Krenare Maloku, Menaxhere e programit të BIRN-it në Kosovë

Image 374

Krenare Maloku është aktiviste e shoqërisë civile që nga viti 2004. Para se të kyçej në BIRN në shtator të vitit 2006, ajo ka marrë pjesë rregullisht në klubin e debateve SFERA dhe ka fituar në turneun e debateve në vitin 2005. Qysh si nxënëse e shkollës së mesme, ajo ka marrë pjesë në turneun e debateve në Bullgari ku ka arritur deri në gjysmëfinale.

 

Maloku është trajnuese e çertifikuar e debatit dhe ka marrë pjesë në shumë trajnime rreth debateve për nxënësit anembanë Kosovës. Ka referuar në disa turne kombëtarë për debate në të gjitha nivelet, përfshirë ato finale dhe gjysmëfinale.

 

Maloku ka qenë anëtare e bordit të revistës për të rinj, FENIKSI, dhe ka marrë pjesë në disa programe shkëmbimi, përfshirë South East European Link Leadership në SHBA (2005) dhe European Rails of Peace të organizuar nga Global Forum me seli në Romë (2007).

 

Pasi që ka përfunduar një punë të shkurtër praktike në BIRN, Krenare Maloku është emëruar si koordinatore e projektit për Kosovë ku më vonë u promovua në menaxhere të programit të BIRN në Kosovë. Që atëherë, ajo ka koordinuar shumë projekte dhe aktivitete në BIRN, përfshirë ato lokale dhe rajonale. Përveç kësaj Maloku është herë pas here e angazhuar në BIRN edhe si hulumtuese për tema të ndryshme. Maloku gjithashtu ka menaxhuar dy projekte për prodhimin e dokumentarëve të shkurtër,

 

"Pengesat për në anën tjetër" (2007), ku ka shërbyer si producente, si dhe "Udhëtimi nëpër Evropë" (2008) në të cilin ka qenë producente dhe regjisore.

 

Maloku aktualisht është studente e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës


PRINT THIS ARTICLE
Copyright BIRN 2010