Jeta në Kosovë diskuton për arrestimet nga Serbia

Jeta në Kosovë, këtë të enjte, diskuton për arrestimet e fundit nga shteti serb. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Suksesi i arritur

05 dhjetor 2006  Raportimi nga stafi i BIRN-it gjatë trazirave të marsit në Kosovë është lavdëruar nga shumë institucione dhe nga shumë media ndërkombëtare është përdorur si burim i baraspeshuar dhe i saktë.
Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN-it në Kosovë ka raportuar nga vendi i ngjarjes për BBC Newsnight, BBC News24, BBC World si dhe për US National Public Radio, Deutche Welle, Radio France International dhe Canadian Broadcasting Cooperation.

Hulumtimi nga vendi i ngjarjes, nga Obiliqi, 5 km në lindje të Prishtinës, që ajo e ka bërë si reporter i IWPR-së, është publikuar si artikull i faqes së parë.

Një artikull mbi trazirat e marsit, ku Xharra ishte ko-autore, është botuar në faqen e parë
të së përditshmes londineze ‘The Independent’ , më 19 mars, 2004.




Efekti i hulumtimeve dhe storieve

Një hulumtim nga Era Gjurgjeala dhe Sebahate Shala që hidhte dritë në atë se sa është i rrethuar Universiteti i Prishtinës me ndërhyrje politike, tërësisht është ribotuar në të përjavshmen britanike Observer online më 28 korrik, 28 2004.

Hulumtimi mbi përhapjen e aktiviteteve të Armatës Kombëtare Shqiptare, i shkruar nga Jeta Xharra dhe Neil Barnett është botuar edhe në Jane’s Intelligence Review dhe në Economist.

Storia e Tanja Vujishiq e cila zbulon se si po shiten në treg ndihmat humanitare të dedikuara për familjet e zhvendosura serbe në Kosovë, çoi në një hetim të bërë nga organizata e Kryqit të Kuq në Serbi. Storien mund ta shihni në
http://www.iwpr.net/index.pl?archive/bcr3/bcr3_200404_494_4_eng.txt

Storia nga tre të trajnuar, Lumnije Berisha, Dardan Bekteshi dhe Sërgjan Antiq mbi ekzistencën e vendeve të punës dhe fshatrave etnikisht të përziera, të cilat i kundërshtojnë imazhet stereotipa të shoqërisë së ndarë, është marrë pastaj nga BBC Features.

Matt Prodger, korrespondent i BBC u frymëzua për ta bërë një reportazh pasi e lexoi këtë storie të të trajnuarve të BIRN-it, të cilën mund ta gjeni në
http://www.iwpr.net/index.pl?archive/bcr3/bcr3_200410_520_2_eng.txt. Ai tha:
‘Unë i kam borxh autoreve të IWPR-së, të cilët në vitin e kaluar e kanë bërë një storie inkurajuese për serbët dhe shqiptarët e Kosovës që punojnë bashkë në një fabrikë të tullave afër Kamenicës. Ky ishte një depërtim i freskët dhe origjinal i cili e sfidoi një nga stereotipat kryesorë në rajon: atë të armiqësive etnike ta pandreqshme. Si rezultat i artikullit të tyre, unë e kam filmuar një reportazh me të njëjtën temë për BBC News dhe i cili në tetor të vitit 2004 është emetuar në televizionin BBC World’ – Matt Prodger në një nga debatet televizive të emetuara.

Diku rreth 20 debate televizive janë prodhuar apo janë ko-prodhuar nga stafi i BIRN-së në bashkëpunim me Departamentin e Informimit Publik të UNMIK-ut, Radio Televizionin e Kosovës, RTK, dhe Koha Vision, KTV. Në këto debate kanë marrë pjesë rreth 80 liderë politikë, zyrtarë publikë dhe aktivistë të shoqërisë civile si dhe 100 pjesëmarrës në publik.

Në vijim janë ato që të tjerët i kanë thënë rreth debateve:

"Ky ishte debati më interesant rreth zgjedhjeve deri më tani. Moderatorja me të vërtetë e moderonte debatin, duke i sfiduar pjesëmarrësit me pyetje konkrete, gjë që nuk ka ndodhur në debatet e mëparshme rreth zgjedhjeve në KTV apo në emetuesit tjerë kosovarë si RTK dhe TV21" – Ekipi monitorues i mediave i OSBE-së. "Kam lëvdata për në veçanti për moderatoren e [BIRN-it] Vizoneve të Kosovës për guximin që kanë për të bërë biseda të tilla transparente, për zbulimin që ua bëjnë çështjeve të përditshmërisë dhe që i bëjnë ato të kuptueshme për çdokënd në shoqërinë tonë,”– Rinia e Komunave të Kosovës. "Jam kujdesur ta kryej punën dhe të shkoj në shtëpi me kohë për t’i shikuar debatet, thjeshtë sepse ato bëhen në stilin perëndimor, me pyetje njëmend sfiduese, ndryshe nga ato që i shohim për çdo ditë në televizion,”– Enver Buqaj, i cili e udhëheqë Programin Finlandez për të Drejta të Njeriut.

Ramiz Kelmendi, dekan i fakultetit të gazetarisë në Universitetin e Kosovës, tha se ai i referohet emisionit kur i mëson studentët se si duhet udhëhequr debati.

Besa Domi, 22 vjeçare, studente në fakultetin e komunikimit masiv, tha se programet e sponsorizuara nga IWPR-ja janë temë diskutimi në klasën e saj.

“Unë dhe kolegët e mi jemi goditur nga mënyra e drejtë dhe fer e udhëheqjes së këtyre debateve.” – Besa Domi

Si rrjedhojë, Xharra është ftuar të marrë pjesë në një emision shumë të popullarizuar nga Shqipëria, Shqip, prodhim i televizionit TOP Channel, ku ajo ka debatuar me mysafirë si Bajram Rexhepi, kryeministër i Kosovës, Veton Surroi, lider i listës qytetare ORA, Ramush Haradinaj, lider i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):