Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Jeta në Kosovë: Si është, si e shohim e si e prezantojmë

16 qershor 2008  Përkitazi me apostrofimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në emisionin “Jeta në Kosovë”, emetuar në terminin standard të Radiotelevizionit të Kosovës, pikërisht më 5. VI. 2008


Pa pretenduar për analiza më të thelluara të rolit dhe të ndikimit të mediave në opinionin publik, s’kemi sesi të mos përmendim sidomos peshën që kanë prezantimet, shkrimet dhe performansat, sidomos të tipit të debatit e të ballafaqimit.

Pa dyshim që në këtë fah hyn edhe emisioni “Jeta në Kosovë”, monitoruar nga Jeta Xharra. Krahas respektit për punën që bëhet në këtë sektor, më se një herë përvidhen edhe paqartësi dhe dilema: Vërtet, çfarë është jeta në Kosovë, si e shohim dhe si e prezantojmë?

Duke ndjekur emisionin e fundit të datës 05. VI. 2008, përballemi me një fakt që na le shije të hidhur dhe mendojmë, nëse, në këtë rast, është fjala për papërgjegjësi ndaj fjalës publike, për kapricio dhe tendencë të individit, apo edhe për mungesë vëmendjeje të drejtueses së emisionit.

Në të vërtetë, mysafiri pjesëmarrës në emision, z. Avni Arifi, apostrofon MTI-në (pa qenë asnjë përfaqësues i kësaj ministrie në debat), gjë që është një nonsens tipik. Nga ana tjetër, konstatimi në fjalë, jo që nuk ka të bëjë me të vërtetën, por është një blof pa shije.

Në MTI, për të tri aspektet që zihen ngoje, për kinse “spastrime” e largime nga puna, me motivacion përkatësie partiake, as që mund të bëhet fjalë.

Rasti i parë: Largimi nga puna i Fatos Manit, Kujtim Selmanajt dhe Arif Ahmetxhekajt, është thjesht largim i vullnetshëm i tyre, përmes aktit të dorëheqjes;

Rasti i dytë: Largimi i disa drejtorëve të departamenteve dhe kryeshefave të agjencive për shkak të pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit të kaluar, nuk është veprim i ministrisë, por i organeve dhe rregulloreve të tjera, nënshkruar nga PSSP. Më në fund, ky veprim, pati shtrirje në të gjithë sektorët e jetës publike në Kosovë;

Rasti i tretë: Largimet në ARBK (dy sosh) nuk janë ‘largime’ e ‘spastrime’, për skadim i kontratave të punës dhe respektim i UA për Organogramin e ri.

Kur përmbyllim këtë sqarim, na imponohet konstatimi bashkë me dilemat: Vallë, çfarë është
jeta në Kosovë? Si e shohim dhe si e paraqesim atë? Jeta, sigurisht, është ajo që është, pavarësisht trilleve të dikujt dhe retusheve të tjetrit.

Tani, shtrohet pyetja: I ndreqim defektet dhe pakënaqësitë duke kërkuar ‘fajtorë’ kujdestarë, për t’ua veshur mëkatet; vetëmjaftohemi duke shpëlarë duart si Pontie Pilati, se faji është diku tjetër, apo, më në fund, duke konstatuar vërtetësinë e fakteve për jetën në Kosovë, sado e hidhur dhe e dhimbshme të jetë ajo?

Adem Gashi- Zyra për informim



Letrat që dërgohen në redaksi botohen ashtu siç janë, pa ndërhyrje editoriale. BIRN ka të drejtën e përzgjedhjes dhe shkurtimit të letrave që botohen.


Komentet:

JE MA E FORTA '' JETA XHARRA '' TE LUMTE

Emri: 2009-06-11 02:12:43,

E nderuara JETA je nje nder gazetaret me te forta qe ka pas dhe ka me pas KOSOVA sepse ke filluar ta lekund qeverine. Qeveri e cila udheheq me te gjitha lemit duke ju cunguar te drejten e sphjes,levizjes,zhvillimit,perparimeve e sidomos njohjeve nga shtetet e botes shtetin tone te ri Republiken e Kosoves qe me shum gjak dhe sakrifica e kemi fituar.Te lutem e dashura JETA XHARRA mos ke frig dhe mos nguro por thuaja te gjitha Qeveris ato qe nuk po mundemi ti ja themi ne populli i pafajshem i Kosoves, sepse ne nuk kemi nevoj per cenzura sikur ne kohen e udheheqjes serbosllave e kete te njejten po e ben kjo Qeveri me prapavij dhe ide tipike komuniste,shoveniste poshteruese duke ja ndalur lirin e shprejhes se mendimit te lire te popullit te shume vuajtur te Kosoves. Te lumte e dashra dhe shum e respektuara zonja JETA XHARRA, vetem perpara gjithe populli i Kosoves eshet me ty dhe me mendimin tend te paster qe ke per shtetin tone. Me nderime te larta per ju CIMI- Prizren

muji

Emri: 2010-01-30 16:14:18,

je nder gazetare me te mira

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):