
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
23 tetor 2008
Emisioni i kësaj jave, Jeta
në Kosovë, ka debatuar për Enver Hoxhën dhe rolin e tij në Kosovë. Kush e
përkrahë e kush e kritikon Enver Hoxhën në Kosovë?
A janë lënduar viktimat brenda dhe jashtë vendit, me
rastin e mbajtjes së simpoziumit në Prishtinë, për nderimin e Hoxhës? Si i
zgjedhin shqiptarët heronjtë e tyre?
Për të diskutuar rreth kësaj çështje kontraverse, mysafirë të Muhamet
Hajrullahut ishin:
Halil Matoshi – analist dhe redaktor i të përditshmës Express;
Armand Shkullaku – analist nga Tirana dhe drejtor i TV Klan – Kosova;
Ibush Bytyci and Sadije Bytyci – aktivistë të çështjes kombëtare;
Metush Zenuni – historian,.
Para fillimit të debatit, u shfaq një reportazh për kulturën, i përgatitur nga
Arif Muharremi, i cili e mbuloi ngjarjen e javës së filmit turk në Prishtinë.
Debati filloi me një reportazh të përgatitur nga televizioni publik, RTK, në të
cilin u shfaqën pamje nga ceremonia e festimit të 100-vjetorit të ditëlindjes
së Enver Hoxhës, e cila u mbajtë në Prishtinë. Pjesëmarrësit në ceremoni u
mburrën dhe e lavdëruan rolin e Hoxhës për Kosovën.
Më tutje, diskursi filloi me pyetjen për znj. Bytyçi, meqë dukej qartë nga
pamjet e reportazhit se ajo ka qenë e entuziazmuar gjatë ceremonisë në
Prishtinë. Ajo tha se emocionet e saj kanë qenë të paevitueshme dhe se ajo
gjithmonë është mburrur me ish-presidentin shqiptar.
“E adhuroj Enver Hoxhën. Ai ka qenë i drejtë dhe korrekt.
Ai është kujdesur për vendin e tij si për një zog,” tha Bytyçi.
Ajo sqaroi se gjatë kohës së Hoxhës, ka pasur siguri, rregull dhe sundim të
ligjit në Shqipëri, për dallim nga regjimi demokratik që pasoi, i cili, sipas
saj, e ka shkatërruar Shqipërinë.
I pyetur se pse shqiptarët e Kosovës e festuan ditëlindjen
e një lideri, i cili konsiderohet diktator në vendin e tij, z. Bytyçi tha se
Enver Hoxha ka qenë një personalitet, i cili ka ardhur në pushtet në momentin e
duhur.
“Enver Hoxha na ka edukuar dhe na ka mësuar se si t’i
çlirojmë trojet tona. Trupa diplomatike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste na ka
mësuar të gjithë neve që kemi jetuar në perëndim se si të luftojmë për
interesat tona kombëtare,” tha z. Bytyçi, ish-anëtar i Partisë Komuniste
Punëtore të Shqipërisë.
Sipas Bytyçit, ata e kanë të drejtën absolute që ta thërrasin Enver Hoxhën si
idol, meqë ai i ka mbrojtur, siç i quan ai, interesat tona kombëtare.
“Partia Komuniste e Shqipërisë nga ka mbrojtur nga
shërbim sekrete të ish-Jugosllavisë, të cilat kanë qenë aktive edhe në Francë,”
tregoi Bytyçi.
Armand Shkullaku intervenoi në debat, duke e pyetur z. Bytyçi se pse kosovarët
tjerë që jetonin në Francë nuk ishin anëtar të Partisë Komuniste.
Në lidhje me këtë, Bytyçi argumentoi se jo të gjithë kosovarët kanë qenë të
njoftuar me detajet e çështjes kombëtare, dhe se shërbimet sekrete jugosllave
kanë penguar pjesëmarrjen e tyre.
