Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Këtë të enjte, BIRN-i nga Kosova ka organizuar një debat për zgjedhjet në Luginën e Preshevës

08 maj 2007  Në debat kanë marrë pjesë politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës për të diskutuar rreth platformës politike të partive të cilat garojnë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 11 majit.

Të ftuar në debat kanë qenë:

Skender Destani – Unioni Demokratik i Luginës
Dragoljub Filipovic – Lista Serbe e Koalicionit për Preshevën
Riza Halimi – Partia për Veprim Demokratik
Naser Haziri – Grupi i Qytetarëve
Orhan Rexhepi – Lëvizja Kombëtare Shqiptare
Basri Mehmeti – Aleanca Demokratike
Ragmi Mustafa – Partia Demokratike Shqiptare


Destani e ka filluar debatin duke folur për përparësitë e të qenit të votuar, pasi që partia e tij ka vlera, siç ka thënë ai, “të barazisë, transparencës dhe solidaritetit”.

"Në një shoqëri demokratike, duhet të respektohet ligji, përndryshe do të ketë anarki”, ka thënë Destani dhe ka shtuar se “ne këtë e kemi dëshmuar”.

Filipovic ka thënë se koalicioni i tij i ka identifikuar disa nga problemet që i kanë qytetarët e kësaj ane.

"Komuna e Preshevës dukshëm ka probleme me zhvillimin ekonomik si dhe në fusha tjera2, është shprehur ai dhe ka shprehur shpresën se koalicioni i tij i cili përbëhet nga pesë parti politike do ta marrë votën e qytetarit.

Halimi ka theksuar se partia e tij është e vetmja parti në rajon që ka një përvojë prej tetëmbëdhjetë vitesh dhe se ka përvojë gjithashtu në drejtimin e komunës.

"Ne kemi mjaft kapacitet të merremi me sfidat që i kemi" ka thënë Halimi .

Haziri ka përmendur disa nga pikat të cilat partia e tij ka për synim t’i arrij, siç është furnizimi me ujë të pijshëm, hapja e pikave të reja kufitare me Maqedoninë dhe depolitizomi i shëndetësisë dhe arsimit si dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Rexhepi ka thënë se entiteti i tij e ka dëshmuar veten në sferën kombëtare dhe ka shtuar se “çështja kombëtare na dallon neve”.

Mustafa ka thënë se partia e tij është e vetmja parti e cila e ka profilizuar veten, pra si parti e qendrës së djathtë dhe se synim parësor ka promovimin e vlerave dhe interesave kombëtare.

Halimi nuk është pajtuar me këtë dhe ka thënë se "është absurde të flitet për profile politike në nivel komunal".

"Shoqëria në rajonin tonë nuk është në nivel të tillë që të selektohemi në bazë të profileve të tilla," ka shtuar Destani.

Mustafa ka thënë se aleanca e tij nuk do të jetë si partitë tjera për të mos qenë në gjendje të zgjidhin problemet në mënyrë racionale.

Sa i përket prioriteteve, Destani ka përmendur se partia e tij do të punojë që të ketë infrastrukturë më të mirë rrugore, kanalizime, ujësjellës, vendparkingje, punësim dhe një eponi rajonale për plehra.

"Lugina e Preshevës ka fonde për disa nga këto projekte, kurse për të tjerat do të kërkojmë investime të huaja," ka shtuar ai.

Edhe Filipovic ka thënë se partia e tij do të punojë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe privatizimin e ndërmarrjeve.

"Ne po ashtu duhet të rrisim bashkëpunimin dhe lëvizjen e lirë nga dy anët e kufirit, pasi ne jemi komunë kufitare”, ka shpjeguar Filipovic.

Halimi ka thënë se “Lugina e Preshevës ka pasur gjithnjë probleme me burime të ujit, kurse problemi i ujësjellësit do të jetë problem për decenie me radhë”.

Haziri ndërkaq ka thënë se prioritet i grupit të tij do të jetë punësimi, në mesin e të tjerave si shëndetësia.

"Ne kemi paraparë ngritjen e një fondi zhvillimor," ka shpjeguar ai.

Rexhepi ka thënë se në zonat rurale ka pasur më pak investime se sa në ato urbane.

