
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
18 dhjetor 2008 Këtë javë, në emisionin “Jeta në Kosovë” u debatua mbi homoseksualitetin në Kosovë.
Homoseksualiteti mbetet akoma një temë tabu në një shoqëri tradicionale. Edhe pse kushtetuta garanton të drejtat dhe liritë e individëve, komuniteti i gejëve dhe lezbikeve në Kosovë akoma ballafaqohet me diskriminim dhe jotolerancë.
Panelistët e këtij debati ishin:
Gazmend Kuqi, psikolog dhe autor i shkrimeve për çështjen e gejëve dhe lezbikeve;
Habit Hajredini, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit;
Veton Elshani, zëdhënës i SHPK-së;
Arbër Nuhiu, nga organizata për të drejtat e njeriut “Elysium”,që punon me komunitetin e gejëve dhe lezbikeve;
Jetish Jashari, ekspert ligjor që ka punuar në hartimin e Kushtetutës:
Sara Maliqi, nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut.
Në fillim të emisionit u emetua filmi dokumentar “Përtej Ylberit” i produksionit “Crossing Bridges”. Filmi përfshinte intervista me gejët dhe lezbikët, fytyrat e të cilëve nuk u zbuluan për shkaqe sigurie.
Debati në studio filloi kur Habit Hajredini shtjelloi përdorimin e shprehjeve ofenduese për t’iu referuar gejëve dhe lezbikeve në Kosovë.
“Përdorimi i këtyre shprehjeve ka për qëllim armiqësimin dhe diskriminimin e kësaj kategorie,” tha Hajredini, duke theksuar se Kushtetuta e Kosovës ua garanton qytetarëve lirinë e orientimit seksual.
Nuhiu ndriçoi mënyrën se si ky komunitet dëshiron të njihet nga të tjerët. “Ata duan të quhen gejë dhe lezbike,” tha ai, duke theksuar se një shprehje e përdorur më parë si ajo “homoseksual” ishtë “një shprehje mjekësore dhe shkencore që ngritë paragjykime.”
Sara Maliqi, nga Iniciativa Rinore, raportoi se aktivitetet e kësaj organizate kanë çuar në suspendimin e zëdhënësit të SHPK-së, Refki Morina, pasi policia kishtë rrahur dy njerëz vetëm pse ishin gejë.
“Me gjithë respektin për traditën dhe vlerat morale, nuk mund ta mohojmë ekzistencën e këtyre njerëzve,” tha Maliqi, duke folur për gejët dhe lezbiket.
Hajredini tha se studimi i realizuar nga zyra e tij në opinionin publik të Kosovës për diskriminimin, zbuloi se ka më shumë diskriminim gjinor se sa diskriminim në bazë të kombësisë apo të orientimit seksual.
“Disa komunitete muslimane në Azi dhe në Lindje të Mesme janë shumë tolerant ndaj gejëve dhe lezbikeve,” tha Kuqi, duke e krahasuar këtë me situatën aktuale në Kosovë.
Në anën tjetër, panelistët theksuan se kosovarët dikur i këndonin këngë meshkujve të pashëm, të ashtuquajtur dylbera, ndërsa njihen edhe përallat popullore për Ali Pashë Tepelenën, një figurë historike që thuhet se kishte ndjenja homoseksuale.
Shoqëria tradicionale e çajtoreve, në të cilën meshkujt maço mbledhen për të pirë çaj dhe për të luajtur me letra, përderisa gratë rrijnë të mbyllura në shtëpi duke larë dhe pastruar, është përdorur si mjet për ta hedhur poshtë kundërshtimin radikal që ka shoqëria ndaj këtij komuniteti.
“Në kohën kur gruaja ishte e mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte fare, është shumë e natyrshme që instikti seksual gjeti rrugën e tij dhe për këtë arsye kishte edhe marrëdhënie seksuale,” tha Kuqi, duke shtuar se këngët për “meshkujt e bukur” ishin formë e shifruar që përfaqësonte një nënkulturë homoseksuale.
Nuhiu theksoi se kur flitet për gejët dhe lezbiket, debati nuk duhet të kufizohet vetëm në marrëdhënie seksuale.
“Gejët apo lezbiket nuk shoqërohen mes vete vetëm për marrëdhënie seksuale; ekzistojnë shumë lidhje emocionale që formojnë këtë lidhje,” tha Nuhiu.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik
të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK.
Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.