
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
26 qershor 2008 Sa janë të korruptuara institucionet në Kosovë? Çka ka ndryshuar në këtë drejtim prej ndërrimit të qeverisë? Çfarë lufte po zhvillojnë institucionet përkatëse kundër korrupsionit? Sa ka konflikt interesi nga zyrtarë që ushtrojnë funksione të larta udhëheqëse?

Pse agjensioni anti-korrupsion dhe prokuroritë e Kosovës, merrem me
raste e profilit të ulët të korrupsionit? Si po e lufton ky agjension
korrupsionin pa pasur strategji dhe plan veprimi?
Për të diskutuar për këto tema, mysafirë të Betim Musliut në studio kanë qenë:
Hasan Preteni - drejtor në Agjensionin Kosovar kundër Korrupsionit;
Ymer Huruglica - kryetar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan dhe kryetar në Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës;
Besim Kelmendi - prokuror në Prokurorinë Supreme të Kosovës, dhe zëvendës-kryesues në Këshillin e Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit;
Tomë Gashi - avokat dhe këshilltar ligjor i kryeministrit Hashim Thaçi.
Preteni fillimisht ka pranuar se në Kosovë ka korrupsion, “si kudo në botë” mirëpo ka thënë se “nuk është e vërtetë se Kosova është e katërta në listë për nga korrupsioni siç ka përmendur Transparency International.”
“Kosova nuk është në atë listë sepse Transparency International nuk i përfshinë vendet që nuk janë të regjistruara,” ka thënë Preteni.
Kurse Gashi ka reaguar duke thënë se “është e vërtetë që ato i ka publikuar Transparency International.”
“Këto të dhëna do të duhej ta inkurajonin agjencinë e Pretenit edhe më shumë,” ka deklaruar ai, duke bërë që Preteni të reagojë edhe njëherë.
Megjithatë, Preteni ka thënë se e ka bazuar deklaratën e tij bazuar në raportin ku thuhet se “Gjyqësori udhëheq për nga korrupsioni, për të vijuar nga qeveria dhe ndërmarrjet publike.”
“Këto të dhëna janë nga rastet e lajmëruara, mirëpo agjencia jonë nuk është gjykatë për të thënë se kush është i korruptuar e kush jo,” ka shtuar Preteni.
Huruglica, ndërkaq, ka thënë se “nuk do thotë nëse një rast lajmërohet, ai është i vërtetë.”
“Shumë prej tyre kanë shkuar në gjykim, kurse ka të tjera, për të cilat procedurat kanë filluar,” ka shpjeguar ai.
Gashi është arsyetuar se “qeveria nuk mund të bëjë ndryshime brenda një kohe të shkurtë, mirëpo rezultatet mund të priten brenda disa muajve.”
“Rezultat nuk është arrestimi i disave, mirëpo reduktimi, për shembull, i shpenzimeve në institucione,” ka thënë Gashi.
Një reportazh i përgatitur Betim Musliu është transmetuar kur është folur për rezultatet dhe punën e Agjensionit Anti-Korrupsion dhe mospajtimet me Prokurorinë.
Preteni ka shpjeguar se agjensioni i tij përballet me pengesa në prokurori, me të cilët ajo flet përmes kanaleve zyrtare.
Ai ka pohuar se “prej gjithsej 21 rasteve të lajmëruara, vetëm 4 janë përgjigjur, me dy arrestime dhe me dy raste që janë “hedhur”’.
Kelmendi është justifikuar duke thënë “se Agjensioni është dashur ta klasifikojë rangun e informatave të cilat janë për prokurori e cilat jo.”
“Ne i vlerësojmë informatat dhe në bazë të fakteve, ne veprojmë më tej,” ka thënë Kelmendi i cili ka pranuar se zyra ka problem me marrjen me rastet e profilit të lartë.
Gashi është shprehur se “prokuroria duhet të iniciojë rastet, nëse duan që ligji të respektohet dhe se ata shpesh kanë thënë që raportet e AAK-së nuk kanë informata të mjaftueshme.”
Kelmendi ka pranuar se “mund të ketë raste të profilit të lartë që ende janë në sirtarë, mirëpo ne do të sigurohemi që ato raste të ndëshkohen.”
“Gjyqtarët janë të pavarur dhe nuk kanë ndonjë presion në lidhje me rastet,” ka pohuar Huruglica.
“Unë nuk mund të them në se gjyqtarët kanë baza për ndëshkimin e rasteve apo jo” ka thënë ai.
Gashi, ndërkaq, ka përmendur rastin e një zyrtari të afërt me Dacin, rasti i të cilit kishte mbetur në sirtarë derisa disa rivalëve të Dacit brenda LDK-së, i kishte rënë ndërmend ta shtyjë rastin
Sa i përket shpërfilljes nga prokuroria e deklaratës së Thaçit se “Aeroporti i Prishtinës, KEK-u dhe PTK-ja udhëheqin në korrupsion si kampionë” Gashi ka thënë se “Prokuroria i ka shpërfillur edhe raportet në ato raste duke thënë se nuk kanë mjaftuar me informata.”
“Është fyese për Kosovën që gjyqësori ka zyrtarë të tillë si i ka,” ka thënë Gashi për të shtuar se “nëse dikush gjykohet në Kosovë, krejt varet kë e ke përpara dhe jo nga natyra e rastit.”
Edhe një reportazh nga Betim Musliu ka rikujtuar rastin kur është intervenuar nga Huruglica kur janë gjendur 10 kg heroinë, si presion ndaj prokurorisë së qarkut të Prishtinës.
Përgjigja e Huruglicës në studio ka qenë se “ne si zyrtarë kemi të drejtë të vizitojmë kolegët tanë për çdo rast.”
“Unë u kanë thënë se nëse gjejnë dëshmi, atëherë le ta shqiptojnë dënimin më të ashpër të mundur,” ka thënë Huruglica.
Gashi është shprehur se “funksioni i Huruglicës është ndikues, andaj ky komunikim nuk është adekuat, pasi që vetë prania e tij aty ka qenë presion.”
Gashi ka kundërshtuar nëse pozita e tij në qeveri paraqet konflikt interesash duke thënë se “do të ishte konflikt,. Nëse unë do të isha vendim-marrës.”
Preteni, gjithashtu, ka thënë se “pozita e Gashit nuk paraqet konflikt interesash, juridikisht, pasi që ai është këshilltar e jo zyrtar i lartë”
Të intervistuar në të dy reportazhet kanë qenë:
Osman Kryeziu – Kryeprokuror në prokurorinë publike në Prishtinë
Avni Zogiani – Nga OJQ-ja për anti-korrupsion, ÇOHU
Tahir Rreci – Kryeprokuror në prokurorinë komunale të Prishtinës
Mentor Borovci – nga agjencia anti-korrupsion
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.