
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
18 shtator 2008 Emisioni i kësaj jave, “Jeta në Kosovë”, i ka hedhur një vështrim përhapjes së ndërtimeve ilegale në Prishtinë.
A ka Prishtina Plan të Zhvillimit Urbanistik dhe nëse po,
pse nuk po zbatohet? Çfarë po bëjnë autoritetet për të parandaluar shkatërrimin
e hapësirave publike nga ndërtimet ilegale? A janë kontraktorët e ndërtimeve
dhe bashkëpunëtorët e tyre mbi ligjin?
Për t’i diskutuar këto çështje, të ftuar në panel ishin:
Shiqeri Spahiu – Drejtor
për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Ambientit në KK të Prishtinës;
Lulzim Nixha – Arkitekt dhe ish-drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit;
Sylejman Ramadani – Udhëheqës i lagjes “Lakrishte”;
Shemsi Veseli – Anëtar i KK nga ish-opozita dhe banor i lagjes “Bregu i
diellit”;
Disa pronarë të kompanive të ndërtimit në Prishtinë, ishin të ftuar që të
marrin pjesë në debat, por kanë refuzuar.
I pyetur se çfarë
ka bërë qeveria aktuale komunale për problemin e ndërtimeve ilegale, Spahiu tha
se ndërtimet brenda Prishtinës janë ndaluar plotësisht.
Ai tha se më shumë
se 700 ndërtesa janë ndërtuar ilegalisht gjatë fushatës zgjedhore, por shumica
e tyre kanë qenë në zonat rurale ose në periferi të Prishtinës, si në
Çagllavicë.
Ai tha se numri i
rasteve brenda qytetit të Prishtinës ishte relativisht i vogël.
Spahiu tha se që
nga ardhja e qeverisë së re komunale, asambleja ka aprovuar 46 prej 713
aplikimeve për leje ndërtimi.
Ai tha se numri i
vogël i lejeve të lëshuara në kryeqytet është për shkak të numrit të vogël të
inxhinierëve dhe inspektorëve të kualifikuar.
Nixha tha se janë
ndërtuar më shumë ndërtesa sesa janë lëshuar leje, për shkak të mungesës së
bashkëpunimit në mes të agjencive relevante të asamblesë.
Nixha tha se ekipi
i tij është dashur të përgatisë një plan strategjik për Prishtinën vetëm për
tre muaj, krahasuar me tri vite, që ka marrë kohë një plan i tillë i përgatitur
nga ish-arkitekti i qytetit, Rexhep Luci, i cili ka vdekur në rrethana
misterioze.
Ai shtoi se një
plan urbanistik pa statistika të sakta të popullatës, nuk mund të jetë i
përshtatshëm apo i kompletuar.
Shemsi Veseli tha
se përgjegjësia për situatën aktuale është e institucioneve kompetente, të
cilat nuk po e mbrojnë interesin publik. Ai tha se ka një hallkë korrupsioni në
mes kontraktorëve dhe zyrtarëve komunal.
Emisioni është
xhiruar në javën e njëjtë, kur (vite më parë) ishte vrarë arkitekti i
mirënjohur nga Prishtina, Rexhep Luci.
Veseli deklaroi se
vrasja e Lucit ishte orkestruar nga kontraktorët, të cilët kanë pasur për
qëllim që të ndërtojnë me zor (pa leje) në kryeqytet.
Spahiu tha se
ndërtimet, të cilat nuk i kanë ndjekur procedurat e nevojshme, janë
shkatërruar, derisa ka raste kur ndërtuesve u është dhënë mundësi që vet të
bëjnë përmirësimet, sipas asaj që u është lejuar.
“Çdo individ që
dëshiron të ndërtojë diçka, është i informuar për të gjitha kriteret e
nevojshme, në zyrën për Urbanizëm në KK të Prishtinës,” tha Spahiu.
I pyetur se pse
këto informata nuk janë të plasuara në faqen zyrtare të internetit, Spahiu tha
se janë duke u ndërmarrë hapa për ta rregulluar këtë gjë.
Sylejam Ramadani, udhëheqës
i lagjes “Lakrishte”, e potencoi se shumica e qytetarëve janë të panjoftuar me
detajet e planifikimit urbanistik dhe banorët e Prishtinës ”janë duke jetuar në
një kaos urban, ku ju mungon infrastruktura, plani dhe hapësira e duhur.
Një reportazh nga
lagja e Lakrishtës, e përgatitur nga Jeta Abazi, u fokusua në hapësirën e
ngushtë dhe rrugët e mbipopulluara të kësaj lagje.
Banorët ankoheshin
për ndotjen e ajrit nga punimet në ndërtim dhe thanë se kanë dorëzuar një
peticion në asamblenë komunale, por nuk kanë pranuar përgjigje.
Spahiu tha se
problemet në këtë lagje janë të përkohshme dhe se do të zgjidhen sapo të
përfundojnë ndërtimet.
Nixha dhe Spahiu hasën
në mospajtim në lidhje me atë se cila agjenci është e thirrur që të japë leje
ndërtimi në Prishtinë.
Veseli theksoi se
derisa banorët e Lakrishtës kanë kërkuar ndërtimin e një çerdheje, e një
shkolle fillore dhe dy shkollave të mesme, megjithatë, janë duke u ndërtuar vetëm
ndërtesa shumëkatëshe.
Reportazhi shfaqi
edhe ndërtimet ilegale të ndërtuara kohëve të fundit afër spitalit të
Prishtinës.
Një tjetër
reportazh, i përgatitur nga Betim Musliu, vuri në pah faktin se sa të
pafuqishëm mund të jenë qytetarët dhe disa zyrtarë qeveritar, karshi
investitorëve dhe firmave të mëdha të ndërtimit.
Në mesin e atyre që
nuk kanë mundur t’i parandalojnë ndërtimet ilegale, është ministrja e
drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
Kur një ndërtesë tetë katëshe ishte ndërtuar në rrugën, në të cilën jeton ministrja
e drejtësisë, ajo e ka raportuar rastin tek autoritetet, përfshirë edhe
policinë lokale, por asgjë nuk ishte ndërmarrë.
Kryetari i
Prishtinës, Isa Mustafa, tha në reportazh se komuna do ta monitorojë çështjen e
ndërtimeve dhe do t’i marrë masat e nevojshme, përfshirë edhe suspendimin e
projekteve dhe urdhërimin për shkatërrim.
Nixha theksoi se
njerëzit vazhdojnë të blejnë apartamente ilegale, për arsye se ato janë më të
lira, meqë nuk është paguar për leje, si dhe kualiteti i ndërtimeve është i ultë.
Veseli paralajmëroi
se shkatërrimi i objekteve ilegale mund të jetë selektiv për shkak të zyrtarëve
publik, të cilët edhe vet janë të përfshirë në këto ndërtime ilegale. Dhe ai
akuzoi Spahiun dhe Nixhën për ndërtimin e anekseve ilegale në ndërtesat e tyre.
Spahiu tha se e ka
bërë këtë për qëllime strehimi (akomodimi) dhe jo për fitime komerciale.
Panelistët u
pajtuan se nuk ka mirëkuptim në mes arkitektëve të Kosovës që ata nuk duhet të
punojnë me kontraktorët që përfshihen në projektet e ndërtimeve ilegale.
Emisioni "Jeta në Kosovë", bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese - BIRN - dhe RTK-së, transmetohet çdo të enjte me fillim prej orës
20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.