Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Jeta në Kosovë debaton rreth institucioneve publike

05 qershor 2008  Këtë të enjte, emisioni “Jeta në Kosovë” ka folur për atë se sa i politizuar është bërë procesi i emërimeve dhe sa profesional është stafi i qeverisë në punësimin e stafit bazuar në meritokraci.

Të ftuar në studio ishin këta panelistë:

Blerim Latifi- Këshilltar politik i kryeministrit Thaçi,
Avni Arifi – nga AAK, dhe këshilltar politik i kryeministrave të mëparshëm, Haradinaj, Kosumi e Çeku,
Alban Bokshi – nga OJQ për anti-korrupsion ÇOHU, dhe
Behgjet Brajshori - ish deputet nga LDK dhe ish ministër i kulturës

Latifi fillimisht ka mohuar se qeveria e tanishme ka politikë emërimin e personave politikë dhe se nuk e ka këtë kriter.

“Edhe gjatë fushatës elektorale, kryeministri Thaçi ka thënë shpesh se do të marrë profesionistë siç është rasti i ministres së energjisë dhe minierave,, Justina Pula-Shiroka, e cila përpara nuk ka qenë anëtare e PDK-së”, ka thënë ai.

Arifi nuk është pajtuar duke shtuar se “secili është incizuar detajisht në PDK para se të emërohej.”

Arifi ka përmendur emra në pothuajse çdo ministri, të gjithë atyre personave që janë larguar po sa e ka marrë qeveria e re.

"Bedri Gashi, për shembull, është larguar nga kryeministria, sepse kur ka ardhur qeveria e re, ata veç e kanë pasur një zëvendësim për të", Arifi është ankuar.

Ai po ashtu ka shpjeguar se si stafi politik i kryeministrave të emëruar nga AAK nuk ka qenë i kufizuar vetëm në një parti.

"Haradinaj, për shembull, ka pasur vetëm katër këshilltarë nga radhët e AAK-së dhe gjithashtu edhe Çeku, e kjo nuk mund të konsiderohet shumë politike”, ka thënë Arifi.

Latifi, në anën tjetër, ka thënë se kjo është gënjeshtër e kulluar “se që kur PDK ka ardhur në pushtet, asnjë shërbyes civil nuk është larguar”

Brajshori ka pranuar se “në fillim të formimit të institucioneve, për shkak të nevojës për fuqizimin e kapaciteteve, ka pasur mundësi që persona politikë të emërohen. Kjo ndoshta ka ndodhur.”

Megjithatë, ai ka shtuar se “administrata në Kosovë është shumë e madhe për ato kapacitete që ne kemi.”

Alban Bokshi nga organizata ÇOHU ka thënë se çështja e emërimeve politike nuk ka filluar me qeverinë tani por që nga ajo e para.

“Duke filluar që nga qeveria e parë, politika e punësimit ka qenë e bazuar në partitë që kanë qenë në pushtet,”, ka thënë ai.

“Ish ministri i ekonomisë, Ali Sadria, për shembull, ka pasur një staf pothuajse me plot familjarë dhe të afërm,” është ankuar ai.

“Administrata tatimore ka qenë shumë profesionale deri ka viti 2004 mirëpo kur Shatri si edhe pak në kohën e Sadrisë janë emëruar vetëm personat lojalë ndaj tij dhe kjo i ka dëmtuar burimet” ka shtuar Bokshi duke përmendur edhe raste tjera në kompanitë publike të cilat paraqesin konflikt interesi.

"Si shembull, Dino Hasanaj, i cili është emëruar nga PDK në bordin e AKM-së", ka rikujtuar Bokshi duke shtuar se "se dihet që ai punon për telefoninë mobile Ipko dhe kjo paraqet konflikt interesi".

Bokshi e ka marrë shembullin e Aeroportit të Prishtinës duke thënë se “është arrestuar dikush, mirëpo pastaj dikush i afërt me PDK-në është emëruar menjëherë. Kjo do të thotë që ata kandidatë kanë qenë në pritje pothuajse.”

Latifi ka mohuar të gjitha duke thënë se “kriteri kryesor ka qenë ai profesional,” dhe ka shtuar se “ekziston një paragjykim në Kosovë që nuk mund të jesh ekspert dhe t’i përkasësh një partie politike”

“Çfarë ka mundur të bëjë ish ministri juaj [Çeku], i cili ka qenë historian, dhe çfarë ka mundur të dijë ai për postin e tij rreth minierave dhe energjisë?,” Latifi e ka pyetur Arifin.

