Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

“Jeta në Kosovë” – Festimet e Vitin e Ri

08 janar 2009  Emisioni i kësaj jave, “Jeta në Kosovë”, shfaqi se si kosovarët e kanë festuar Vitin e Ri.

Arif Muharremi e ka kaluar natën e 31 dhjetorit duke filmuar fishekëzjarrët dhe festimet e Vitit të Ri në Prishtinë, si dhe ka shkuar nëpër shtëpitë të ndryshme për të parë se si fesnonin njerëzit brenda shtëpive të tyre.

Në vend të vizitimit të ndonjë shtëpie shqiptare, gazetari ka kaluar një kohë në shtëpinë e një romi të Kosovës.

“Do dëshiroja që gjithçka të ishte siç ka qenë, kur të gjithë ishin
të lirë dhe duke punuar, si dhe duke jetuar në paqe së bashku,”
tha zoti i shtëpisë.

Ibrahim Karabegu, kosovar, i cili e priti gazetarin, tha se ai nuk
ishte duke festuar “shumë” në shenjë solidariteti me ata të cilët
jetojnë në varfëri.

“Nuk ka verë dhe alkool këtë vit, meqë nuk jemi në pozitë që
ta kemi këtë lluks,” tha Karabegu.

Sidoqoftë, duhet të theksohet se përderisa Kosova është vendi
më i varfër në Europë, sasia e fishekëzjarreve gjatë Vitit të Ri ka
qenë shumë e madhe.

Një tjetër rubrikë e emisionit, “Kamera e Popullit” (KEP) shfaqi
filmime të njerëzve se si kanë festuar ata nëpër shtëpitë e tyre, të
cilat janë dërguar përmes e-mail-it. Ambientet e brendshme dhe
festimet me fishekëzjarre ishin tema kryesore e këtyre xhirimeve.

Rubrika e fundit e emisionit kishte të bënte me një analizë të
zhvillimit ekonomik të Kosovës gjatë vitit 2008.


Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit
Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit
publik të Kosovës- RTK. Emisioni transmetohet çdo të enjte,
 prej orës 20:20.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):