
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
12 qershor 2008 Këtë të enjte, emisioni “Jeta në Kosovë” ka pasur për debat temën e ligjit për zgjedhjet. Panelistët në vijim kanë diskutuar se sa zona zgjedhore duhet t’i ketë Kosova, dhe nëse një mjafton, si do të ndikojë kjo në jetën e qytetarëve.
A do të mundësojë Ligji i ri Zgjedhor krijimin e pozitave dominonte në parti dhe a do të vazhdojnë kosovarët akoma të interesohen vetëm në liderët e partive e jo në kandidatë?
Ibrahim Gashi – Deputet i parlamentit nga Aleanca Kosova e Re, AKR
Memli Krasniqi – Deputet i Parlamentit nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK
Emrush Xhemajli – Deputet, nga Lëvizja Popullore e Kosovës, LPK
Burim Ejupi – përfaqësues i shoqërisë civile
Fillimisht një reportazh i përgatitur nga gazetari i BIRN-it, Muhamet Hajrullahu ka vënë në pah zërat e qytetarëve të rëndomtë dhe përfaqësuesve lokalë partiakë në lidhje me ligjin. Ata kanë shpalosur shqetësimet e tyre se me ligjin e ri interesat e tyre nuk do të mbrohen. Reportazhi është fokusuar veçanërisht në Obiliq, komunë kjo e cila nuk ka asnjë përfaqësues në parlament.
Krasniqi ka reaguar duke thënë se nuk është vetëm Obiliqi por edhe Novo Bërda e cila nuk ka asnjë përfaqësues në parlament.
“Edhe në zgjedhjet e vitit 2007, Obiliqi nuk do të mund të kishte ndonjë përfaqësues, sepse numri i votuesve ka qenë shumë i vogël”, ka thënë ai.
“Ne nuk mund t’ua imponojmë demokracinë qytetarëve,” ka thënë ai.
Xhamajli i cili është i vetmi deputet që ka votuar kundër ligjit ka thënë se ai ka vepruar ashtu “në mënyrë që të mbrohen interesat e qytetarëve”.
“Kur votat shpërndahen nëpër Kosovë, atëherë është edhe më vështirë për deputetin ta dijë se kush është elektorati i tij, dhe për votuesin të dijës e kë e ka të zgjedhur” Xhemajli është shprehur duke folur për sistemin proporcional.
Ejupi është pajtuar duke thënë se “flitet për përfaqësimin gjeografik, por ku po mbetet llogaridhënia?” ka pyetur.
“A e keni pyetur elektoratin për ligjin e festave?” i ka pyetur ai panelistët.
Ejupi ka sugjeruar se Kosova më së miri do të organizohej në shtatë zona, pasi që në këtë mënyrë rajonet e caktuara do të kishin përfaqësime më direkte.
Krasniqi është përgjigjur duke thënë se “për projekte të ndryshme, it qeveria komunale është ajo që bënë kërkesën nga ajo qendrore, ashtu që kjo nuk ka ndonjë dallim.”
Gashi, ka pranuar se sidoqoftë me ligjin e ri, përfaqësimi rajonal është bërë edhe më i vështirë.
“Kështu, vetëm njerëzit më të njohur do të votohen, kurse kuadrot e reja me kualifikim nuk do të mund të zgjidhen,” Gashi ka thënë duke shtuar se “tash përfaqësimi do të jetë edhe më i ulët se sa më parë.”
Krasniqi emphasised se pas një kohë do të mund të bëhet ndonjë rishikimi i ligjit dhe ai do të mund të amendamentohet, nëse shihet e nevojshme në të ardhmen.
Ejupi ka kritikuar mandatin e disa deputetëve të tanishëm, duke thënë se ka të tillë në parlament të cilët nuk kanë më shumë gjashtëdhjetë vota, dhe “në të ardhmen, edhe ata të cilët nuk kanë ndonjë votë fare, do të mund të hyjnë në parlament”
Xhemajli është ankuar se “disa përfaqësues, janë legalë kur përzgjidhen nga partia, por j edhe kur shkojnë në zgjedhje [bazuar në këtë sistem].”
Krasniqi ka theksuar se elektorati mund të kategorizohet si të dojë dikush.
“Ose sipas rajonit ose sipas grupeve,” ka thënë ai “për shembull, unë kam marrë vota më shumë nga rinia, dhe ai ka qenë grupi ku unë jam përqendruar”
Xhemajli ka thënë se “edhe në këtë mënyrë, ligji është i komplikuar sepse kjo do të thotë që kandidati të vrapojë rajon pas rajoni për të marrë vota”.
Sa i përket debatit për ligjin, Xhemajli ka thënë se qeveria u ka ofruar mundësinë partive opozitare për të paraqitur idetë e tyre.
“…por opozita është e dobët te ne, dhe ajo merret me kritika ndaj gjërave të parëndësishme e jo për ato të rëndësishme, sikurse ligji”, ka thënë ai.
Përgjigja e Gashit ka qenë se “opozita ka ofruar idetë e saj, por nuk i janë pranuar, dhe pastaj ne kemi votuar pro, vetëm për hir që të kemi një ligj”
Xhemajli e ka kritikuar kryetarin e Kosovës, i cili ka thirrur vetëm partitë që janë në parlament për të diskutuar rreth ligjit zgjedhor.
“Ka parti të cilat nuk janë të përfaqësuara në parlament, por ato janë të regjistruara dhe janë aktive, kurse një ditë do të mund të hyjnë prapë në parlament” Xhemajli ka shtuar.
Ai po ashtu ka kritikuar qeverinë “e cila është shumë e dobët për t’u ballafaquar me qeverinë kur bëhet fjalë për sfida”.
“Gjatë debatit nga kryetari, ju keni heshtur kur nuk janë ftuar edhe partitë tjera, andaj qeveria jonë e do kësi soj opozite” Xhemajli është shprehur.
“Ky sistem e mundëson krijimin e sistemit njëpartiak ose tripartiak,” Ejupi ka thënë duke shtuar se “nëse duam sistem me lista të mbyllura, atëherë t’ua lëmë partive të vendosin, e nëse jo, atëherë ai ligj do të duhej të ndryshojë.”
Një reportazh tjetër i përgatitur nga Bekim Salihu është transmetuar, duke vënë në pah llogaridhënien e të zgjedhurve ndaj elektoratit të tyre. Aty është parë se si kutitë për ankesa, të disenjuara për pranimin e letrave të qytetarëve në afërsi të komunës kanë mbetur pa çelës.
Sa i përket kutive, Krasniqi ka thënë se kjo çështje u takon komunave por ka pranuar se “çështje të ngjashme na japin edhe më shumë përgjegjësi, pasi që për të tilla raste duhet të kujdesemi në mbarë Kosovën.”
Ejupi ka shfaqur mospajtimin duke thënë se “nëse një deputet është anëtar i një zone të caktuar, atëherë ai deputet do të bënte më presion në komunën e vet për ndonjë projekt.”
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.