
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
22 maj 2008 Emisioni “Jeta në Kosovë”, këtë të enjte ka diskutuar rreth asaj se a ka sundim të ligjit në Kosovë dhe se çfarë përshtypje fitojnë qytetarët kur i shohin ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që arrestohen nën akuza për vepra penale. A janë vlerat e luftës tabu dhe cili duhet të jetë roli i shoqërisë civile në inicimin e një debati të tillë?
Të ftuarit në vijim kanë folur rreth këtyre çështjeve:
Lulzim Peci - nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave, KIPRED
Nait Hasani - deputet i PDK-së në parlamentin e Kosovës
Halil Matoshi - analist
Ramadan Ilazi - nga organizata joqeveritare INPO
Fillimisht, është transmetuar një reportazh i përgatitur nga redaktori i BIRN-it për Kosovë, Krenar Gashi dhe gazetares Jeta Abazi. Aty është paraqitur në retrospektivë fjalimi i Lushtakut gjatë fushatës së zgjedhjeve të kaluara dhe është folur për burgosjen e tij tani në akuza për kërcënim të avokatit.
Në reportazh është parë se si secili qytetar i Kosovës i cili dëshiron të kandidojë në zgjedhje duhet ta mbush një formular ku gjendet edhe pyetja se a ka ai/ajo ndonjë të kaluar kriminale apo ka qenë nën akuza. Aty është zbuluar po ashtu edhe rregullorja në bazë të të cilës funksionon roli i kryetarit të komunës.
Hasani ka thënë se PDK-ja e ka emëruar Lushtakun duke pasur parasysh të kaluarën dhe kontributin e tij gjatë luftës çlirimtare.
Hasani ka kritikuar administratën e UNMIK-ut duke thënë se “kur partia jonë i ka dorëzuar dokumentet për zgjedhje, askush nuk ka reaguar. Faji është i UNMIK-ut që nuk e ka penguar këtë më herët por tani”, dhe ka shtuar se “kjo është një politikë që ka për synim inkriminimin e UÇK-së”.
Ilazi ka reaguar ndaj fjalës së Hasanit dhe e ka pyetur atë se “çfarë janë ato vlera” dhe ka shtuar se “ne nuk punojmë këtu sipas Kanunit ku duhet të dëshmohet burrëria, por Kosova sundohet nga ligji”.
Hasani është përgjigjur duke thënë se “Lushtaku është akuzuar për kundërvajtje e jo për vepër penale.”
Matoshi ka kritikuar veprimin e qeverisë e cila dorëzimin e Lushtakut e ka cilësuar si “akt burrërie”, dhe ka thënë se ai në të vërtetë ka qenë i obliguar ti bindet ligjit.
“Unë jam i brengosur sepse qeveria e ka bërë një deklaratë e cila e dëmton të ardhmen e vendit,” ka thënë ai, dhe ka shtuar se “qeveria është dashur ta përshëndesë vendimin e gjyçit e jo atë të Lushtakut.”
Peci ndërkaq ka thënë se “cilido i zgjedhur në Kosovë nuk duhet të lirohet nga përgjegjësia ndaj ligjit”.
“Gjykatat e UNMIK-ut nuk janë të huaja. Ato i takojnë shtetit tonë, kurse për mua është brengosës fakti se nuk ka pasur debat për këtë çështje derisa qeveria dhe shoqëria civile kanë heshtur ,” ka shtuar Peci.
Ilazi është pajtuar duke thënë se “veprimet e qeverisë kanë qenë të papjekura dhe ato vetëm kanë treguar se ajo fshihet prapa përgjegjësive.”
“Vendimi për z. Lushtaku është marrë qysh në vitin 2006, andaj ai duhet pas daljes nga burgu të thërret për zgjedhje të reja”, ka shtuar Ilazi.
Matoshi është pajtuar duke thënë se “Lushtaku në fakt është i zgjedhur legjitim, por ajo se çfarë ai duhet të bëjë më vonë është çështje e moralit”
Matoshi ka theksuar se nuk duhet të flitet aq shumë për vlera të luftës, “sepse në luftë ka marrë pjesë çdo shqiptar i Kosovës që fatmirësisht ka përfunduar me një happy end”.
“…por problemi është se tani të zgjedhurit po abuzojnë me ligjin,” ka thënë ai duke e kritikuar qeverinë që “qeverisjen e konsideron si sundim e jo si menaxhim.”
Ilazi është ankuar se “ne jemi munduar ta ndryshojmë klauzolën n draft-kushtetutë s ai përket imunitetit të deputetëve si dhe të parandalimi të tyre për kandisim nëse në të kaluarën kanë qenë nën akuza apo të dënuar, por ky rekomandim është injoruar”.
Peci ka thënë “në këtë rast është zbatuar ligji, mirëpo ligji duhet të ndryshojë, pasi që ligjërisht Lushtaku ka pasur të drejtë të kandidojë”
“Ne e pamë në reportazh se madje edhe policia i ka ndërruar deklaratat, ose për shkak të respektit të madh për z. Lushtaku ose nga frika”, ka nënvizuar Matoshi.
Peci e ka përfunduar duke thënë se “the qeveria e Kosovës duhet të vendosë nëse dikush mund të jetë mbi ligjin apo jo sepse Lushtaku moralisht nuk do të duhej të kishte kandiduar për kryetar të Skënderajt, ngase vetëm ligji e ka lejuar”.
Emisionin mund ta shikoni në linkun vijues:
Jeta në Kosovë debaton rreth burgosjes së Sami Lushtakut
“Jeta në Kosovë” është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN - dhe televizionit publik të Kosovës - RTK-së. Emisioni transmetohet çdo të enjte duke filluar nga ora 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.