Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Jeta në Kosovë debaton për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar

11 shtator 2008  Emisioni i kësaj jave, “Jeta në Kosovë”, debatoi rreth pyetjes “Kur do të kemi një drejtor të ri të Teatrit Kombëtar”?

“Është me rëndësi që të mos aplikohet menaxhim i njëjtë si i ish-drejtorit Teki Dervishi, i cili ishte i politizuar dhe manipulativ Konkursi për pozitën e drejtorit të Teatrit Kombëtar është shpallur për të tretën herë. Pse është vonuar kaq gjatë përzgjedhja e kandidatëve? Cilët janë kriteret kryesore

për përzgjedhjen e kandidatit? Cilat janë sfidat më të mëdha, me të cilat do të

ballafaqohet drejtori i ri? Çfarë propozojnë kandidatët potencial për kthimin e

njerëzve në teatër dhe si do t’i ofrojnë audiencës shfaqje cilësore? Cili është

vizioni dhe plani i këtyre kandidatëve potencial, për rikthimin e reputacionit të

Teatrit Kombëtar?

Për t’i diskutuar këto çështje, të pranishëm në panel ishin disa nga kandidatët për këtë pozitë:

Jeton Budima – regjisor filmi;
Emine Toska – aktore, momentalisht duke kryer Master në regjinë e filmit;
Avni Abazi – aktor;
Arian Krasniqi – dramaturg;
Xhavit Muçaj – regjisor filmi;
Ahmet Brahimin – kryetar i Bordit të Teatrit Kombëtar;

Debati filloi me pyetjen e thjeshtë: “pse e konsideroni veten si kandidati më i mirë për drejtor të Teatrit Kombëtar?”

Budima e hapi debatin. “Unë kam shkathtësitë e nevojshme dhe aftësi në organizime dhe në menaxhimin e opinionit publik,” tha ai.

“Por, motivi im kryesor që kam aplikuar për këtë pozitë, është zgjidhja e situatës kritike që është në teatër, gjë e cila mund të arrihet vetëm me një menaxhim të mirë dhe me një plan strategjik afatgjatë.”

Budima përmendi edhe një arsye,” tha ai.

Duke u përgjigjur në pyetjen e njëjtë, Toska tha se “kam punuar në teatër për 16 vite dhe i di problemet kryesore që ekzistojnë në teatër.”

Ajo tha se ka shkathtësi menaxheriale dhe ka qenë e përfshirë si menaxhere në disa kompani private.
 
Abazi tha se ishte kandidati më i mirë, për shkak të përvojës së tij si producent filmi dhe është themelues i Teatrit Shqiptaro-Amerikan.


Abazi është po ashtu ish-anëtar i Teatrit Dodona, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe ka qenë aktor në Universitetin Amerikan në Bullgari.
 
Krasniqi theksoi se ai është dramaturg i kualifikuar dhe ka qenë autor i disa shfaqjeve, të cilat janë shfaqur në Teatrin Dodona. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin 9/11.
 
“Sa i përket aspektit të menaxhimit, unë jam njëri nga anëtarët themelues të Festivalit ‘Skena UP’,” tha ai, duke shtuar se ai ka themeluar dhe udhëhequr revistën për teatër “Lura” dhe ka tri vite përvojë, si menaxher i Teatrit të Fëmijëve.

Ai shtoi se, krahasuar me kandidatët tjerë, ai ka shtatë vite përvojë me institucionet ndërkombëtare.
 
Ai tha se kjo i ka dhënë atij shprehi të punës dhe shprehi në vlerësimin e rëndësisë së përgjegjësisë.
 
Muçaj e prezantoi veten si menaxher të një kompanie kinematografike dhe si producent të 12 filmave.
 
“Krahasuar me të tjerët, së paku unë di si të menaxhohet dhe si të implementohet një projekt. Detyra kryesore e drejtorit do të jetë menaxhimi, prandaj, besoj se unë jam kandidati më i mirë,” tha ai.
 
Pas një prezantimi të shkurtër, debati u zhvendos më shumë në interesimet dhe përvojat specifike të kandidatëve,  duke u fokusuar në shkathtësitë specifike që do duhej t’i kishte një drejtor teatri.
 
