
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
24 korrik 2008 Emisioni i kësaj jave, Jeta në Kosovë, i ka hedhur një vështrim procesit të akreditimit të universiteteve private dhe u diskutua se sa i drejtë ishte vendimi që të gjitha universitetet private në Kosovë, të mos pranojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.

Çfarë do të bëjnë studentët, të cilët janë duke studiuar
në universitetet private, tash që diplomat e tyre janë jovalide? Sa ka ndikuar
raporti i Këshillit Britanik për Akreditim (KBA) në vendimet e MASHT-it? A janë
të definuara mirë kriteret për akreditim të BPrAL? Sa kohë do të duhet derisa
të zgjidhen këto probleme? Cili është reagimi i universiteteve të afektuara nga
vendimet e MASHT-it?
Për t’i diskutuar këto tema, pjesëmarrës në studio ishin:
Enver Hoxhaj,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
Ferdije Zhushi, U.D. i drejtorit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK);
Muhamet Mustafa, nga Universiteti RIINVEST;
Rrahman Paqarizi, nga Universiteti AAB;
Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit;
Edmond Hajrizi, nga Universiteti UBT.
I pyetur se çka do të ju sygjeronte studentëve dhe maturantëve, të cilët kanë
planifikuar që të regjistrohen në universitetet private para vendimit të
ministrisë, ministri Hoxhaj tha se edhe vet ministria po ballafaqohet me këtë
pyetje.
Ai tha se brenda
një viti, universitetet private do të kenë një mundësi tjetër që t’i plotësojë
kriteret për akreditim.
Pupovci tha se në
përgjithësi, ai mendon se analiza e bërë nga Këshilli Britanik për Akreditim
(KBA) është mjaft kredibile dhe se ja vlenë që të punohet me rekomandimet e
tyre.
Por, ai tha se,
edhe pse evaluimi ishte kritik, sidoqoftë, KBA-ja ka rekomanduar që
universitetet të pranojnë studentë të rinj.
Paqarizi tha se do
dëshironte të fliste rreth fatit të studentëve aktualë, të cilët ishin
regjistruar gjatë kohës kur këto universitete kishin licenca.
“Ne [ministria dhe
universitetet private] jemi të obliguar që t’ju sqarojmë [studentëve aktualë] se
në çfarë pozite gjenden ata momentalisht.”
Ai, gjithashtu, tha se e konsideron si ndëshkim kolektiv dhe si mospërfillje të
rekomandimeve të KBA-së, vendimin e qeverisë për marrjen e licencave të gjitha
universiteteve private, përveç njërit.
Në pyetjen se cilat
janë kriteret që duhet të plotësohen nga një institucion, në mënyrë që ai të
mund të quhet universitet, Hoxhaj tha se ai duhet të ketë më shumë se 3 000
studentë dhe 5 fakultete, por “të qenurit universitet do të thotë më shumë se
sa përmbushja e parametrave fizik.”
Ai tha se rekomandimet
e KBA-së duhet të merren seriozisht dhe vendimi i qeverisë nuk duhet të
konsiderohet si ndëshkim.
I pyetur se pse
universiteti amerikan, American University in Kosovo (AUK), për dallim nga
universitetet tjera, i plotëson kriteret, edhe pse ai nuk kishte ofruar të
gjithë dokumentacionin, ai tha se kjo ndodhë për arsye se AUK-u mbështetet nga
një institucion i fuqishëm, nga Rochester Institute of Technology, dhe se
studentët që diplomojnë në AUK, janë në gjendje që të gjejnë punë shumë më
shpejtë se sa studentët e universiteteve tjera.
Kur u përmend fakti
se AUK-u nuk i ka 3 000 studentë, Hoxhaj tha se emërtimi i institucioneve të
akredituara duhet të rishqyrtohet.
Mustafa ju
përkujtojë pjesëmarrësve se raporti i KBA-së ka rekomanduar vazhdimin e pranimit
të studentëve. Për këtë arsye, ai tha se nuk e kupton se vendimi i qeverisë
është marrë kaq me ngut.