“Në fillim të 80-ave ne e kemi hapur një Klub Politik Shqiptar në Paris, të
quajtur ‘Avni Rrustemi’,” tha Bytyçi.
I pyetur se çfarë konkretisht ka bërë diplomacia
shqiptare me imigrantët kosovarë në Europë për të promovuar çështjen e Kosovës
dhe shqetësime të tjera kombëtare, Bytyçi tha se kanë organizuar demonstrata në
kryeqytetin e Francës me diasporën shqiptare që jetonte atje.
“Frika nga shërbimet sekrete jugosllave dhe dashuria për
mëmëdheun na ka bërë së bashku që ta duam kryetarin shqiptar,” tha Bytyçi.
I pyetur se çfarë reagimi ka provokuar në Tiranë ceremonia e mbajtur në
Prishtinë, Shkullaku tregoi se ka pasur një perceptim dualist të kësaj
ngjarjeje.
“Shumica e opinionit publik në Shqipëri e ka parë këtë si diçka qesharake,
përderisa të tjerët e kanë parë si diçka që ka shkaktuar plagë,” tha Shkullaku.
Sipas Shkullakut, kjo i kujton atij periudhën e para 20
viteve, kur shqiptarët e lavdëronin liderin e tyre.
Ai shtoi se ka qenë qesharake që ta shohim djalin e
Hoxhës duke e lexuar një letër të gruas së Enverit, në të cilën ajo e quan
Kosovën “Kosmet” dhe duke e parë ministrin e jashtëm shqiptar që i quan
kosovarët “vëllezërit tanë”, përderisa gjatë komunizmit kosovarët thirreshin si
“shokët”, ndërsa kinezët thirreshin si “vëllezërit”.
“Gjysma e familjeve në Shqipëri janë lënduar nga kjo ngjarje, meqë ato kanë
vuajtur nën regjimin komunist nëpër kampet e internimit, burgje dhe forma tjera
të persekutimit,” shtoi Shkullaku.
Shkullaku theksoi se ai e kupton se pse shumë kosovarë
janë lënduar kur Goran Bregoviçi u nderua si Qytetar Nderi i Tiranës, përkundër
nostalgjisë së shqiptarëve për muzikën serbe, që nga koha kur ajo ka qenë e
vetmja mënyrë për t’ju çasur botës së jashtme, për shkak të izolimit strikt, në
të cilin kanë jetuar.
Duke reaguar në mbrojtje të Hoxhës, znj. Bytyçi pohoi se gjatë regjimit të
Hoxhës nuk ka pasur praktika destruktive, si vjedhje, prostitucion ose
rrëmbime.
“Enver Hoxha nuk ka dashur të ndërtojë pallate dhe
apartamente të larta si në kohën e kryeministrit aktual të Shqipërisë.
Përkundrazi, ai ka zgjedhur ngjalljen e ekonomisë së vendit,” tha znj. Bytyçi.
Halil Matoshi sjelli citate të disa organizatave ndërkombëtare, duke
kronikizuar dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë regjimit
komunist në Shqipëri.
“5,577 burra dhe 450 gra janë ekzekutuar. 26,760 burra dhe 7,867 gra janë
burgosur. 1,065 persona kanë vdekur nëpër burgjet e komunizmit. 408 persona
janë çmendur,” tregoi Matoshi.
Ai pohoi se është shumë i qetë karshi ndjenjave të
kosovarëve për komunizmin dhe racizmin. Sipas tij, ai është më shumë i
interesuar për paradigmën se sa për personat specifikë apo propagandën
ideologjike.
“Ajo çfarë ka bërë Hitleri me Aushvicin dhe çfarë ka bërë
Stalini me Gulagun, atë e ka bërë Hoxha me kampet e internimit në Shqipëri,”
shtoi Matoshi.
Në anën tjetër, Zenuni, një simpatizues tjetër i Enver Hoxhës, i cili ka qenë
vetëm 15 vjeçar kur ish-presidenti shqiptar kishte vdekur, theksoi se ai ka
pasur shumë emocione në ceremoni.
