Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Jeta në Kosovë debaton për cilësinë e arsimit

03 korrik 2008   Emisioni i kësaj jave, “Jeta në Kosovë”, ka debatuar për cilësinë e arsimit në Kosovë.

Pse ka ende në Kosovë nxënës që nuk dijnë shkrim lexim? A duhet të fajsohen mësimdhënësit, nxënësit, prinërit apo institucionet? Cilat janë rezultatet e provimit të Testit të Maturës? Çfarë strategjie na nevojitet për t’u siguruar që njerëzit më të ri të shtetit më të ri në botë, të mos mbarojnë shkollën “të paarsimuar”?

Për t’i diskutuar këto dhe çështje të tjera, së bashku me Jeta Xharrën në studio, ishin:

Arlinda Beka – prind nga Kosova;
Ismet Potera – nga Instituti Pedagogjik i Kosovës;
Alush Istogu – udhëheqës i Departamentit për Arsimin Parauniversitar në MASHT dhe
Mustafë Kadriu – shef i Njësisë për Vlerësim dhe Standarde.

Për të bërë pyetje dhe për t’i diskutuar shqetësimet e tyre direkt me panelistët, të pranishëm ishin edhe:

Ismajl Kurteshi – drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan;
Jusuf Thaçi – monitorues i arsimit nga shoqëria civile;

Një grup i nxënësve nga shkollat e mesme të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës dhe Ferizajit.

Një reportazh nga fatmire Terdevci zbuloi se ende ka nxënës që po mbarojnë shkollën e mesme, të cilët nuk janë në gjendje që të shkruajnë e të lexojnë.

Reportazhi theksoi se, ata që duhet të fajsohen për një gjë të tillë, janë mësimdhënësit që i kalojnë këta nxënës, madje i lejojnë që ta mbarojnë edhe shkollën e mesme.

Istogu insistoi se ministria punon me plane konkrete. Ekziston një komision, i cili do të merret me këto çështje dhe do t’i paralajmërojë mësimdhënësit rreth këtyre situatave, tha ai.

Nxënësit që ishin në audiencë thanë se nuk kishin dëgjuar asnjëherë për këto udhëzime dhe paralajmërime.
 
Në anën tjetër, Kadriu tha se të gjithë profesorët do ta plotësojnë nga një test para se të fillojn që të punojnë në shkollë, kështu që është faji i nxënësve nëse ata nuk dijnë shkrim lexim.

Beka, si prind, u shpreh se është pikëlluese që po e sheh këtë, sepse fëmijët dërgohen në shkollë për të mësuar dhe për të arritur, por në fund po shihet se ata nuk mësojnë asgjë.

“Shkolla është institucioni i duhur, ku fëmijët duhet të marrin dije dhe të zhvillohen profesionalisht. Por, përvoja me profesorë është zhgënjyese dhe kjo ndoshta ndodhë për shkak se disa profesorë nuk e duan me të vërtetë punën që e bëjnë,” tha Beka.

Ajo shtoi se “që dikush të jetë profesor, ai duhet të ketë pasion për këtë dhe jo vetëm të punojë për para.”

Beka tha se “duhet të ketë vlerësim permanent të profesorëve, ndërsa në anën tjetër, prindërit duhet të i përgjigjen këtij problemi,” por shtoi se “fatkeqësisht, janë vetëm një numër i vogël i tyre që i përgjigjet kësaj, prandaj meqë numri i tyre është shumë i vogël, ata nuk po merren në konsideratë.”

Sa i përket Testit të Maturës, ai tha se ka qenë një sukses i madh dhe nuk ka të dhëna për mashtrime dhe vjedhje, por rregullat janë thyer nga monitoruesit, sepse qëllimi i tyre i vetëm ishte që të përfundohet ora sa më shpejtë.
 
Arditi, një nxënës nga audienca, tha se “faktet tregojnë se Testi i Maturës ka qenë një dështim total në mënyrën se si është organizuar dhe si është vlerësuar, meqë vështirë se e kanë kaluar 50 % e nxënësve, duke e marrë parasysh se testi ka filluar me dy orë vonesë dhe është vjedhur (kopjuar) shumë.”
 
“Monitoruesit kanë qenë shumë tolerant dhe fare nuk kanë qenë të interesuar se çka janë duke bërë nxënësit,” shtoi ai.
 
Ai spjegoi se “ka pasur marrëveshje mes profesorëve, si ‘nëse ju e kaloni klasën time, edhe unë do ta kaloj tuajën.”
 
Një tjetër reportazh nga gazetarët e BIRN-it, Jeta Abazi dhe Bekim Salihu, u transmetua.

reportazhi tregoi se vetëm 44 % e nxënësve e kanë kaluar provimin. Në Mitrovicë, vetëm 42 % e nxënësve e kanë kaluar testin dhe ishte vërtetë dëshpruese, sepse dyshohej për vjedhje (kopjim).
 
Kurteshi pohoi se “ne nuk duhet t’i kalojmë nxënësit pa i bërë disa vlerësime dhe duhet që t’i kontrollojmë mësuesit, duke bërë matje.”

Beneta, një nxënëse nga audienca, tha se “dështimet në provim janë rezultat i një vlerësimi shumë të dobët dhe notimit të pabazuar në meritokraci,” duke pohuar se ishte “shokuar ka ka parë se profesorët i shesin notat për 5 euro.”

Istogu e mohoi këtë deklaratë dhe tha se ka ka informata rreth kësaj.
 
Furtuna, gjithashtu një studente nga audienca, e pyeti Kadriun se a është logjike që të vlerësohen në mënyrë të njëjtë nxënësit që kanë përfunduar shkollën e mesme trevjeçare me ata që e kanë kryer shkollën e mesme katërvjeçare.
 
Kadriu nuk diti se si t’i përgjigjej.
 
Një hulumtim i kësaj çështje, i përgatitur nga Jusuf Thaçi, monitorues i BIRN-it, tregoi se Testi i Maturës ishte i komplikuar dhe ka pasur shumë gabime teknike.

Një tjetër reportazh, i përgatitur nga gazetarja e BIRN-it, Fatmire Terdevci, zbuloi se si një zënkë në mes të prindërve dhe profesorëve në një shkollë të Kamenicës, nuk ishte zgjidhur në mënyrën e duhur.

Por në fund të debatit, një reportazh nga Jeta Abazi, dha një shembull pozitiv, nga një shkollë në fshatin Rrezor, në Kosovën qendrore, ku edhe pse kishte klasë që ende mbanin mësim në konteinerë, megjithatë, shkolla e kishte faqen e vet të internetit.


Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të premte me fillim prej orës 20:15.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):