
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
19 qershor 2008 Kush do të ketë fuqi mbi zonat e banuara me serb: Kombet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian? A e margjinalizon BE-në letra e Ban Ki-moonit? A do të kemi një zot shtëpie për një pjesë të Kosovës e një zot tjetër për pjesë tjera të Kosovës? Pse ka stagnuar procesi i njohjes së shtetit të Kosovës? Pse Kosova hyri në javën e parë kushtetuese me një atmosferë ta acaruar mes partive politike?

Jeta Xharra, nikoqire e emisionit “Jeta në Kosovë”, për të diskutuar në lidhje me këto çështje ka intervistuar:
Pieter Feith – Kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO dhe Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian, PSBE
Haki Abazi – Udhëheqës i Fondacionit Rockefeller Brother Foundation për Ballkan.
Feith fillimisht ka thënë se letra e Ban Ki-moonit nuk e ka lënë anash ICO-në sepse ICO nuk është organ i OKB-së dhe se ajo ka filluar së funksionuari që me hyrjen në fuqi të kushtetutës së Kosovës.
Megjithatë, Feith ka pranuar se kushtetuta e vendit nuk është pranuar nga serbët e Kosovës, po ri ka sugjeruar qeverisë që të punojë më shumë për të fituar pranimin e tyre.
“Synimi është që EULEX të marrë të gjitha detyrat pas tetorit”, ka thënë Feith duke iu referuar letrës së Banit në lidhje me letrën e tij mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut.
“Qasja ime ka qenë që gjithmonë të ketë sa më shumë përgjegjësi dhe pronësi vendore”, ka shtuar ai.
“Asgjë nuk do të vendoset pa pëlqimin e qeverisë”, ka thënë Feith.
Sa i përket tensioneve politike në vend, Feith ka thënë se partitë duhet të unifikohen pasi që janë në pyetje interesat shtetërore.
“Do të ishte shumë e dobishme nëse partitë konsultohen rregullisht për të siguruar kohezion kombëtar”, ka theksuar ai duke shtuar se një interes i tillë është ‘integriteti territorial i vendit’.
Në anën tjetër, Haki Abazi ka thënë në intervistën e tij se letra e Banit vetëm sa do ta vazhdojë hutinë në Kosovë dhe do ta rrisë rrezikun që Kosova të bëhet një vend i qeverisur nga OKB-ja, sikurse Qiproja.
Abazi ia ka sugjeruar autoriteteve vendore që t’ua bëjnë me dije autoriteteve të OKB-së se po sa të ketë hyrë kushtetuta e vendit në fuqi, Rezoluta 1244 në bazë të cilës funksionon UNMIK-u, duhet të pushoj së funksionuari.
“Jo për shkak se ato duhet të tregojnë arrogancë, por për shkak se Kosova si dhe rajoni dhe Bashkimi Evropian domosdoshmërish kanë nevojë për të ditur se në ç’drejtim po shkon Kosova”, ka shtuar ai.
Sipas Abazit, sa i përket perspektivës ekonomike të Kosovës së pavarur, “një problem kyç është konceptimi i konferencës së donatorëve që do të mbahet”.
“A është qëllimi i konferencës që Kosovës t’i jepet një impuls financiar në kapërcimin e sfidave si shtet i pavarur dhe të përgatitet për të hyrë në tregun e lirë dhe integrimet Evropiane apo ajo do të jetë thjeshtë një Konference Donatorësh për ta mbajtur stabilitetin e Kosovës?”, ka pyetur Abazi.
“Në qoftë se është kjo e dyta, atëherë kemi të bëjmë me shumë pak zhvillim dhe do të vazhdojmë që në mënyrë kaotike të shpenzojmë pa pasur ndonjë prioritet të qartë dhe pa misionin e ndërtimit të një shteti funksional”, ka shtuar ai.
Abazi ka thënë se tensionimi politik në vend është i ngjashëm me periudhën e vitit 1999 dhe se kjo mund të çojë në funksionalitet të keq institucional.
“Fatkeqësisht, tendenca për këtë polarizim ekstrem politik është e dukshme, ngjashëm siç kemi parë në vitin 1999, pas luftës. Dhe kjo mund të çojë në konflikte politike midis partive, që me fjalë të tjera, është jashtë çdo arsyeje dhe aspekti të funksionalitetit të Kosovës”, ka përfunduar Abazi.
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.