Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Jeta në Kosovë debaton për parregullsitë në drejtësi/gjyqësi

04 shtator 2008  Emisioni i kësaj jave, Jeta në Kosovë, i ka hedhur një vështrim rreth vendimit të gjykatës në gjykimin kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ishin të akuzuar për vrasjen e katër anëtarëve të familjes Hajra, në vitin 2001.

Hamëz Hajra, një ish-polic i regjimit të Millosheviçit, ishte vrarë së bashku me tre anëtarë tjerë të familjes së tij. Për pasojë, ishin arrestuar 12 persona, ku 10 prej tyre ishin ish-pjesëtarë të UÇK-së. Të gjitha akuzat kundër të pandehurve ishin të bazuara në dëshminë e dëshmitarit kyq, Blerim Kiqina. Ai pati deklaruar se ka dhënë deklaratë të rreme, nën presionin që i kanë bërë hetuesit ndërkombëtarë, si dhe premtimet që i janë bërë atij, se ai do të ketë mundësi të fillojë jetë të re me familjen e tij në Britani.

Çështja kryesore në debat ishte se si gjykimi mund të bazohet vetëm në një dëshmitar, i cili më vonë ka pranuar se ka dhënë deklaratë të rreme.

Pjesëmarrës në panel ishin:

Abdyl Mushkolaj – Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së;
Robert Dean – Udhëheqës i Departamentit të Drejtësisë të misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK);
Vahide Braha – Avokate e palës së akuzuar, në “rastin Hajra”;, and
Skënder Halilaj – Ish-ushtar i UÇK-së, i cili ishte i paditur, por është liruar.

Një reportazh hulumtues nga Betim Musliu e hapi debatin, duke prezantuar rastin hajra dhe duke demaskuar shumë parregullësi që e kanë shoqëruar procesin e gjykimit.

Babai i Berim Kiqinës sqaroi se pse djali i tij ka dhënë deklarata të rreme në fazën e hetimit, gjatë marrjes në pyetje.

Ai tha se djali i tij ka pasur presion të madh nga policia ndërkombëtare për të dëshmuar kundër luftëtarëve të UÇK-së, të cilët ishin të mirënjohur, si grupi i Skënder Halilajt.

Halilaj vet ishte prezent në debat, pasi kishte kaluar 6 vite në arrest. Në fillim të debatit, ai tha se “drejtësia ka triumfuar vetëm pjesërisht në këtë rast.”

“Për gjashtë vite në burg, ka pyetur veten se kush ka mundur ta bëjë këtë masakër, por nuk kam gjetur përgjigje,” tha ai.

Ai shtoi se “personi që e ka bërë këtë krim, mund të krahasohet me krimet e luftës që ka bërë Serbia në Kosovë gjatë luftës.”

Duke diskutuar për efikasitetin e Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut, me fokus të veçantë në rastin Hajra, avokati i Halilajt, Vahide Braha tha se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, dhe tregoi se kjo është ajo çka ka ndodhur në këtë rast.

“Ka pasur disa shkelje të rënda në këtë rast, si zhdukja e provave dhe presioni kundër dëshmitarëve për
të dëshmuar, apo edhe më keq, për të dhënë deklarata të rreme,” tha ajo.

“Kjo na bënë të besojmë se kemi të bëjmë me një sistem gjyqësor me të meta,”shtoi Braha.

Avdyl Mushkolaj e kritikoi UNMIK-un se i ka detyruar njerëzit të japin deklarata të rreme dhe ka praktikuar diskriminimin pozitiv në favor të atyre të kanë bashkëpunuar me regjimin e Millosheviçit.

“UNMIK-u i ka përdoruar këta njerëz për t’i burgosur ushtarët e UÇK-së,” tha ai. “Ka më shumë ushtarë të UÇK-së në Burgun e Dubravës, se sa hajna dhe kriminelë.”

Në anën tjetër, Robert Dean tha se “nuk ka pasur politikë të caktuar në trajtimin e të akuzuarve, të cilët bashkëpunojnë me policinë gjatë hetimeve, ndërsa presioni dhe tortura janë të papranueshme.”

Braha u kundërpërgjigj, duke kritikuar sistemin gjyqësor. “Gjyqësia jonë është e dobët,” tha ajo. “Një çështje tjetër që mbetet, është se, shumica e gjykatësve aktualë, kanë shërbyer në regjimin e kaluar dhe kanë dënuar njerëz vetëm pse kanë thënë diçka apo kanë shkruar sllogane.”

I pyetur se në shoqërinë kosovare ekziston një opinion i gjërë se UNMIK-u po merret vetëm me krimet e bëra pas luftës dhe jo edhe me ato që kanë ndodhur para luftës, Dean tha se “UNMIK-u po ndjek njl koncept të njohur si ‘Statute of Limitations’, sipas të cilit individët nuk akuzohen për krimet e bëra para një periudhe të caktuar.”

Ai shtoi se “sa më serioz që të jetë një krim, aq më e gjatë do të jetë koha për hetimin (ngritjen) e rastit.”

Se si të trajtohen njerëzit që kanë bashkëpunuar me regjimin e Milleshoviçit, Dean tha se kjo është më shumë çështje sociale, se sa legale.

“Megjithatë, bashkëpunimi me një regjim nuk do të thotë se dikush ka bërë krim,” tha ai,
“kolaboracionizmi nuk mund të konsiderohet krim. Ky është problem social dhe vetëm kosovarët mund të përballen me këtë.”

Halilaj ndërhyri, duke akuzuar gjyqësinë e Kosovës si përgjegjëse për zhdukjen e provave në rastin kundër tij.

I pyetur nëse gjyqësia e UNMIK-ut ishte e ndikuar politikisht, Dean tha se “gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë agjendë politike, por kanë agjendë profesionale dhe i ndjekin faktet, të cilat i shpiejt deri tek ata që kanë kryer krime, pa marrë parasysh se kush janë ata.”

“Në çdo sistem gjyqësor ka hapësirë për kritikë, por UNMIK-u ka bërë një punë të mirë në vënjen e standardeve që janë të pranueshëm ndërkombëtarsisht,” shtoi Dean.

Halilaj ishte skeptik se do të ndodhë ndonjë ndryshim pozitiv gjatë tranzicionit nga UNMIK-u tek UELEX-i. “S’është me rëndësi se kush vjen e kush shkon,“ tha ai.

“Është me rëndësi që kushdo që vjen këtu, duhet t’i nënshtrohet ligjit, e jo ta shkelë ligjin dhe të mos i japë përgjegjësi askujt.”

Debati vazhdoi me një reportazh nga lëmia e ambientit, i përgatitur nga Jeta Abazi, ku u prezantua se si lumi më i gjatë në Kosovë, lumi Drin, është duke u shterrur për shkak të kyqjeve ilegale në gypat e ujit.


Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):