
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
07 gusht 2008 Emisioni i kësaj jave, “Jeta në Kosovë”, ka debatuar për vonesën e shkatërrimit të tri mauneve me acid sulfurik, në kompleksin e Trepçës në Mitrovicë.
U trajtua çështja se pse është vonuar shkatërrimi i mauneve
helmuese deri më tani. Sa është i rrezikshëm acidi sulfurik? Faji i kujt është
që këto maune janë lejuar që të hyjnë në Kosovë? Cila kompani është zgjedhur
për t’i shkatërruar maunet? Sa kohë do të marrë shkatërrimi i këtyre materialeve
dhe sa do t’i kushtojë një gjë e tillë qeverisë
së Kosovës? A është në rrezik
jeta e qytetarëve që jetojnë
afër kytëre konteinerëve?
Për t’i diskutuar këto dhe çështje të tjera, pjesëmarrës
në studio ishin:
Bislim Zyrapi – Drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Emergjencave në
Kosovë;
Enver Tahiri – nga from the Environment Spatial Mission
in Kosovo;
Halil Qela – inxhinier nga Kosova dhe organizator i protestave kundër
konteinerëve;
Nexhit Musa – Specialist i ambientit në Mitrovicë.
Tahiri tha se ka pasur probleme se ku të vendoset acidi,
për shkak të reagimeve të njerëzve dhe për shkak të erës së acidit.
“Kemi bërë shumë analiza, por nuk kemi gjetur të dhëna
nëse kjo substancë është e rrezikshme apo jo,” tha Tahiri.
Qela nuk u pajtua. Ai theksoi se popullata nuk bënë
analiza, por janë ata që ballafaqohen me pasojat, në rast se përmbajtja e
mauneve është helmuese. “Prej të gjitha fakteve që kemi, konkluza jonë është se
tri maunet misterioze janë helmuese. Nëse do të vendosnim disa drunjë aty, pas
pak kohe drunjët do të kalbeshin,” tha ai.
Musa theksoi se ky acid sulfurik është shumë i rrezikshëm
për popullatën e Mitrovicës. “Kjo substancë shkakton kokëdhembje, dhimbje të
barkut dhe marramendje,” tha ai, duke shtuar se “kurrë nuk kam parë më shumë njerëz
duke blerë barëra për arsye të tilla, se sa këto tri javët e fundit.”
Ai tha se ka dëgjuar se 12 njerëz janë helmuar në fshatin
që gjendet afër mauneve.
Qela e ndërpreu diskutimin dhe e pyeti Zyrapin se pse këto maune është dashur
të vendoseshin në Mitrovicë. “Ndoshta për shkak se të gjithë e dijnë se
Mitrovica ka imunitet më të lartë fër helmet,” tha ai me ironi.
Zyrapi nuk u pajtua. “Ne gjithmonë reagojmë në situata
emergjencash. Kjo nuk ka qenë emergjencë,” tha ai.
Debati u tensionua kur panelistët diskutuan nëse është në
burg personi që ka transportuar maunet misterioze.
Tahiri tha se normalisht që personi është në burg. “Unë nuk e di se deri ku
kanë arritur hetimet,” tha ai, duke shtuar se Ministria e Ambientit dhe
Ministria e Punëve të Brendshme janë duke punuar në këtë drejtim.
Në vazhdim, u transmetua një reportazh nga gazetarja e
BIRN-it, Fatmire Tërdevci. Reportazhi vuri në dukje se acidi sulfurik është i
rrezikshëm për popullatën e Mitrovicës.
Pas reportazhit, Qela tha se popullata e fshatit Shupkovc
kanë vendosur të protestojnë. “E di se bllokimi i rrugëve nuk është vendimi i
duhur, por ishte mënyra e vetme që të marrim një reagim nga qeveria.
Ndërgjegja
ime dhe fëmijët e mi ishin arsyet për protestimin tim,“ tha ai.
Gjatë debatit, panelistët prezantuan shumë pyetje, por
nuk morën përgjigje. Kështu që, puna e tri mauneve mbetet mister.
Tahiri potencoi se Ministria e Ambientit është përgjegjëse për acidin. “Kemi
një grup që punon me këtë acid, kështu që, natyrisht se do ta gjejmë një opcion
që ta kthejmë atë prapa, prej nga ka ardhur, “ tha Tahiri.
Qela e ndërpreu bisedën duke thënë se ai mendon se
qeveria nuk po e merr mjaft seriozisht çështjen e maunave. “Kjo nuk është
naftë, është helm!. Ministria e Ambientit dhe qeveria duhet të reagojë sa më
shpejt që mundet,” tha ai.
Musa e përfundoi debatin duke thënë se nuk ka shancë që ky helm të largohet nga
Kosova. “Kjo nuk është çështje politike, është çështje humane, prandaj është më
mirë që të reagohet tash , sepse ky problem mund të jetë një problem ambiental
për tërë Mitrovicën, e ndoshta edhe për Kosovën,” tha ai.
Në vazhdim të debatit, Jeta në Kosovë transmetoi një
intervistë ekskluzive me ministrin e ambientit, Mahir Yakcilar, duke e pyetur
atë rreth maunave misterioze.
Yagcilari u përgjigj se, sipas raportit, maunet në
Mitrovicë përmbajnë acid sulfurik.
Ai tha se maunet janë të rrezikshme për popullatën e Mitrovicës dhe qeveria po
punon që të gjejë një mënyrë për t’u ballafaquar me këto maune.
Ai tha se
qeverisë i duhet kohë që ta shkatërrojë këtë material të mauneve dhe ekziston
një grup që do të punojë në këtë drejtim. Por, qeveria ende nuk e ka gjetur
zgjidhjen finale.
Në fund të programit, u shfaq një reportazh nga gazetari i BIRN-it, Muhamet
Hajrullahu, ku u shfaqën njerëz të cilët dhurojnë gjak në Prishtinë.
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit
Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me
fillim prej orës 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.