Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Jeta në Kosovë debaton për ngadalësimin e njohjeve për Kosovën

10 korrik 2008   Emisioni i kësaj jave, “Jeta në Kosovë”, ka debatuar për ritmin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, si shtet i pavarur dhe sovran. hedhur një vështrim përhapjes së ndërtimeve ilegale në Prishtinë.

Kur do të njihet Kosova nga 100 vende, ashtu siç ishte premtuar nga politikanët? Kur do të hapen ambasadat e para dhe cilët do të jenë ambasadorët e parë? A ka qeveria e Kosovës strategji për lobim për njohjen e Kosovës? Kush është duke lobuar më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës – qeveria e Kosovës apo ajo e Shqipërisë dhe e SHBA-së? A ka Kosova diplomaci profesionale, apo diplomacia është e bazuar në miqësi dhe favore?

Për t’i diskutuar këto dhe çështje të tjera, në studio ishin:

Bekim Sejdiu – Këshilltar i Lartë i Ministrit të Punëve të Jashtme;
Ardian Gjini – Shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK);
Avni Dervishi – Ekspert i shkencave politike dhe këshilltar politik në parlamentin suedez;
Labinot Greiçevci – Përfaqësues i shoqërisë civile.

“Nëse e shikojmë nga prizmi i qytetarëve, të gjitha këto premtime të politikanëve do duhej të plotësoheshin, por, sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, unë mendoj se është sukses, që brenda tre muajve kjo është njohur nga një numër i madh i vendeve,” tha Sejdiu. “Nuk duhet të jemi pesimistë rreth kësaj,” shtoi ai.

Në anën tjetër, Gjini tha se “nuk kemi mjaft njohje prej disa vendeve, gjë që mendoj se nuk është gjë e mirë për Kosovën dhe kjo na bënë që të pyesim vetën se a kemi bërë sa duhet që vendet tjera të interesohen dhe ta njohin Kosovën si shtet të ri?”

Ai, gjithashtu, shtoi se “pas formimit të qeverisë, do duhej të ekzistonte një plan për ambasadat dhe ambasadorët e Kosovës.

Në këtë mënyrë, ne do të ishim të përgatitur për shpalljen e pavarësisë, prandaj edhe njohja do të ishte më e lehtë.”

“Ministria e Jashtme duhet të lobojë në nivelin diplomatik dhe nuk pajtohem se ka ngecje të njohjeve, por vetëm është duke shkuar me ritëm të ngadalshëm,” kundërshtoi Sejdiu.

Dervishi deklaroi se ka njerëz që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë çështje, por nuk ka pasur një plan strategjik të punës, gjatë këtyre tre muajve.

Grajqevci theksoi se “ne duhet ta pranojmë se duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim dhe qeveria është marrur me çështje të tjera, më shumë se sa me lobim.

Gjini tha se është gabim që Turqia nuk është përfshirë në listën e vendeve që janë propozuar për hapjen e ambasadave.

“Ne nuk duhet të harrojmë që Turqia ka qenë njëra nga vendet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ky vend mund të na ndihmojë në Konferencën Islamike, por edhe ekonomikisht,” shtoi ai.

“Ky është një gabim i bërë nga qeveria jonë,” theksoi Gjini.

Në anën tjetër, Sejdiu tha se Turqia do të jetë njëra nga vendet e para që do ta ketë ambasadën e Kosovës.

“Është vërtetë shtet shumë i rëndësishëm për ne,” u shpreh ai.

“Kosova është aktive dhe ekziston si shtet, prandaj çështja e njohjes është çështje faktike, e jo çështje legale,” sqaroi ai.

Grajqevci theksoi se “në rast se Këshilli i Sigurimit nuk jep rekomandim për pranimin e Kosovës në OKB, në asamblenë e përgjithshme, atëherë Kosova nuk mund të pranohet në OKB. Kjo do të ketë pasoja negative për Kosovën.”

Gjini paralajmëroi se “mospranimi nga vendet fqinje mund ta vështirësojë funksionimin e Kosovës.”

Kulmi i javës:

Një reportazh nga Jeta Abazi tregoi se si një burrë i moshuar, i quajtur Aziz Tahiri, i cili kishte punuar në minirat e Trepçës për 26 vite, tash i rregullon dhe i riparon rrugët e dëmtuara nëpër gjithë Kosovën, pa marrur kurrëfarë pagese.

Një zyrtar komunal i premtoi atij punë, pasatj i tha atij që është shumë i vjetër që të punojë punë vullnetare dhe pa pagesë.


Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):