Në emision është diskutuar për sfidat ekonomike dhe politike atje dhe projektet konkrete të cilat politikanët shqiptarë dhe serbë ua ofrojnë qytetarëve të tyre. Në debat është diskutuar po ashtu se cilat janë arsyet pse shumë të rinj nga këto anë largohen për të gjetur një perspektivë më të mirë?
Panelistët e ftuar kanë
qenë:
Ragmi Mustafa – Krytar i Komunës
së Preshevës
Nikola Lazic – Redaktor i Vranjske Novonine nga Bujanoci
Jonuz
Musliu – Nën-kryetari i komunës së Bujanocit
Andrej Nosov – Nisma e të
Rinjve për të Drejtat e Njeriut
Baki Rexhepi – nga televizioni
SPEKTRI dhe
Riza Halimi
– kryesues i listës zgjedhore nga Partia për Veprim Demokratik dhe deputet i
tanishëm i parlamentit serb
Halimi ka thënë se është në interesin e
secilit për të dalë në zgjedhje por është ankuar se ka numër të madh të partive
politike dhe se ato janë të përçara.
“Partitë më të vogla nuk kanë ndonjë
vizion regjional dhe se për këtë apo për atë arsye nuk lejohet unifikimi i
faktorit shqiptar,” ka thënë Halimi.
Rexhepi ka shpjeguar se arsyeja e
ekzistimit të një numri kaq të madh të partive politike është për shkak të
“zhgënjimit”
Ai ka
folur për objektivat e bllokut të tij që kandidon në zgjedhjet parlamentare duke
thënë se objektiva e parë ka të nëjë me tërheqjen e forcave ushtarake të tepërta
nga rajoni të cilat i frikësojnë qytetarët.
“…e
dyta ka të bëjë me nxitjen e një rritjeje ekonomike,” ka potencuar ai.
Musliu ka thënë se qeveria e Serbisë nuk
ka ndonjë vullnet për t’u marrë me çështjet e shqiptarëve të luginës po një punë
më e madhe do të sillte më vonë rezultate.
“Ne
do të punojmë për decentralizim të pushtetit dhe për arritjen e dygjuhësisë në
nivel lokal,” ka thënë ai.
Mustafa është zotuar se ai do të
mundohet të realizojë të drejtat e shqiptarëve, lirinë e lëvizjes dhe të nxisë
zhvillimin e ekonomisë.
“Ne
konsiderojmë se përderisa shqiptarët nuk trajtohen të barabartë, ne do të jemi
të diskriminuar” ka shtuar Mustafa.
Ai
është zotuar gjithashtu se do të bëjë presion më të madh për të pasur të drejtën
e përdorimit të simboleve shqiptare në Serbi.
“Gjatë mandatit tim, flamuri kombëtar ka
valuar në godinën e ndërtesës, edhe pse nuk ka qenë ai vendim i zyrtarizuar nga
organet qendrore,” ka thënë ai “por kjo do të thotë, se ne kemi bërë presion për
një zyrtarizim të tillë.”
Rexhepi ka kritikuar përfaqësuesit
politikë për premtimin e shumë çështjeve por që sipas tij në fakt asnjë
përpjekje konkrete nuk është bërë për të realizuar ato.
“Nëse
dikush premton ekonomi më të zhvilluar, atëherë duhet siguruar vende të reja
pune, por ekonomia këtu është në nivelin zero” ka theksuar Rexhepi duke treguar
edhe shembuj tjerë kur shumë politikanë nuk i kanë përmbushur apo nuk i kanë
trajtuar çështjet seriozisht.
Sa i
përket përdorimit flamurit kombëtar, Rexhepi ka thënë se “hapat e tillë i kanë
kushtuar shumë popullatës shqiptare në këtë anë, sepse si pasojë, shumë prej
tyre janë arrestuar nga policia.”
Lazic, nga ana tjetër, ka thënë se
“është shumë e lehtë të bëhen premtime ndaj elektoratit, por politikanët duhet
të mendojnë mirë para se ta bëjnë një gjë të tillë dhe se si do t’i realizojnë
ato objektiva.”
