
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
01 janar 2009 Debati televiziv javor i BIRN-it, “Jeta në Kosovë”, transmetoi edicionin special të Viti të Ri.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme publike në lojën me birila (bowling), e shoqëruar me debat satirik, tashmë është bërë traditë e emisionit “Jeta në Kosovë”, i cili shfaqet për çdo vit të ri.
Tema e këtij viti ishte bashkëpunimi, uniteti dhe puna e përbashkët, e cila gjë ndodhi edhe praktikisht meqë kishte shumëllojshmëri të ekipeve pjesëmarrëse në lojë, për dallim nga vitet e kaluara kur ekipet ishin mjaft homogjene.
Ekipet pjesëmarrëse ishin:
Nga qeveria:
Vlora Çitkau, nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK;
Lirije Kajtazi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK;
Ermira Imeri, një nxënëse;
Nga opozita:
Donika Kada-Bujupi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK;
Besa Gaxherri, nga Lidhja Demokratike e Dardania – LDD;
Rita Hajzeri, nga Aleanca Kosova e Re – AKR;
Nga sektori i sigurisë:
Valbona Kamberi, nga Policia e Kosovës – PK;
Remzije Zeqiri, nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës – TMK;
Hyrije Veliu, nga Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK;
Nga mediat:
Mufail Limani, analist i pavarur;
Zana Mezini, nga RTK-ja;
Halil Matoshi, nga Express-i;
Nga shoqëria civile:
Igballe Rogova, nga Rrjeti i Grave të Kosovës;
Shpend Ahmeti, nga Instituti GAP;
Albulena Sadiku, nga INPO;
Përfaqësuesit nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare:
Karim Limdal, nga EULEX-i;
Julia Reuter, nga Zyra Civile Ndërkombëtare – ZCN;
Ellie Flen, nga OSBE-ja;
Juria përbëhej nga Xhavit Haliti, fitues i i çmimit të vitit të kaluar, Fehmie Gashi-Bytyqi, zëdhënësja e parë e Policisë së Kosovës dhe Agnesë Nokshiqi, aktore dhe eksperte e lojës me birila.
Çmimi i Topit të Artë i takoi ekipit të shoqërisë civile. Po ashtu, i njëjti ekip e fitoi edhe çmimin Birila e Artë, meqë kishte shtruar pyetjet më të mira.
Edicioni special i emisionit të Vitit të Ri, “Jeta në Kosovë”, u moderua nga Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN-it për Kosovë dhe nga Kejsi Kuper Xhonson, i njohur edhe si Dhandrri i Kosovës.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik
të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK.
Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.