“Si për shumë kosovarë të viktimizuar nga autoritetet serbe, Enver Hoxha u bë
idol dhe simbol i interesave tona kombëtare,” theksoi Zenuni.
Sipas tij, reagimi ndaj kësaj ceremonie ka qenë diktatorial, meqë mediat
kosovare, veçanërisht Ekspresi dhe Koha Ditore, kanë reaguar shumë vrazhdë.
“Qëndrimi i Baton Haxhiut, Shkëlzen Maliqit dhe Halil Matoshit në këtë gazetë
ka qenë shumë i ndikuar nga mendësia komuniste jugosllave. Këta njerëz e kundërshtojnë
çdo ide që nuk është e njëjtë me idetë e tyre,” tha Zenuni.
Duke u përgjigjur në këtë, Matoshi pyeti (për veten) nëse ai kishte shkruar
ndonjëherë diçka që e lavdëronte regjimin jugosllav ose komunizmin.
I pyetur se pse e do Enver Hoxhën, Zenuni tha se ai vjen nga një familje e
persekutuar nga regjimi jugosllav dhe për të, Enver Hoxha ishte një
shpërtimtar.
“U bëra anëtar i një organizate ilegale që e kundërshtonte regjimin jugosllav
dhe deri në përfundim të luftës në Kosovë kam vazhduar të punoj për interesat
kombëtare të Kosovës dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,” tha Zenuni.
Sipas Zenunit, “Enver Hoxha ka qenë personifikimi ideal i Shqipërisë për
shqiptarët e Kosovës.
Shqiptarët e Kosovës kishin dy zgjedhje, ose të ishin me
Enver Hoxhën dhe Tiranën, ose të ishin me Titon dhe Jugosllavinë. Unë jam shumë
krenar që isha me Enverin dhe Shqipërinë.”
Në anën tjetër, Shkullaku vuri theksin tek naiviteti për
të spjeguar zgjedhjen që shumë kosovarë kanë zgjedhur që ta duan Enver Hoxhën.
Sipas tij, propaganda komuniste ka shpëlarë trurin e tre
milion shqiptarëve dhe lehtë i ka manipuluar kosovarët, të cilët jetonin nën
okupim.
Sidoqoftë, ai theksoi se problemi nuk qëndron në atë se kë e keni dashur dhe kë
e keni idealizuar, por problemi është sot. Me kë jeni sot?
“Një sqarim është ndoshta mungesa e identitetit në një shoqëri të hapur
demokratike, apo thjesht naiviteti,” tha Shkullaku.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse vërtet Enver Hoxha ka
bërë ndonjë gjë për interesat kombëtare të Kosovës, Shkullaku tha se ata do
duhej ta ekzaminojnë historinë dhe të shohin planet e Hoxhës për ta bërë
Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë, përkundër faktit se kjo
përpjekje dështoi për shumë arsye.
“Në maj të vitit 1970, gjatë vizitës së tij në Tropojë,
Hoxha deklaroi se nëse Jugosllavia do të sulmohej nga vendet tjera, Shqipëria
do të ishte aty për ta mbrojtur popullin jugosllav,” tha Shkullaku, duke ju
referuar përpjekjes së Hoxhës për të normalizuar marrëdhëniet me Jugosllavinë,
në kohën kur ai nuk kishte aleatë.
Sipas Shkullakut, Hoxha e ka përdorur Kosovës sa herë që i është dashur për të
përmirësuar pozitln e tij politike.
“Statistikat më të reja tregojnë se 99 % e shqiptarëve
besonin se Hoxha ishte një kriminel, i cili ka merituar të ndëshkohet,
përderisa 1 % besojnë se Hoxha ishte një lider i drejtë.
