
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
09 maj 2008 BIRN-i në Kosovë ka organizuar një debat me përfaqësuesit e partive politike të cilat garojnë në zgjedhjet komunale në Bujanoc, në të cilin është folur për programet zgjedhore të tyre dhe çfarë mund të ofrojnë ata për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Të ftuar për diskutuar rreth këtyre çështjeve kanë
qenë:
Shaip Kamberi – Partia për Veprim Demokratik, PVD
Miodrag Milkovic – Grupi i qytetarëve (Grupa Gradjana)
Nenad Mitrovic –
Koalicioni për një të Nesërme më të Mirë (Koalicija za bolje sutra)
Jonuz
Musliu – Lëvizja e Progresit Demokratik, LPD
Sali Salihu – Koalicioni
PDSH-PDK (Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike Kombëtare)
Dalibor Stanojkovic – Partia Demokratike e Serbisë, DSS
Goran Taskovic-
Partia Demokratike, bartës i listës zgjedhore për Bujanoc – për një Serbi
Evropiane – Boris Tadic
Mejdi Zeqiri – Unioni Demokratik Shqiptar,
UDSH
Kamberi ka filluar debatin duke elaboruar rreth
programit të PVD-së i cili bazohet në zhvillimin infrastrukturor, tërheqjen e
investimeve, zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore si dhe
përforcimin e pushtetit lokal përmes decentralizimit.
Milkovic, në anën tjetër, ka thënë se grupi i tij nuk
është si partitë tjera që promovojnë figurat qendrore, por fokusohet në
zhvillimin lokal dhe në ngritjen e standardeve jetësore.
“Synimi jonë është që ta drejtojmë vëmendjen e qeverisë
qendrore drejt Bujanocit,” ka shpjeguar Mitrovic duke thënë pse entiteti i tij
do të punojë për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh etnicitetin e tyre.
“Komuna e Bujanocit ka jashtëzakonisht potencial për
zhvillim industrial dhe ne do ta shfrytëzojmë këtë mundësi,” ka shtuar Mitrovic.
Musliu ka thënë se programi i partisë së tij dallon nga
të tjerat dhe se ata janë të gatshëm të ulen dhe të punojnë me të gjitha grupet
etnike në interes të të gjithëve.
“Popullata jonë ka më tepër nevojë për mundësi
arsimimi,” ka thënë Musliu duke shtuar se partia e tij do të punojë në atë që
gjuha shqipe të ketë statusin e gjuhës zyrtare.
“DSS është në gjendje të përmbush gjithçka që e
planifikon, sidomos në punësim, i cili është edhe objektivi ynë kryesor,” ka
thënë Stanojkovic.
Salihu ka thënë se kanë një program me aspekte
universale, që do të thotë se ata synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve
duke filluar nga siguria deri te ekonomia.
“Shumë shqiptarë në këto anë jetojnë akoma në një geto,
kurse ka të tillë që janë zhvendosur dhe ata kanë nevojë për tu kthyer në mënyrë
që ta vazhdojnë një jetë normale,” ka shtuar ai.
Taskovic ka thënë se përparësia e tij është se pasi që
DS do t’i fitojë zgjedhjet edhe në nivel lokal pas 11 majit, do të ketë më shumë
ndarje të mjeteve për Bujanocin.
Zeqiri ka thënë se për një zhvillimi nevojitet hapja e
ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.
“Në Bujanoc, ne kemi fabrikën e duhanit, por pse nuk e
kemi edhe komponentën e prodhimit final?” ka thënë ai duke folur për € 5 milionë
të ndara nga qeveria qendrore për projektet komunale.
“Ka njerëz të cilët mbledhin kërpudha, andaj pse të mos
u ndahen atyre mjete për të kultivuar ” ka thënë ai.
Taskovic ka thënë se me tre milionë të atyre fondeve,
ata do të investonin në fabrikat ekzistuese, siç është ambalazhimi i HEBA-s dhe
se si kjo do të hapte së paku 50 vende të reja pune, ndërsa 2 milionë tjera do
të përdoreshin për ekonomi tjera të vogla.
Salihu u është përgjigjur bashkëfolësve të tij duke
thënë se asgjë nuk mund të arrihet pa një nivel të mirë të sigurisë.
“Përveç kësaj, neve na nevojiten më shumë rrugë,” ka
shtuar ai.
Salihu është pajtuar se administrata e kaluar nuk i ka
shfrytëzuar mirë fondet, por ka theksuar edhe ai gjithashtu se kjo është çështje
edhe e sigurisë.
“Nuk e di nëse ka ndonjë shtet në botë ku forcat e
sigurisë nuk i lejojnë qytetarët e vet të kthehen nëpër shtëpi,” ka shtuar
Salihu.
Stanojkovic është ankuar se ka shumë burime turizmi të
cilat do të mund të shfrytëzoheshin për strategjinë e zhvillimit, siç është
Banja e Bujanocit.
Kamberi ka theksuar se “do të ishte e kotë të pritej
tërheqja e turistëve, kur prania e xhandarmërisë serbe vazhdon të jetë në
rajon.”
Musliu është pajtuar se prioritetet duhet të
përqendrohen rreth infrastrukturës dhe turizmit.
“Ne do të përqendroheshim të zhvillojmë bujqësinë më
shumë dhe do t’i alokonim shumicën e mjeteve tona në këtë fushë”, ka thënë
Mitrovic.
Kamberi ka folur për përbërjen etnike në këshillin
komunal, i cili edhe pse drejtohet nga shumica shqiptare, aty ndarja në këshill
midis serbëve dhe shqiptarëve është pesëdhjetë me pesëdhjetë për qind.
“Kurse në shëndetësi, arsim, administratë dhe shërbime
publike, shumica janë serbë”, ka shpjeguar Kamberi.
Mitrovic është pajtuar se, për shembull, në sektorin e
shëndetësisë, nga gjithsej 252 të punësuar, vetëm 85 sosh janë shqiptarë”, por
ka shtuar se” nuk është e vërtetë se ka numër të barabartë të këshilltarëve
komunalë në baza etnike, sepse më shumë ka shqiptarë”.
Musliu ka thënë se është e vërtetë se ka diskriminim në
vija etnike, sidomos në kompanitë publike, ku ka shumë pak punëtorë shqiptarë
kurse sa i përket fushave tjera, gjatë periudhës 2002-2008, pushteti vendor ia
ka arritur të vendos një barazi.
Stanojkovic ka pranuar se ka diskriminim kudo, por ka
thënë se të gjitha komunitetet duhet të punojnë në zvogëlimin e urrejtjes dhe
diskriminimit midis njëri tjetrit.
“Megjithatë, bursat janë ndarë në mënyrë të barabartë si
studentëve shqiptarë ashtu edhe atyre serbë,” ka shtuar ai.
Debati është
mundësuar me ndihmën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, TV Aldi,
një televizion lokal nga Presheva dhe nga Ministria e Jashtme e Zvicrës.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.