Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

“Jeta në Kosovë” diskuton për sistemin e drejtësisë

30 tetor 2008  Këtë javë në “Jeta në Kosovë”u diskutua për sistemin e drejtësisë.

Image 6828













A ka Kosova sistem funksional të drejtësisë dhe a është i politizuar ky sistem? Çka po ndodh me Këshillin e Drejtësisë të Kosovës? Cilat janë rolet e gjykatave dhe të prokurorëve?
Këto ishin pyetjet e ngritura në debatin e fundit “Jeta në Kosovë”, me moderator Betim Musliun, gazetar i BIRN-it që përcjellë sistemin e drejtësisë.

Paneli diskutues përbëhej nga:

Hilmi Zhitia, kryetar i Zyrës së Prokurorisë Publike të Kosovës;
Nekibe Kelmendi, ministresha e drejtësisë në qeverinë e Kosovës;
Rexhep Haxhimusa , kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
Kujtim Kërveshi, ekspert ligjor.

Debati filloi me pyetjet për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, njëherit edhe sektori më i kritikuar në vend. Haxhimusa pohoi se ata janë duke punuar për krijimin e një sistemi funksional të drejtësisë.

“Përkundër shumë të metave dhe dobësive, zhvillim i konsiderueshëm është treguar në përforcimin e sistemit të drejtësisë gjatë kësaj periudhe,” tha Haxhimusa.

Sipas Haxhimusës, vështirësitë filluan menjëherë pas luftës 1998 – 1999, sepse as strukturat ligjore e as sistemi gjyqësor nuk ishin nën kontroll të zyrtarëve kosovarë.

“Gjatë kësaj periudhe, shefi i UNMIK-ut ishte personi i vetëm që kishte kontroll mbi drejtësinë. Me fjalë të tjera, nuk e kemi pasur sistemin e duhur gjyqësor në vend, për shkak të ndërhyrjeve prej ekzekutivit,” tha Haxhimusa.

Sipas tij, një pjesë të madhe të fajit e mbanë menaxhmenti i Kosovës, pranë komunitetit ndërkombëtar. “Por tash,” shtoi Haxhimusa, “pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës, jemi të vendosur që ta ndërtojmë një sistem gjyqësor që do të funksionojë i ndarë nga degët e ekzekutivit dhe të legjislativit.”

“Sot e kemi Këshillin e Drejtësisë, i cili mundohet të sigurojë se gjykatat funksionojnë në rregull,”tha Haxhimusa.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës njoftoi se ekzistojnë  rreth 180,000 raste të pazgjidhura në Kosovë. Sidoqoftë, sipas tij, kjo nuk mund të tregohet arsye për cilësimin e sistemit gjyqësor të Kosovës si të dështuar, sepse 66 % e rasteve zgjidhen brenda një viti.

Zhitia raportoi se rreth 1000 raste të paraqitura në gjykatat e Kosovës janë tërhequr, por sipas tij, këto nuk kanë qenë raste serioze ose raste të lidhura me krime të rënda.

“Si rezultat, akuzat kundër individëve të lidhur me këto krime nuk ishin shqyrtuar fare,” tha Zhitia.

Sa i përket statusit të prokurorëve të Kosovës, Zhitia tregoi se nuk e kishte të qartë se çka në të vërtetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nënkuptoi kur tha se prokurorët e Kosovës “po flejnë mbi dosje.”

I pyetur nëse vet Zhitia e sheh numrin e ndërtimeve ilegale në Prishtinë, dhe se nëse këto duhet të jenë nën përgjegjësinë e prokurorit, Zhitia tha se ndërtimet ilegale janë fenomen prezent në çdo shtet në tranzicion.

“Kjo është më shumë një çështje administrative dhe kompetencë e Zyrës për Planifikim Urban, se sa e Zyrës së Prokurorit. Zyra e Prokurorit mund të reagojë nëse faktet tregojnë së një ndërtesë është ndërtuar pa u respektuar rregullat për konstruksion.”

Përderisa ndërtimi ilegal në Kosovë është i egër, sipas Zhitisë, prokurorët nuk kanë identifikuar asnjë ndërtesë që nuk i zbaton normat e nevojshme.

Kujtim Kërveshi, ekspert ligjor, tha se sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk është efikas. Sipas tij, një pjesë e madhe e fajit i takon komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.


Life in Kosovo is a co-production between Kosovo Public Television, RTK and the Balkan Investigative Reporting Network, BIReN. It is broadcast every Thursday, starting at 20:20.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):