Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

“Jeta në Kosovë”: Plani Gjashtëpikësh, i mirë apo i keq?

20 nëntor 2008  Emisioni “Jeta në Kosovë” këtë javë debatoi për Planin Gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Image 6827












Paneli diskutoi për reagimin e Kosovës ndaj planit dhe u shtrua çështja nëse Kosova është shumë pasive dhe pret që miqtë e saj ndërkombëtarë të kryejnë punën e saj. A është Kosova ende një territor unik i pandarë, apo një kombinim i territoreve të ndryshme që administrohen nga autoritete të ndryshme politike?

Për të diskutuar për këto dhe çështje të tjera, në studio ishin:

Bardh Hamzaj, redaktor në të përditshmen “Zëri”;
Margarita Kadriu, redaktore në të përditshmen “Kosova Sot”;
Arbër Vllahiu, gazetar i BBC-së, sektori i gjuhës shqipe;
Muhamet Mavraj, redaktor në të përditshmen “Epoka e Re”.
 
Zëri e ka publikuar komplet Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. I pyetur nës ky ka qenë raporti i njëjtë si ai i publikuar në qershor, Hmazaj theksoi se gazeta e tij ka arritur që të sigurojë dokumentin origjinal, por, që prej atëherë, ka pasur takime të shumta në mes të udhëheqësve të Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Margarita Kadriu tha se është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës që t’i informojë qytetarët e vet rreth Raportit të Ban Ki Munit dhe të ju tregojë atyre për përmbajtjen e planit.
 
Në lidhje me konfuzionin që është ngritur, nëse qytetarët e Kosovës janë informuar mjaftueshëm se çfarë kuptimi dhe domethënje ka plani gjashtëpikësh dhe se si ai mund ta dëmtojë Kosovën, Vllahiu theksoi se së pari dokumenti është plasuar më 12 qershor, tri ditë para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.

“Opinioni publik ka reaguar kundër planit, meqë ai e cënën esencën e Kosovës si shtet dhe tri shtyllat e shtetësisë, gjyqësorin, policinë dhe sistemin e doganave,” tha Mavraj.

Për Kadriun, fakti që “çdo fëmijë në shëpitë e kosovarëve e din se plani është i keq për Kosovën, pa e ditur se çfarë ai plan përmbanë, nuk është gjë e mirë.”

Duke pasur parasysh se plani është plasuar në qershor, Kadriu tha se përgjigja e Kosovës ka ardhur shumë me vonesë.

Vllahiu tha se që nga dërgimi i letrës së Ban Ki Munit presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, autoritetet politike të Kosovës kanë qenë kryesisht përgjegjëse për përgatitjen e një përgjigjeje ndaj këtij plani.
 
“Akterët politikë relevantë në Kosovë ka qenë dashur të takohen dhe ta diskutojnë këtë çështje, sepse nuk ka ardhur brenda natës, por është që nga qershori,” tha Hamzaj.
 
Sipas tij, Brukseli dhe OKB-ja kanë vepruar në mënyrë shumë autoritare karshi Kosvës, duke e ditur se ata janë duke përgatitur një marrëveshje që nuk do të pranohet nga këta të fundit.
 
“Brukseli e ka shpërfillur Prishtinën gjatë gjithë procesit, përderisa Prishtina e ka shpërfillur vetvetën,” tha Vllahiu, duke shtuar se Prishtina ka qenë dashur të jetë shumë më e angazhuar në mënyrë proaktive gjatë gjithë këtij procesi me rëndësi vitale për Kosovën.
 
Në anën tjetër, të gjithë redaktorët u pajtuan se neglizhenca e Prishtinës karshi planit ka pasur edhe pasoja negative.

“Kosava ka qenë dashur t’a kundërshtojë planin gjashtëpikësh dhe të kundërpërgjigjet për të gjitha pikat e parapara nga plani i Banit,” tha Kadriu.

Duke diskutuar për planin katërpikësh të propozuar nga Prishtina, pasi që fillimisht u kundërshtua plani gjashtëpikësh i Ban Ki Munit, Mavraj tha se e vlerëson këtë iniciativë.

“Kosova e ka thënë ‘JO’-në më të fortë në historinë e saj,” tha Mavraj.

Tutje, u shfaq një reportazh i protestave, në të cilat u mbledhën mijëra shqiptarë në Prishtinë për të protestuar kundër planit gjashtëpikësh.

“Protesta ka qenë e organizuar nga OJQ të reja jo shumë të njohura për publikun... do duhej të kishte një apel më të fuqishëm për protestë,” tha Mavraj, duke shtuar se televizioni publik i Kosovës vazhdimisht e ka bllokuar mbulimin e protestuesve dhe kërkesave të tyre.

Vllahiu tha se duke pasur në konsideratë paqartësinë e organizuesve të protestës, numri i protestuesve që janë larguar ka qenë shumë i madh.
 
“Efektet vërtet të këqija të kësaj marrëveshjeje,” duke ju referuar planit gjashtëpikësh, “ende nuk janë ndjerë në Kosovë, por do të ndihen më vonë,” tha Hamzaj.

Sipas tij, protestuesit në Prishtinë kanë bërë thirrje për referendum për planin gjashtëpikësh, përderisa parlamenti asnjëherë nuk ka diskutuar për këtë çështje.

“Institucionet e Kosovës do duhej ta bënin të qartë qëndrimin e tyre në lidhje me veriun, shtoi Hamzaj, duke përshkruar qytetin e ndarë të Mitrovicës si një Kuti të Pandorës potenciale.
 
I pyetur nëse qëndrimi neutral i EULEX-it karshi statusit do të ndikojë në sovranitetin e tërë territorit të Kosovës, Vllahiu potencoi se EULEX-i nuk do të jetë në gjendje që të vendoset në veriun e kontrolluar nga serbët, pa aprovimin e OKB-së.
 
Menjëherë pas rubrikës “Dhëndrri i Kosovës”, u transmetua debati komunal “Jeta në Novobërdë”.


Emisioni “Jeta në Kosovë”, bashkëprodhim i RTK-së dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, transmetohet çdo të enjte me fillim prej orës 20:15.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):