Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN-it në Kosovë

25 mars 2008  

Xharra është futur në gazetari më 1998, si ndërmjetëse/producente lokale për BBC News dhe Channel 4 dhe më vonë është bërë Menaxher i Zyrës së BBC-së në Kosovë. Në vitin 1999, Jeta punoi për BBC News në Shqipëri dhe Maqedoni.

Ajo ka mbaruar studimet master në Studime të Luftës në King’s College në Londër (2000) dhe studimet master në Degën e Skenarit të London College of Printing (2002).

Xharra ka botuar një artikull në faqe të parë të së përditshmes londineze 'The Independent' dhe ka botuar tekste tjera në The Economist, Sunday Telegraph dhe Jane's Intelligence Revieë. Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Xharra punoi për Zyrën e Planifikimit të Lajmeve të Huaja në BBC World Service.

Në vitin 2003, Xharra u bë drejtor i projektit për zyrën e IWPR-së në Kosovë, ku bëri shumë bujë me moderime vigjilente dhe sfiduese të programeve mbi aktualitetet në kanalet televizive kryesore të Kosovës, RTK dhe KTV. Nën mbikëqyrjen e Xharrës, zyra në Kosovë ishte e para në projektin e IWPR-së për Ballkan që e zhvilloi programin tremuajsh trajnues për gazetari, i cili i tërhoqi 200 njerëz për 20 vende.

'Ëarless' (‘Pa luftë’), dramë që Xharra e shkroi në anglisht, është zgjedhur njëra nga 10 dramat më të mira në mesin e 550 dramave që kanë konkurruar në Festivalin e Shkrimtarëve të Rinj në Royal Court Theatre në Londër, ku më 10 dhjetor 2004, drama pati lexim publik. Në vitin 2005, Xharra u bë Drejtoreshë e BIRN-it për Kosovë. Ajo mund të kontaktohet përmes postës elektronike në jeta@birn.eu.com.