mënyrë që të plotësohet roli i kujdestarit, për të cilin shoqëria dhe qeveria kosovare kanë nevojë me të madhe.
Pos kësaj, BIRN në Kosovë, në gjysmën e dytë të vitit 2005, e ka udhëhequr një projekt me rrjetin rajonal, në prodhimin e një dokumentari njëorësh që e shqyrton në detaje çështjen e statusit të Kosovës, duke u fokusuar në mënyrën se si politikanët i trajtojnë brengat e njerëzve të zakonshëm që preken nga kjo çështje.
Që nga tetori i vitit 2005, BIRN në Kosovë, në partneritet me Televizionin Publik të Kosovës, RTK, është duke prodhuar debate televizive në temat aktuale, “Jeta në Kosovë”, që është bërë njëri ndër programet televizive më të popullarizuara në vend.
RAPORT I MONITORIMIT TË SHËNDETËSISË PUBLIKE 2011
Klikoni këtu për të lexuar.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë