Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

“Jeta në Kosovë” interviston shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe debaton për delikuencën e të rinjve

29 janar 2009  Këtë të enjte, shikuesit e emisionit “Jeta në Kosovë” patën mundësinë ta përcjellin intervistën ekskluzive me Pitër Feith, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

Intervista filloi me pyetjen e Krenar Gashit për zhvillimet e përgjithshme që arriti Kosova pas deklarimit të pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Feith shpjegoi se beson që Kosova ka treguar zhvillime të konsiderueshme, duke marrë parasysh miratimin e kushtetutës, njohjet ndërkombëtare të pavarësisë dhe rruga nëpër të cilën Kosova po ecë për t’iu bashkuar Bankës Botërore dhe FMN-së.

Intervista u bë edhe më sfiduese kur Feith-it iu parashtrua pyetja për vendimin e tij që mbështet presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale. Ai poashtu theksoi se mandati i tij në Kosovë ka të bëjë me këshillim e jo me mbikëqyrje, siç kërkonte mandati i UNMIK-ut.
 
Përgjatë  kohëzgjatjes së emisionit BIRN-i gjithashtu transmetoi edhe debatin mbi delikuencën e të rinjve dhe faktorët që ndikojnë në sjelljet e tilla.

A po zbatohet ligji penal në Kosovë? Si po ngecë zbatimi i këtij ligji dhe a ka bashkëpunim të mjaftueshëm mes akterëve kryesorë në zbatimin e këtij ligji? Sa zgjasin dënimet më të rënda për të rinjtë në Kosovë? A ka Kosova institucione relevante që merren me parandalimin e sjelljeve devijante të fëmijëve?

Paneli debatues prezent për t’i diskutuar këto dhe shqetësime të tjera në lidhje me këtë temë, përbehej nga:

Metije Ademi – kryetare e Shërbimit Korrektues;
Salih Dragidella – Policia e Kosovës;
Nesrin Lushta – Gjykatëse në Gjykatën Supreme të Kosovës;
Afrim Ibrahimi – zyrtar për të drejtat e fëmijëve në UNICEF;

Diskutimi u hap me rastin e një të riu kosovar, që u dënua me tetë vjet burgim për vepra kriminale, armëmbajtje ilegale dhe vrasje.

Nesrin Lushta, Gjykatëse në Gjykatën Supreme të Kosovës, zbuloi se sipas ligjit të ri penal për të miturit, i cili u miratua më 20 prill 2004, dënimet për të mitur ndryshojnë në mes të gjashtë muaj dhe pesë vjet, mirëpo në raste të dyfishta kriminale mund të shqiptohet dënimi deri në dhjetë vjet.

Sipas Sami Dragidellës, zyrtar nga Policia e Kosovës, në krahasim me vitin e kaluar, statistikat e këtij viti zbulojnë një rritje prej 36 % në krimet e kryera nga të rinjtë në Kosovë.

Afrim Ibrahimi nga UNICEF konfirmoi statistikat e Dragidellës, duke u bazuar në raportin qe UNICEF publikoi për trendet sasiore të përfshirjes së rinisë në sjellje delikuente ose krime tjera më të rënda.

“Trendet e delikuencës në Kosovë janë më të ulëta në krahasim me ato të Europës perëndimore, por më të larta në krahasim me trendet e shteteve të Ballkanit perëndimor.

Natyrisht që është shumë shqetësuese, kur kemi parasysh mundin tonë për reformimin e sistemit gjyqësor dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve relevante për parandalimin e delikuencës dhe kriminalitetit tek të rinjtë,” tha Ibrahimi, duke shtuar shqetësimet e tij për zbatimin e këtij ligji.

E pyetur për bashkëpunimin në mes të Shërbimit Korrektues dhe institucioneve tjera të drejtësisë, Metije Ademi, kryetare e këtij institucioni, theksoi se qëllimi i ligjit të ri penal për të miturit është ekzekutimi, riintegrimi dhe risocializimi i adoleshentëve që kanë kryer vepra penale në të kaluarën.

“Ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm në mes të të gjithë institucioneve të përfshira në këto raste, edhe pse në fillim kishte pak vështirësi me familjarizimin me ligjin e ri,” vuri në pah Ademi.

Pas debatit qendror, BIRN-i poashtu transmetoi edhe rubrikën “Kultura në Kosovë,” që tregoi segmente nga ekspozita e të ndjerit Ibrahim Ponosheci, e organizuar për nder të njëvjetorit të vdekjes së tij, për këtë artist që cilësohet si i pari që solli trendet e reja të artit figurativ në Kosovë.

Gjatë këtij reportazhi, gazetari i BIRN-it, Arif Muharremi, bëri një kritikë artistike të filmit “Ne dhe Lenini”, film shqiptar nga regjisori Saimir Kumbaro.  

Në fund, pas rubrikës “Dhandrri i Kosovës,” Jeta Xharra konfrontoi Nexhat Demakun, kryetar i komunës së Drenasit.


Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK. Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.

Komentet:

arsimtare

Emri: 2009-03-03 21:10:01,

Emisioni ka qene i shkelqyeshem dhe shume i rendesishem

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):