Halimi ka thënë se projektet lokale siç
është sigurimi i ujit të pijshëm për komunitetin në rajon përmes një
ujësjellësi, “pat gjetur mirëkuptim në kohën e Zoran Gjingjiqit, por kjo çështje
pastaj është bllokuar pas marrjes së pushtetit nga Koshtunica.”
“Hapi
i parë i tyre ishte mbyllja e ministrisë për komunitete dhe hapi i dytë ishte
zvogëlimi i buxhetit për luginën e Preshevës,” ka thënë Halimi duke i kritikuar
qasjet e qeverisë Koshtunica ndaj projekteve në luginën e Preshevës.
Halimi dhe Mustafa kanë shkëmbyer fjalë
rreth përfaqësimi të mëparshëm në të ashtuquajturin “trup koordinues” të caktuar
nga qeveria Serbe, në lidhje me çështjet që kanë pasur të bëjnë me rajonin.
Mustafa ka thënë se njëra prej arsyeve
pse entiteti i tij ka kundërshtuar këtë trup ka qenë se “qëllimi ka qenë të
futen shqiptarët nën një ombrellë dhe se duke qenë ai trup i caktuar nga qeveria
qendrore, ai s’ka pasur ndonjë legjitimitet.”
Megjithatë, Nosov ka nënvizuar se
“niveli i demokracisë në qeverinë e re që pritet të formohet pas zgjedhjeve do
të varet nga qëndrimi i tyre ndaj shqiptarëve në luginën e Preshevës.”
“Asnjë prej politikanëve kryesorë nuk ka
bërë fushatë ndonjëherë në Preshevë…por ata kanë shkuar në Kosovë,” ka thënë
Nosov duke shtuar se “ata kanë qenë të paralajmëruar nga bashkësia ndërkombëtare
se njëra prej kushteve kryesore është integrimi i shqiptarëve në shoqërinë
serbe”.
“Shoqëria civile duhet ta ndihmojë
komunitetin shqiptar të këtij rajoni,” ka thënë Nosov duke pyetur nëse
“ndonjëherë ministri i arsimit serb, për shembull, ka vizituar ndonjë shkollë
këtu ku fliten gjuhët e pakicave.”
Lazic
është pajtuar se qeveria serbe duhet të bëjë më tepër për të trajtuar çështjen e
shqiptarëve, kurse ka shtuar se “ka shumë njerëz në Serbi të cilët nuk janë të
vetëdijshëm se ekziston një komunitet shqiptarë në
Serbi.”
“Sidoqoftë”, ka thënë ai “ka mjaftë
siguri në luginë dhe se nuk paraqet kjo ndonjë problem për investime.”
Musliu nuk është pajtuar duke thënë se
“numri i forcave ushtarake është i madh dhe se kjo paraqet problem për
investitorët dhe për turizmin, gjithashtu.”
Rexhepi ka kundërshtuar refuzimin e
Mustafës ndaj votimit në zgjedhjet parlamentare duke thënë se “integrimi nuk do
të thotë asimilim”
“Nëse
ne shumica jemi pajtuar për parimet e mosndryshimit të kufijve, atëherë nuk
duhet të hezitojmë ,” ka shtuar ai.
“…kjo
është një marketing qyqar politik,” ka thënë Rexhepi, “me qëllim të fitimit të
votave të asaj pjese të komunitetit e cila pajtohet me këtë.”
Panelistët kanë diskutuar edhe për
pozitën e Halimit i cili në këto zgjedhje kandidon si në nivel komunal ashtu
edhe për parlament qendror.
Halimi ka shpjeguar se “vendimi do të
merret pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”
Në
fund, Nosov ka folur për perspektivën e rinisë në Serbi dhe ka shtuar se jo
vetëm ata nga lugina e Preshevës por edhe të tjerët nga qytete më të vogla ose
ia mësyjnë Beogradit ose dalin jashtë shtetit.
“Rreth 85% e të rinjve duan të dalin
jashtë,” ka thënë Nosov “dhe politikanët duhet ta kuptojnë se janë qytetarët më
të rëndësishëm e jo ata.”
Debati është
mundësuar me ndihmën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, TV Aldi,
një televizion lokal nga Presheva dhe nga Ministria e Jashtme e Zvicrës.