
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
29 maj 2008 Këtë të enjte, emisioni “Jeta në Kosovë” është fokusuar në pakon legjislative e cila del nga propozimi i Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës dhe implikimet e kësaj pakoje, me theks të veçantë në ligjet e miratuara së fundmi dhe të atij për të cilin është folur shumë, ligji për festat shtetërore..
Për të diskutuar për këtë dhe çështje tjera, të ftuar kanë qenë:
Hydajet Hyseni – deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK
Lutfi Haziri – deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK
Numan Balic – deputet nga partia e boshnjakëve, SDA
Dukagjin Gorani – Këshilltar politik i kryeministrit Thaçi
Teuta Sahatcia – kryetare e partisë reformiste, ORA dhe
Mufail Limani - gazetar
Hyseni ka folur fillimisht për “suksesin e pjesërishëm” me rastin e përfshirjes së 28 nëntorit në listën e festave, për të cilën edhe ka lobuar.
“Ky ligj nuk është paraparë të anashkalojë bashkësitë tjera, sepse për atë edhe quhet Ligj për Festat në Kosovë dhe si i tillë është dashur të përfshiheshin të gjitha festat etnike, ndërkombëtare, fetare dhe ato publike”, ka shpjeguar Hyseni duke shtuar se “të gjitha komunitetet janë konsultuar”.
Balic ka reaguar duke thënë se “nuk janë konsultuar të gjitha komunitetet” dhe ka kritikuar ligjin duke thënë se ai nuk e kupton çka është 28 shtatori që është propozuar si Dita e Boshnjakëve.
Haziri ka shtuar se “sipas ligjit, 11 festa do të jenë të obligueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, kurse grupi tjetër i festave do të rregullohet në kuadër të Këshillit Republikan për ditët memoriale”.
Balic ka theksuar se “problemi qëndron tek propozimi i Ahtisaarit i cili na është imponuar dhe mënyra se si është miratuar ai.”
”Pavarësia ka qenë kompromis për Kosovën në kontekst politik në mënyrë që të sigurohet një paqe etnike,” ka shpjeguar Gorani duke thënë se “kjo pastaj ka tërhequr kompromise tjera”.
“Kjo do të thotë se mund të jesh shqiptar por në Kosovë je kosovar, ashtu sikur një irlandez i cili në Amerikë është amerikan,” ka thënë Gorani.
Limani nuk është pajtuar me të duke thënë se “nuk mund të ketë identitet politik dhe identitet etnik ndaras” dhe ka shtuar se “identiteti suprem i një shteti është kombi”.
Sahatcia ka theksuar ndërkaq se “problemi qëndron në të kaluarën, kur ne si shoqëri është dashur të mendojmë mirë e mirë që miratimi i këtij ligji do të ishte emocional”.
Haziri ka shpjeguar se “as kushtetuta e as dokumenti i Ahtisaarit nuk kërkon injorimin e të kaluarës së shqiptarëve por vetëm e ndalon lënien anash të pakicave tjera.”
Limani ka thënë “për shkak të shpejtësisë se si po miratohen ligjet e bazuara në pakon Ahtisaari, vetëdija e publikut po bëhet më e dobët andaj si qeveria ashtu edhe parlamenti duhet që t’ua shpjegojnë më mirë këtë proces qytetarëve”.
“Unë jam në favor të një debati më të gjatë me Zyrën Civile Ndërkombëtare por nuk pajtohem se ne duhet të shkelim tani obligimet të cilat vetë i kemi marrë me nënshkrimin e pakos së Ahtisaarit”, ka thënë Haziri.
Hyseni, megjithatë, ka pranuar se “pakoja Ahtisaari përmban disa dispozita të cilat janë në kundërshtim me sugjerimet e konventave ndërkombëtare, siç është ligji për decentralizimin dhe trashëgiminë kulturore”.
Gorani ka thënë se “pakoja e Ahtisaarit nuk ka qenë zgjidhja më e mirë, por e vetmja, dhe se tani është e qytetarit t’i përshtatet realitetit të ri dhe dimensionit të ri shtetëror”.
“Çështja kryesore është se në secilën parti formohet nga një grup me ndikim dhe se kundërshtarët e tyre injorohen, madje edhe brenda së njëjtës parti”, ka thënë Balic, duke sugjeruar se duhet të dëgjohen edhe zërat tjerë kur merret një vendim.
Haziri, ndërkaq, ka nënvizuar se “pas një periudhe kohore, the bashkësia ndërkombëtare dhe organet vendore do ta rishikojnë dokumentin Ahtisaari sa I përket funksionalitetit të tij, kështu që do të mund të ketë ndonjë ndryshim.”
Në fund të pranishmit janë pajtuar se ligjet po miratohen në bazë të kompromisit të cilin e ka pranuar shumica shqiptare dhe si të tillë ata duhet t’i përmbahen atij kompromisi por me një sensibilitet më të kujdesshëm.
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.