Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Lindita Azizi, bashkëpunëtore e BIRN-it

05 dhjetor 2006  

Lindita Azizi është gazetare në televizionin publik të Kosovës, RTK.

Karriera e saj në gazetari filloi në vitin 1994, kur ajo filloi të punojë në programin e gjuhës shqipe të Radio Televizionit të Maqedonisë.


Në vitin 1999, Azizi punoi si gazetare-redaktore e të  përditshmes Fakti, me ç'rast ajo raportoi  mbi konfliktin në Kosovë.

Si gazetare e RTK-së, me produksionin "Shtetësia" në vitin 2002, Azizi ishte një nga gazetaret e cila e ndau çmimin e agjencisë së lajmeve ERNO për artikullin më kreativ në Evropën Juglindore.

Në të njëjtin vit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e shpërbleu Azizin me çmimin e parë për raportime politike-sociale.