
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
21 gusht 2008 Emisioni i kësaj jave, Jeta në Kosovë, e ka trajtuar çështjen se sa është Kosova e furnizuar dhe e gatshme për t’u ballafaquar me situatat emergjente.
A ka Kosova kapacitet për t’u ballafaquar me katastrofat
natyrore, si zjarret e mëdha apo tërmetet? A munden shërbimet emergjente të
ballafaqohen me rreziqet shënetësore, të befasishme dhe të paparashikuara? A
munden institucionet t’ju bëjnë ballë këtyre situatave? A ka Kosova plan për
ndonjë reagim emergjent? Kush në qeveri merret me këto çështje?
Për t’i diskutuar këto dhe çështje të tjera, pjesëmarrës
në studio ishin:
Bislim Zyrapi – Drejtor i Departamentit për Emergjenca dhe Menaxhimin e
Rrezikut, në Ministrinë e Punëve të Brendshme;
Pashk Buzhala – Departamenti i Emergjencave në Ministrinë e Shëndetësisë;
Basri Lenjani – Drejtor i Qendrës Emergjente të Kosovë;
Lumturije Behrami – Profesor i Mbrojtjes dhe Sigurisë Civile;
Florian Qehaja – Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe të Rrezikut
Politik.
Debati filloi me një reportazh nga gazetari i BIRN-it, Bekim Salihu. Reportazhi
shfaqi problemet në fshatrat e Malishevës, ku fshatarët ballafaqohen me
epideminë e rriqnave çdo vit, ndërsa qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për ta
adresuar këtë situatë.
Pas reportazhit, Buzhala filloi debatin. Ai tha se
Ministria e Punëve të Brendshme po merret me këtë problem dhe është duke
parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rriqnave.
“Nuk është vetëm Malisheva që i ka këto simptoma,” tha
ai, duke shtuar se një pjesë e problemit është fakti që njerëzit nuk i njohin
simptomat e sëmundjes së rriqnave dhe për këtë arsye kjo mund të jetë fatale.
Lenjani reagoi duke thënë se Kosova nuk ka të afta
institucionet dhe shërbimet për t’u ballafaquar me rriqnat.
“Kur vijnë
pacientët, ne duhet t’ vendosim në repartin e emergjencës, edhe pse do duhej të
mjekoheshin në repartin e infeksionit,” tha ai.
Ai tha se Kosova nuk ka kushte në klinikat emergjente dhe askush nuk kujdeset
për këtë gjë.
“Personalisht, kam dërguar një letër në Ministrinë e
Shëndetësisë, dhe kurrë nuk kam marrë përgjigje në pyetjet e mia,” tha ai.
Buzhala e ndërpreu Lenjanin dhe tha se klinikat
emergjente vërtetë reagojnë në situata të tilla emergjente. “Në klinikat
emergjente ka shumë paisje për t’u ballafaquar me raste të tilla,” tha ai.
Zyrapi theksoi se qeveria nuk po merret vetëm me problemet e klinikës
emergjente në Prishtinë. “Diçka mund të ndodhë gjithmonë në secilën klinikë emergjente në
Kosovë,” tha Zyrapi, duke shtuar se Ministria e Punëve të Brendshme po bënë më
të mirën që mundet.
Behrami tha se të gjitha institucionet po e hudhin topin
e përgjegjësisë nga njëra palë tek tjetra. “Çdokush mund ta sheh se në çfarë
pozite do të ishim, nëse do të ndodhte ndonjë gjë fatale,” tha ajo.
“Kosova nuk
ka kapacitete për të ndërmarrë hapa serioz në rast se do të na godiste ndonjë
tërmet,” potencoi ajo.
Buzhala e ndërpreu Behramin, duke shtuar se Kosova me të
vërtetë ka plan për situatat emergjente.
Në lidhje me këtë, Qehaja tha se edhe pse mund të ketë
plan, nuk ka strategji. “Është sikur të thuash se ligji ekziston, por nuk
implementohet,” theksoi ai.
Buzhala shtoi se asnjëri nga qytetet e Kosovës nuk do të ishte në gjendje të
ballafaqohej me ndonjë katastrofë eventuale.
“Nuk kemi teknikën dhe paisjet,”
tha ai, duke shtuar se pas luftës, shumë donatorë kanë kontribouar për kët
çështje, por Kosova gjithmonë ka përfunduar me teknikë dhe paisje të dorës së
dytë.
Gjatë emisionit, u shfaq një reportazh nga gazetarja e BIRN-it, Jeta Abazi,
duke përshkruar kapacitetin e zjarrfikësve në Kosovë, si dhe problemet që ata
kishin në Lipjan, ku janë vetëm dy kamionë dhe zjarrfikësit mbijetojnë me një
pagë të vogël.
Pas reportazhit, Qehaja tha se paratë që i ka ndarë qeveria
për situata emergjente në të gjitha departamentet, nuk janë menaxhuar mirë.
Lenjani shtoi se është koha që t’i shohim gjërat
realisht. “Kam vetëm një ambulancë në klinikën time emergjente,” theksoi ai.
“Si mund të reagoi në situata, kur ka më shumë se katër a pesë aksidente në
ditë?”
Qehaja tha se të gjithë e dijnë se buxheti i Kosovës
është i kufizuar, por departamenteve të emergjencave ju mungon edhe iniciativa.
“Gjithmonë ka donatorë që mund të na ndihmojnë në këtë
drejtim,” tha ai. “Kemi mundur të kemi më shumë se një ambulancë, po të kishim
dashur,” shtoi ai.
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit
Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me
fillim prej orës 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.