Destani ka thënë se moszgjidhja e problemi të ujit të pijshëm ka qenë rezultat i neglizhencës së mandateve tjera.

"Pa ngritjen e një dige, projekt ky i cili kushton rreth 5 milionë euro ne do të mbetemi sërish në këtë gjendje mu sikur ishim para disa dekadave," ka thënë Destani.

Filipovic ka shpjeguar se njëra prej zgjidhjeve do të ishte asistenca nga projekti i ngjashëm nga Vranja.

Rexhepi është pajtuar duke thënë se veç ka pasur diskutime të ngjashme me udhëheqjen e Bujanocit por nuk ka pasur ndonjë gjë konkrete.

Halimi ka akuzuar qeverinë qendrore për mostrajtimin e rajonit si duhet.

"Jam i bindur se një qeveri më pro-evropiane dhe pro-demokratike definitivisht do të trajtojë problemet e luginës më me seriozitet ," ka thënë Halimi.

Por Haziri ka thënë se ka burime, siç janë disa puse në fshatrat fqinje por duhet të tejkalohen pengesat qeverisëse dhe të shfrytëzohen mjetet dhe fondet e nevojshme.

Mustafa, ndërkaq ka thënë se duhet të ketë fonde më të mira se sa ato që i ofron Agjencia Evropiane për Rindërtim, AER.

"…but por problemi ka qenë se AER në Serbi ka qëndruar vetëm dy vjet" ka thënë ai.

Halimi nuk është pajtuar dhe ka shtuar se "AER ka qenë i pranishëm për 7 vite me projekte konkrete për luginën e Preshevës”.

"Megjithatë, ata nuk kanë pasur ndonjë përgjigje ndaj kësaj çështjeje , por ne duhet të punojmë më tepër duke ofruar projekte" ka thënë ai.

"Problemi i furnizimit me ujë është po ashtu i lidhur me problemin e urbanizimit," është arsyetuar Filipovic.

"Një zgjidhje më ideale do të ishte ngritja e një hidrocentrali komunal," ka shtuar ai.

Megjithatë, Haziri është arsyetuar se problemi rrjedh nga regjimet e mëparshme.

"Deri më 2000, partia socialiste e Millosheviqit ka qenë në pushtet dhe nuk ka pasur kurrë vullnet të bëjë investime në luginë," ka thënë Haziri "dhe pas kësaj, vetëm me projekte të vogla kemi mundur të fillojmë."

Halimi ka theksuar se qeverisja komunale nën Mustafën nuk ka pasur bashkëpunim me organet qendrore, në këtë rast me të (zotëri Halimin), mirëpo Mustafa ka reaguar duke thënë se nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje

"Un nuk jam kryetar i Preshevës qe 20 vite, por vetëm dy," ka thënë ai "dhe tani për tani po e përgatisim kërkesën për projekte konkrete".

Mehmeti ka thënë se do të ishte më mirë për të qenë të vetë-qëndrueshëm si komunë se sa të priten ndihma nga qeveria apo parlamenti

Haziri ka thënë se ai personalisht nuk është i vetëdijshëm se ka korrupsion, por mendon se nuk ka korrupsion në komunën e Preshevës, diçka që z. Mustafa e ka konfirmuar.

Mehmeti ka thënë se shumë zyrtarë e keqpërdorin pozitën e tyre dhe vendet e punës për përfitime personale.

Rexhepi ka thënë po ashtu se gjithçka është transparente dhe nuk ka korrupsion në Preshevë, kurse Filipovic ka thënë se aty ka vetëm predispozita për korrupsion.

"Korrupsioni është një fenomen i pranishëm në të gjitha shoqëritë në zhvillim," ka thënë Halimi dhe ka shpjeguar pse ai si deputet i parlamentit serb ka shpenzime të mëdha.

Sidoqoftë, secili prej të ftuarve janë zotuar se do ta luftojnë korrupsionin duke filluar nga kontraktimi i tenderëve dhe ekzekutimi i punëve dhe të qenit transparent.

Emisionin mund ta shikoni në linkun vijues:
BIRN-i nga Kosova ka organizuar një debat për zgjedhjet në Luginën e Preshevës

“Jeta në Kosovë” është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN - dhe televizionit publik të Kosovës - RTK-së. Emisioni transmetohet çdo të enjte duke filluar nga ora 20:15

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):