
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
04 dhjetor 2008 Emisioni “Jeta në Kosovë” këtë javë debatoi për shpërbërjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
Me hyrjen në fuqi të kushtetutës, më 15 qershor 2008, Kosova e ka për obligim krijimin e forcës së saj të sigurisë. Por, shumica e pjesëtarëve të forcës ekzistuese mbrojtëse të Kosovës, pra pjesëtarët e TMK-së, do të mbesin jashtë strukturës së re.
A është e mjaftueshme një “faleminderit” për t’ua shfaqur mirënjohjen ton këtyre ish-luftëtarëve të UÇK-së, apo nevojitet një falendermi më dinjitoz, më zyrtar dhe më institucional? Si po shkon procesi i krijimit të FSK-së? Kur do të caktohet komandanti i saj?
Për të diskutuar këto çështje, me moderatorin Muhamet Hajrullahu, në studio ishin:
Agim Çeku, ish-komandant i TMK-së dhe kryetar i Partisë Social Demokrate të Kosovës;
Rrustem Mustafa, kryetar i komisionit parlamentar për siguri dhe punë të brendshme;
Rexhep Selimi, ish-gjeneral i UÇK-së;
Rrahman Rama, Gjeneralmajor dhe zëvendëskomandant i TMK-së.
Rexhep Selimi tha se nuk ka asnjë mënyrë për të ju garantuar një të ardhme pjesëtarëve të TMK-së dhe gjetja e ndonjë pune nga ta do të jetë shumë e vështirë.
Selimi tha se fakti se ende nuk është caktuar kreu i FSK-së, tregon për mungesën e organizimit dhe mungesën e seriozitetit nga ana e qeverisë.
“Qeveria e Kosovës as që ka marrë mundin të bëjë diçka për këtë organizatë, e cila është shumë e rëndësishme për vendin. Ata njerëz nuk kanë nevojë për lëmoshë; atyre ju duhet mbështetje legale, morale dhe financiare,” tha Selimi.
“Është e nevojshme që të ju tregohet këtyre njerëzve për pozitën e tyre në të ardhmen, në një shoqëri të re,” shtoi ai.
Rama, gjithashtu, u ndal tek vonesa e pakuptueshme e caktimit të komandantit të FSK-së.
Sipas tij, kjo është shumë dekurajuese për shumë pjesëtarë të TMK-së.
Sipas Çekut, qeveria ka ndihmuar familjet e ushtarëve të UÇK-së dhe pjeëtarëve të plagosur të UÇK-së, e cila është një sinjal se qeveria është kujdesur për këta njerëz.
“Nga ne kërkohet që të krijojmë lehtësi për pjesëtarët e TMK-së në shëndetësi, ndihma për biznese e gjëra të ngjashme. Qeveria e Kosovës duhet ta shohë TMK-në si një aset, jo si një barrë,” tha Çeku.
“Vonesat rreth krijimit të FSK-së janë të paarsyeshme. FSK-ja është pjesë e identitetit tonë kombëtar,” shtoi ai.
Mustafa tha se vonesa për caktimin e komandantit të ri të FSK-së lidhet me vonesën e krijimit të Kosovës si shtet.
Për Selimin, vonesa për caktimin e komandantit të FSK-së koincidon me kohën e një presioni të shtuar politik për statusin e Kosovës dhe me kohën kur Serbia po kërkon ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës.
“Komandanti i FSK-së tashmë është zgjedhur nga kryeministri Hashim Thaçi, por emri ende nuk është bërë publik,” tha Mustafa.
Çeku tha se vonesa ne procedimin e zhvillimit të FSK-së ka dërguar një sinjal të keq tek zyrtarët e NATO-s, të cilët i kanë dërguar ekspertët tyre në Kosovë për t’i trajnuar pjesëtarët e rinj të FSK-së.
“Zartarët ushtarakë duhet t’ju përmbahen afateve dhe ne rrezikojmë të japim mesazh të keq tek NATO, e cila është këtu për të na ndihmuar,” tha Çeku.
I pyetur se çfarë force të sigurisë është duke krijuar Kosova, Çeku u përgjigj se kjo është një krijesë e parimeve të Planit të Ahtisarit dhe marrëveshjeve tjera të nënshkruara me ndërkombëtarët pas konfliktit të vitit 1999.
“Kosova synon integrimin e forcës së saj të sigurisë në mekanizmat ndërkombëtarë ushtarakë, gjë që do të sillte respekt dhe prestigj për Kosovën si një vend i ri,” tha Çeku.
Për Mustafën, vizioni i Kosovës për forcën e sigurisë është ofrimi i sigurisë me një numër të vogël të stafit, e kundërta e vendeve të rajonit, të cilat shpenzojnë shuma të mëdha të parave në sistemet e tyre ushtarake.
Menjëherë pas rubrikës “Dhëndrri i Kosovës”, BIRN-i transmetoi debatin komunal “Jeta në Suharekë”.
Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të enjte me fillim prej orës 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.