Duke folur rreth përvojës së Shqipërisë gjatë komunizmit, Shkullaku deklaroi
se, pyetjes se a ka qenë i mirë apo i keq komunizmi për shoqërinë shqiptare, i
është dhënë përgjigje kur, pas rënies së regjimit, mijëra shqiptarë ia mësynë
barkave dhe anijeve për të ikur nga vendi, meqë nuk kishin mundësi që të
ushqenin as fëmijët e tyre.
“Njerëzit që kanë besuar në atë sistem për 50 vite, tani e kanë të vështirë që
ta pranojnë se ata e kanë pasur gabim dhe se ai sistem ka qenë një fantom,”
konstatoi Shkullaku.
Duke debatuar me Shkullakun rreth asaj se a ka qenë shokuese për opinionin
publik shqiptar, ceremonia e ditëlindjes së Hoxhës në Prishtinë, Zenuni theksoi
se edhe opinioni publik i Kosovës ka qenë po aq i prekur kur Sali Berisha,
kryetar i Republikës së Shqipërisë, e furnizonte Serbinë me derivate, përkundër
sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar.
Në anën tjetër, Zenuni i kundërshtoi thënjet e
Shkullakut, duke i treguar këtij të fundit se Hoxha ka qenë gjithmonë i
përkushtuar ndaj interesave kombëtare dhe e ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës.
“Enver Hoxha ka folur kundër torturës së titistëve
jugosllavë, që ushtronin ndaj punëtorëve dhe studentëve kosovarë, shumica e të
cilëve ishin shqiptarë. Enver Hoxha i ka thënë Titos, “mos luaj me zjarrin,
sepse do digjesh vet në të.””
Duke ju përgjigjur Zenunit, Shkullaku tha se deklarata zyrtare e Hoxhës rreth
demonstratave të studentëve të 1981-shit në Kosovë, ishte se ato ishin të
organizuara nga agjentët jugosllav e jo nga studentët kosovarë.
I pyetur se çfarë pozicioni duhet të marrë Kosova në të
ardhmen rreth imazhit dhe rolit të Enver Hoxhës, Matoshi deklaroi se shoqëria
shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë ka nevojë për një vizion të qartë të cilin
duhet ta ndjekin, meqë tani ato janë shoqëri të hapura që i kanë përqafuar
vlerat demokratike.
“Kjo shoqëri ka nevojë që me ligj t’i dënojë krimet e komunizmit, kudo që ato
kanë ndodhur.
Shoqëria jonë duhet të mësojë se Enver Hoxha, duke u ndjerë
inferiorë karshi kundërshtarëve jugosllavë, kurrë nuk e ka përmendur Kosovën si
çështje për diskutim, deri në Konferencën e Bujanit,” tha Matoshi.
Sipas Matoshit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, në njërën anë, dhe komunizmi në
anën tjetër, nuk shkojnë së bashku, meqë janë armiq ideologjikë.
Kulmi i javës
Nëntë mësuese të shkollimit parafillor në Drenas diplomuan nga Instituti
Primuth i Gjermanisë dhe nga një institut për hulumtime nga Zvicra. I financuar
nga Caritasi i Luksenburgut dhe Caritasi i Zvicrës, si dhe i promovuar nga
MASHT-ti, qëllimi i projektit ka qenë ndihmimi i mësuesve për përgatitjen e
fëmijëve për shkollë.
Shyhrete Hysenaj, mësuese në qerdhën “Dielli” në Drenas, tha se fondet janë
shumë të vogla dhe se shumica e lodrave në klasën e saj janë bërë nga vet
mësuesit.
“Jemi duke provuar që t’i përgatisim këta fëmijë për shkollë, duke i
socializuar ata me njëri tjetrin,” tha Hysenaj.
Organizatorët ishin të kënaqur me angazhimin e MASHT-it
për promovimin e kësaj iniciative.
Pas transmetimit të debatit qendror, u shfaq kronika
“Dhëndrri i Kosovës”, e më pastaj debati komunal “Jeta në Deçan”, i cili u
moderua nga Jeta Xharra.
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit
Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të enjte me
fillim prej orës 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.