Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Jeta në Kosovë: “Udhëtimi nëpër Evropë”

22 janar 2009  Këtë të enjte, “Jeta në Kosovë” transmetoi dokumentarin “Udhëtimi nëpër Evropë”.

Dokumentari 33-minutësh ishte udhërrëfyes i përgatitur nga studentët kosovarë me notë mesatare të lartë, që kishin pasur mundësinë ta marrin vizën Shëngen dhe që udhëtuan për në shtetet e BE-së për një muaj.

I moderuar nga gazetari i BIRN-it Muhamet  Hajrullahu, emisioni filloi me reportazhin “Kultura në Kosovë”, të përgatitur nga gazetari Arif Muharremi.

Ngjarja kulturore e javës ishte premiera e filmit “Ama Dorën”, produksion kosovar, që trajtonte temën e drogës dhe përdorimit të saj në shkolla.

Filmi ishte i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe ishte një pasqyrim i mprehtë i realitetit të hidhur të përdorimit të drogës nga të rinjtë, përfshirë edhe ata të shkollave të mesme.
 
Më pas, BIRN-i transmetoi dokumentarin “Udhëtimi nëpër Evropë.” I xhiruar me kamerë dore, dokumentari mbuloi udhëtimin e këtyre studentëve të suksesshëm, të cilët po e gëzonin çdo moment të posedimit të vizës së Shengenit që e mundësoi këtë udhëtim.

“Udhëtimi nëpër Evropë” preku temën e lirisë së lëvizjes në mes të shteteve të Evropës.

Gazetarja e BIRN-it, Krenare Maloku, që ishte një nga 25 pjesëmarrësit e këtij udhëtimi të shkëlqyeshëm, ndau shqetësimet e saj se sa të kufizuar janë njerëzit e Evropës verilindore, kur merret parasysh udhëtimi në pjesën perëndimore të kontinentit.

Benjamin Van Parys, magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Belgjika, i tregoi Krenares se nuk ndihej mirë kur udhëtonte, kur dinte për vështirësitë që të tjerët nga Ballkani ballafaqohen me vështirësi të shumta kur dëshirojnë të udhëtojnë.

“Gati se u ndjeva fajtor kur udhëtova nëpër Ballkan, sepse ishte shumë lehtë për mua të shkoja kudo, e në anën tjetër njerëzit nga Ballkani më treguan se sa vështirë ishte për ta të udhëtonin në shtetin tim,” pohoi Parys.
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                           Dokumentari vazhdoi me transmetimin e pamjeve të bukura së bashku me ndërtesat e njohura të vendeve që këta studentë vizituan.

Udhëtimi përfundoi me trenin e fundit për në Vjenë, nga ku edhe studentët u nisën për në Prishtinë, me fjalët e Malokut “ Shtet pas shteti erdhëm edhe në fundin e udhëtimit tonë.

Po kthehemi në Prishtinë dhe me vete kemi shumë fotografi, kujtime dhe përvoja.”

Në aspektin global kjo ishte java kur Barak Obama u inaugurua si president i SHBA.

Për këtë arsye BIRN-i transmetoi një reportazh, në të cilin një qytetar i Kosovës nga komuniteti rom, i inspiruar nga fakti se një afro-amerikan u zgjodh president i Amerikës, u frymëzua për të kandiduar për president të Kosovës në zgjedhjet e reja presidenciale.
 
BIRN-i transmetoi edhe debatin komunal “Jeta në Mitrovicë”, ku moderatorja Jeta Xharra konfrontoi kryetarin e kësaj komune, Bajram Rexhepi.


Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK. Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):