Arifi është përgjigjur se “ministrat mbajnë përgjegjësi politike, kurse qeveria juaj ka vënë njerëz të cilët nuk janë përgjegjës për postet e tyre.”

Bokshi është përgjigjur duke theksuar se “depolitizimi për ne nuk do të thotë emërimi i personave politikë .”

“Një tjetër strategji ironike është propozimi për ngritjen e një termocentrali të ri, në vend se të zgjidhen problemet me ato ekzistuese,” ka thënë Bokshi.

Bokshi ka akuzuar qeverinë se ka emëruar njerëz në poste të rëndësishme të cilët nuk janë të njohur për publikun në Kosovë.

"Një izraelit është anëtar i bordit të Kosovës C", ka rikujtuar Bokshi duke pyetur "Kush është ky person? Ne as që e njohim të kaluarën e tij.”

Latifi ka thënë shkurt se “ai është një ekspert. Për më tepër, mund të interesoheni”.

Në anën tjetër, Arifi ka kritikuar qeverinë e tanishme se “ajo flet se si duhet të duken gjërat e jo si duhet të zgjidhen.”

“Ne nuk mund të ndërtojmë për pesë muaj atë që ju e keni shkatërruar për pesë vite,” Latifi i është përgjigjur Arifit.

“Premtimet e Thaçit vlejnë për tërë mandatin, e ato nuk mund të përmbushen brenda disa muajve ashtu siç janë keqkuptuar,” është arsyetuar Latifi.

Brajshori është pajtuar se “është gabim i madh nëse çdo ministër i ri e merr fshesën dhe e ndërron administratën civile. Kjo nuk duhet të lejohet dhe asnjë qeveri nuk guxojë ta prekë këtë administratë.”

“Ne ia kemi dalë të krijojmë një administratë e cila është funksionale, mbi të gjitha, përkundër ngecjeve që ende mbesin” ka pranuar Brajshori duke thënë se “problem tjetër mbetet pagat e ulëta për stafin civil.”

Ka fundi, debati është ashpërsuar me akuza më të mëdha për qeverinë, pasi që Latifi ka kritikuar liderin e AAK-së, Haradinajn i cili e kishte akuzuar qeverinë për korrupsion.

“Kjo ka ndikim aq negativ, mu tani në prag të konferencës së donatorëve, pasi që kjo mund të bëjë që ose të anulohet ose të shtyhet konferenca”, ka thënë Latifi.

Por Arifi ka kundërshtuar këto deklarata duke thënë se “nuk është faji i Haradinajt që qeveria është e korruptuar.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15.


Reportazhet e transmetuara kanë pasur disa të intervistuar. Fillimisht, një reportazh nga gazetarja e BIRN-it, jeta Abazi ka vënë në pah se sa e politizuar është bërë çështja e emërimit të një drejtori të shkollës.

Të intervistuar nga Abazi kanë qenë:

Fatime Mjeku – ish drejtori i shkollës “7 Marsi” në Prishtinë
Avdi Gjata – kandidat për drejtor të shkollës “7 Marsi” në Prishtinë
Osman Zeqiri – drejtor i shkollës “7 Marsi” në Prishtinë
Zijadin Ismaili – mësimdhënës i shkollës “7 Marsi” në Prishtinë
Avdi Smajli – student i doktoratit në shkenca politike

Një tjetër reportazh nga Muhamet Hajrullahu ka folur rreth emërimeve në postet e kompanive publike.

Gjatë këtij reportazhi, janë intervistuar këta persona:

Safet Gerxhaliu – Ekspert i ekonomisë nga Oda Ekonomike e Kosovës
Muhamet Mustafa – nga Instituti Riinvest
Driton Tali – Ekonomist dhe deputet i parlamentit
Musa Limani – Profesor i ekonomisë, UP
Ahmet Shala – Ministër i ekonomisë dhe financave
Avni Zogiani – nga organizata jo-qeveritare antikorrupsion COHU

Ndërkohë, reportazhi i Betim Musliut ka pasqyruar politizimin e kandidimit për Ombudsperson të Kosovës dhe të intervistuar ishin:

Julie Chadborne – nga Komiteti norvegjez i Helsinkit në Prishtinë
Behxhet Shala – Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
Bahri Hyseni – Kryetar i Komisionit Parlamentar për Gjyqësi dhe Drejtësi
Ibrahim Makolli – Deputet nga Aleanca Kosova e Re
Hydajet Hyseni – Deputet nga Partia Demokratike e Kosovës

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):