“Raporti ka ardhur
të hënën mbasdite dhe ne i kemi dëgjuar konkluzionet të martën.”
Ai, gjithashtu, tha
se institucionet që ishin audituar, përfshirë edhe institucionin e tij, nuk
kanë pasur kohë të mjaftueshme që të kontrollojnë për mospajtime teknike. ”...
sepse, në përgjithësi, raporti është pozitiv.”
Rreth AUK-ut, ai
tha se le të funksionojë me ndihmën e RIT-it, por ai nuk mund të quhet
universitet.
“Nëse ne nuk mund
të quhemi universitet, as AUK-u nuk mund të quhet.”
Si përgjigje, Hoxhaj
tha se vendimi nuk shtë i ngutshëm.
Ai tha se qeveria
ka kërkuar që të ngrihet procesi, që të mos pranohen studentë të rinj në vitin
e parë dhe gjatë vitit 2008-2009, të gjithë të ulemi dhe të punojmë së bashku
që t’i përmbushim kriteret.
Ai tha se
universitetet private duhet të investojnë për hirë të studentëve të tyre, e jo
vetëm për hirë të përfitimeve të tyre financiare.
Ai shtoi se
Universiteti Publik i Prishtinës do t’i nënshtrohet valës së dytë të procesit
të akreditimit, meqë herën e parë nuk i është nënshtruar për shkak të mungesës
së kohës.
Ai konkludoi duke
thënë se duhet të ketë kualitet, i cili rezulton me akreditim e mandej me
licencë.
Ai tha se nuk do të
ketë standarde të dyfishta për Universitetin e Prishtinës.
Hajrizi tha se ai
mendon që ministria nuk i ka marrë në konsideratë përpjekjet e UBT-së për
ngritjen e cilësisë në arsim.
Ai shtoi se KBA-ja
ka qenë e kënaqur me kualitetin që ofron UBT-ja.
Ai, gjithashtu, tha
se “nëse output i kualitetit është punësimi, ne i kemi (studentët) 100 % të
punësuar.”
Ai shtoi se
diplomat e UBT-së janë të njohura ndërkombëtarisht dhe se studentët, të cilët
dëshirojnë të vazhdojnë studimet diku tjetër, nuk kanë asnjë problem që ta
bëjnë këtë.
Hajrizi e mohoi se
shumica e profesorëve në UBT janë me gjysmë-norme (part-time), siç ishte
shkruar në raportin e KBA-së.
I pyetur sërish se
në bazë të cilave kritere definohet kualiteti, Hoxhaj tha se universiteti duhet
të jetë edhe institucion edukativ, por edhe institucion hulumtues.
Ai, gjithashtu, tha
se pronësia (pronari) e institucioneve duhet të jetë e qartë për publikun.
Ai shtoi se
universiteti duhet të ketë stafin e vet që punon me orar të plotë (full-time).
Kritetri i katërt,
tha ai, është se, duhet të jetë e qartë se si përdoren titujt akademik.
Po ashtu, ai tha se
secili universitet duhet të ketë një zyre për vlerësim të brendshëm, e cila do
duhej të reagonte ndaj KBA-së.
Zhushi tha se para
aplikimit për raundin e dytë të procesit të akreditimit, universitetet private
duhet, së pari, t’i adresojnë rekomandimet e KBA-së.
Në lidhje me këtë,
Paqarizi u përgjigj se “nëse e lexoni raportin, do të shihni se nuk ka
rekomandime konkrete.”
Hoxhaj e kontestoi
këtë, duke lexuar rekomandimet. Kur ai tha se “nuk ka plan afatgjatë, të gjithë
pjesëmarrësit reaguan duke thënë se nuk ka asnjë parametër që një gjë e tillë
të matet.
Pasiqë Paqarizi tha
se Zhushi nuk do duhej të merrte pjesë në këtë debat, meqë Agjencia për
Akreditim e Kosovës (AAK) nuk ka pasur ndonjë rol në raundin e parë të procesit
të akreditimit, Zhushi u përgjigj se ata kanë pasur rol dhe pas 1 shtatorit të
këtij viti, AAK-ja do të jetë plotësisht funksionale.
