Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

“Jeta në Kosovë” diskuton krizën me të cilën ballafaqohen prodhuesit vendorë

25 dhjetor 2008  Këtë javë “Jeta në Kosovë” debatoi problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit kosovarë.

Pse qumështi i importuar është më i lirë se ai vendor? A prodhon Kosova produkte cilësore që mund të shiten jashtë? Kush i kontrollon produktet finale në Kosovë dhe si garantohet cilësia e tyre?

Panelistët që diskutuan këto çështje ishin:

Lutfi Zharku, Ministër për Tregti dhe Industri;
Idriz Vehapi, Ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;    
Samir Lleshi, ekspert i standardizimit të produkteve;
Fatmir Selimi, agroekonomist;
Ernest Jusufi, nga Devolli Company;
Genc Meraku, nga Zero Pozitive.

Debatin e hapi reportazhi i përgatitur nga Jeta Abazi. Gazetarja kishte blerë 5 litra benzinë në pompa të ndryshme të benzinës për të parë nëse ajo çka kishte blerë kishte sasinë dhe çmimin e njëjtë. Nga pesë stacionet e benzinës, vetëm njëra ishte e kontrolluar nga Ministria për Tregti dhe Industri dhe departamenti i meterologjisë.

Përderisa reportazhi zbuloi se shumë pompa të benzinës kontrollohen nga ministria, zyrtarët nga kjo ministri treguan se ata nuk mund t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre për shkak të mungesës së profesionistëve në këtë fushë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë tha se kalibrimi i stacioneve të benzinës në Kosovë ishte procedurë e gjatë që nuk mund të kryhej në afat të shkurtër.

Samir Lleshi tregoi se gjatë ekzistencës së tij, Agjencioni për Standardizim nuk i kryente detyrat me rregull, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe vullnetit të mirë.

“Shumica e atyre që bëjnë standardizime janë përfaqësues të bizneseve e jo të institucioneve; kjo nuk jep rezultate të mira,” tha Lleshi.

I pyetur për situatën e standardizimeve të prodhimeve bujqësore, ministri i bujqësisë tha se po zbatohet diçka prej kontrollit dhe kalibrimit nga institucionet relevante.

“Shumica e prodhuesve e kanë sistemin e tyre të kontrollit..para se t’i dërgojnë produktet e tyre për shitje,” tha Idriz Vehapi.

Ernest Jusufi nga Devolli Company, tha se disa prodhime po dërgoheshin në Maqedoni, Holandë dhe shtete tjera për analiza të ekspertëve, për shkak të mungesës së autoriteteve përgjegjëse në Kosovë.

“Shumica e produkteve dërgohen jashtë për arsye se nuk kemi institucione kombëtare të akredituara që mund t’i kryejnë këto analiza,” u pajtua Lleshi.
 
Genc Meraku, nga Zero Positive, tha se prodhuesit vendor duhet ta zhvillojnë etikën e tyre të prodhimit dhe tregti, që më vonë shpaguhet me besimin e konsumatorëve.

“Ministria e Tregtisë e ka Agjencionin e Akreditimit dhe Standardizimit, që së shpejti do të ndahet për shkak të konfliktit të interesave,” tha Zharku. “Komisioni Europian do ta mbikëqyrë tërë procesin për t’u siguruar se ky proces po ecë si duhet.”

Derisa shumica e prodhimeve vendore akuzohen për cilësi të dobët, qëndrueshmëria e prodhuesve rrezikohet edhe prej konkurrencës së pabarabartë nga produktet e lira nga importi prej jashtë.

“E kemi tregtinë e lirë, ashtu siç është përcaktuar në kushtetutë, ndërsa rregullimi i çmimit dhe intervenimi në çmim janë të ndaluara me ligj,” tha Zharku. “Duhet ta kemi mundësinë e intervenimit... për të garantuar cilësi më të mirë,” shtoi ai.

Sipas tij, ligji për anti-damping tani po studiohej në Kosovë, për të siguruar konkurrencë më të barabartë në mes të importeve dhe prodhimeve vendore.

Ministri i Bujqësisë theksoi se përderisa shtetet e rajonit e kishin subvencionuar sektorin e bujqësisë, kjo nuk mund të bëhej në Kosovë, sipas këshillave nga FMN.

Zharku tha se Kosova nuk mund t’i ngarkonte me taksa importet, e në të njëjtën kohë të kërkonte nga BE-ja lejen për qarkullim të produkteve të Kosovës pa taksa.

Muhamet Hajrullahu kishte përgatitur një reportazh në disa biznese vendore. Reportazhi zbuloi se edhe prodhuesit edhe punëtorët po ankoheshin se ishte vështirë t’ia dilnin mbanë në treg.

Syzana Aliu, menaxhere e Magic Ice, kompani që prodhon akullore, tha se e kishte pasur shumë vështirë t’ia dilte mbanë në treg, për shkak të konkurrencës së pabarabartë. “Prodhuesit e huaj shesin prodhimet e tyre pa paguar taksa në kufi, që kontribuon në konkurrencë të pabarabartë me prodhimet tona,” tha ajo.

Prodhuesit e përmendur në reportazh u ankuan edhe për mungesën e strategjisë ekonomike, që kishte për qëllim përkrahjen e prodhuesve vendorë.
 
Genc Meraku përmendi mungesën e organizmit të bizneseve vendore. Ai po ashtu theksoi se nevojitet një kampanjë që ngritë vetëdijen e popullit për patriotizëm ekonomik, për t’i promovuar prodhimet vendore.

“Sot, ngarkimi i kuotave është i pamundur, por mund të vendosim që mos t’i blejmë prodhimet e importuara,” tha ai.

Pas debatit, u transmetua debati komunal “Jeta në Fushë Kosovë”


Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë
Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK. Emisioni transmetohet çdo të enjte,
prej orës 20:20.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):