Muçaj theksoi se, “vendi i aktorëve dhe producentëve është në përgatitjen e shfaqjeve” dhe shtoi se është e domosdoshme që të zgjedhet një menaxher i mirë, në mënyrë që teatrit të mund t’i kthehet jeta.

Kriteret për zgjedhjen e kandidatëve përfshijnë shkollimin e avancuar universitar në lëminë e teatrit dhe së paku tri vite përvojë pune në menaxhimin e ngjarjeve/projekteve kulturore.
 
Përveç këtyre, njohja e mirë e gjuhës angleze dhe shkathtësitë e mira organizative janë të kërkuara me konkurs. Kjo është hera e parë që njohja e gjuhës së huaj është vendosur si kriter.
 
Një komision i ngritur nga teatri do ta zgjedhë kandidatin përmes një votimi të fshehtë dhe do t’i bëjë një rekomandim Ministrisë së Kulturës.

Gjatë debatit, gjithashtu u ngrit pyetja nëse njohja e gjuhës angleze është vënë si kriter, në mënyrë që të përjashtohet mundësia që drejtor të zgjidhet ndonjë drejtor i dalë mode.

Budimaj ju shmang pyetjes, por theksoi se një drejtor nuk mund të punojë me përkthyes gjatë gjithë kohës.
 
Ai shtoi se është “i befasuar që një numër kaq i madh i njerëzve ka shprehur interesim për këtë pozitë, duke pasur parasysh problemet dhe përgjegjësitë me të cilat do të ballafaqohen, si dhe pagën e ultë prej 120 euro që do të marrin.”

Duke theksuar se teatri është ballafaquar me probleme kronike në lidhje me kushtet e punës, parregullësi të vazhdueshme, si dhe mungesë të stafit të kualifikuar, Krasniqi tha se “fillimisht, unë do t’i zabatoj rregulloret për organizimin dhe funksionimin e teatrit.”

“Në momentin që do të zgjedhesha për këtë post, do të jap dorëheqje nga posti im në Agjencinë e Kosovës për Prona, përkundër faktit se atje marrë pagë më të lartë.”

Budima tha se problemet mund të zgjidhen me punësimin e stafit të kualifikuar, duke zhvilluar një përshkrim specifik të vendit të punës për punëtorët aktualë, si dhe duke ngritur të ardhurat edhe stimulimet për ta, përmes një sistemi të ri.
 
Toska tregoi se “problemi kyq në teatër është komunikimi i brendshëm ndërmjet punëtorëve të teatrit dhe mënyrës aktuale të menaxhimit.”

Abazi tha se nuk është vetëm Teatri Kombëtar në Kosovë që po kalon nëpër vështirësi, por të gjithë teatrot nëpër gjithë botën po kalojnë këtë krizë.

“Do të ishte sukses nëse do të mund t’i bindnim të rinjët që t’i lënë kafenetë dhe t’i kthehen teatrit,” shtoi ai.
 
Muçaj tha se sfida kryesore është përmirësimi i kushteve të punës. “Sapo të përgatitni dhe të ofroni shfaqje të kualitetit të mirë. Audienca do të vijë aty,” tha ai.

Gazetari i kulturës, Arif Muharremi, prezantoi një reportazh në lidhje me opinionin e qytetarëve rreth projektit të ndërtimit të qendrës së Operës dhe Baletit, projekt i cili planifikohet që të implementohet në një të ardhme të afërt.

Budimaj dukej i bindur se momentalisht nuk ka publik për operë dhe balet, megjithëse situata mund të ndryshojë në të ardhmen. Edhe mysafirët tjerë u pajtuan me këtë gjë në përfundim të debatit.
 
Fatos Berisha, njëri nga kandidatët për pozitën e drejtorit nuk ka pranuar që të marrë pjesë në debat, me arsyetimin se kjo do të ishte “kundërproduktive”.Ai ka thënë se programin e tij “do ta prezantoj vetëm para panelit intervistues.”

Në Kulmin e Javës, gazetari Betim Musliu prezantoi një raport të kompanive të kontraktuara nga Ministria e Transportit për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Ajroport, të cilat po punojnë edhe në mesnatë vetëm për të kryer punën e tyre.



Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):