Hoxhaj tha se kur
është fjala për cilësinë në arsim, ministria e tij është e interesuar që të
ketë gjithçka nën kontrollë.
Mustafa tha se
cilësia në arsimin e lartë duhet të ngritet, por numri i studentëve në
Universitetin e Prishtinës nuk mund të rritet, sepse edhe kështu siç është,
situata është mjaft e keqe edhe atje.
Ai tha se studentët
që kanë planifikuar që të aplikojnë në universitetet private, tash do të
aplikojnë në universitetet private të palicencuara në Maqedoni dhe Shqipëri.
Hajrizi ritheksoi
se ai vetëm do të dëshironte që kriteret të definoheshin mirë dhe të ju
tregohet qartë se çfarë duhet të përmirësohet, meqë raporti aktual nuk e
qartëson një gjë të tillë.
Hoxhaj tha se ligji
për arsimin e lartë është aprovuar në vitin 2003, prandaj KBA-ja i ka bërë
rekomandimet e veta duke u bazuar në legjislacionin e Kosovës.
Ai tha se që nga
shtatori i këtij viti, AAK-ja do të jetë përgjegjëse për licencim. “Por,
megjithatë, do të jenë më shumë se 60 ekspertë ndërkombëtar që do ta skanojnë
situatën.”
Ai tha se vendimi i
qeverisë (që të mos ju vazhdojë licencat asnjërit universitet privat, përveç
njërit), është bazuar në raportin e KBA-së.
Paqarizi tha se
kriteret specifike për t’u quajtur universitet, janë plotësuar nga
universiteti, të cilin ai e përfaqëson, universiteti AAB, ndërsa shtoi se
kriteret e përgjithshme nuk ndërlidhen me çështjen e emërtimit, për me
licencimin.
Hoxhaj tha se ka
dallime në raportin e KBA-së, varësisht nga institucioni.
Ai tha se ministria
e tij është e interesuar që institucionet të marrin një pozicion karshi
raportit dhe kur çështja e titujve akademik të zgjidhet, atëherë të gjithë e
dorëzojnë listën e profesorëve dhe ku ata i kanë marrë titujt.
Ai tha se është i
sigurt se disa universitete në Kosovë, nuk do të jenë në gjendje që të japin
tituj akademik edhe për 4-5 vite.
Mustafa tha se ai
nuk do ta kishte problem që ta ndërronte emërtimin e RIINVEST-it, nga
universitet në institut.
Ai tha se mendon që
studentët nuk do ta kishin problem këtë.
Hoxhaj tha se
askush nuk mundet ta mbajë ‘brendin’ universitet, befasisht, në ndonjë shtëpi
private.
Ai shtoi se
vendimet nuk janë bazuar në baza politike apo partiake, duke thënë se
“ekspertët britanik nuk kanë qëndruar mjaft gjatë në Kosovë, sa për t’i mësuar
emrat e partive polike.”
Pupovci tha se, vendimi që ministria duhet ta marrë, është vendimi se a do t’u
lejohet apo jo universiteteve private që z’ju japin titujt profesorëve të tyre.
Ai shtoi se, me
ligjin aktual, ata mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Ai tha se hapi i
parë është definimi i standardeve dhe bërja publike e tyre.
Hapi i dytë, sipas tij, duhet të jetë vetëvlerësimi
nga të gjitha universitetet private, i cili duhet të shqyrtohet
nga ekspertët e
Agjencisë për Akreditim të Kosovës.
Pas kësaj, agjencia do duhej të bënte vlerësimin e vet, i cili do duhej të
diskutohej me universitetin përkatës. Vetëm atëherë, tha ai, agjencia do duhej
të merrte vendimin.
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit
Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me
fillim prej orës 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Akreditimi ne Kosove
Emri: 2009-06-14 17:34:48,
Kur do shpallet vlersimi per universitetet private ne Kosove?