
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
11 dhjetor 2008 Këtë javë emisioni “Jeta në Kosovë” shfaqi katër reportazhe prej fushave të ndryshme.
15 minutat e para ishin ndarë për intervistën e Krenar Gashit me shefin e EULEX-it, Iv De Kermabo.
Shefi i EULEX-it i tregoi se serbët dhe shqiptarët do ta kuptojnë se bashkëpunimi me misionin e BE-së është në të mirë të tyre, duke shtuar se nevojitet kohë për ndryshime.
“UNMIK-u ka pushuar së punuari në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa EULEX-i fillon punën,” tha ai.
“UNMIK-u do të tërheqë policinë, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët doganorë dhe ne do të sjellim ekspertë të mirë dhe njerëz të aftë prej 27 shteteve anëtare te BE-së,” shtoi De Kermabo, duke komentuar për paqartësitë e ngritura nga vendorët për marrëdhëniet mes UNMIK-ut dhe EULEX-it.
Përderisa zbarkimi i EULEX-it u përcoll me një protestë me 10,000 pjesëmarrës në Prishtinë, De Kermabo deklaroi se demonstratat e tilla ishin shenjë mirëseardhjeje të një demokracie të shëndoshë.
I pyetur se cila ishte strategjia e EULEX-it për strukturat paralele serbe në Kosovë, të cilat UNMIK-u i injoroi për nëntë vitet e fundit, De Kermabo theksoi se misioni i tij fillimisht ishte teknik dhe se nuk dëshironte të hynte në politikë për këtë problem.
“Nuk dua t’i hyj kësaj çështjeje që nuk më takon dhe për të cilën nuk mund të flas. Kisha pasur dëshirë të fokusohemi në aspektin teknik, sepse për mua kjo është më e rëndësishmja,” tha De Kermabo.
Duke biseduar për mundësinë e zgjatjes së misionit të EULEX-it në Kosovë, De Kermabo deklaroi se ky mision gjendet në Kosovë për të ndihmuar.
“Në momentin kur nuk i nevojitemi popullit më, kuptojmë se kemi arritur kapacitetin tonë të mjaftueshëm në sundimin e ligjit, drejtësi dhe polici, në momentin kur Kosova vendos t’i bashkohet BE-së dhe ne posedojmë pëlqimin për këto, ne do të shkojmë.” tha ai. “Sa më shpejtë, aq më mirë!”
Reportazhi i dytë, i përgatitur nga Betim Musliu, iu kushtua ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, që u shënua edhe në Kosovë. Musliu hulumtoi prezencën e korrupsionit në sistemin gjyqësor.
Pjesa e parë e reportazhit, që tregoi mungesën e përgjegjësisë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, u zbulua nga rasti në të cilin Ombudsperson i Kosovës kishte dërguar letër në adresë të Prokurorisë
Publike të Komunës së Prishtinës për t’u informuar për një akuzë kriminele.
Prokurori, Rexhep Maqedonci, e ktheu letrën duke kërkuar haptas nga Ombudspersoni që ta ndalonte dërgimin e letrave të shpeshta. Tomë Gashi, këshilltar ligjor i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti skandal këtë rast.
“Jemi të njoftuar për rastin dhe po presim reagim të shpejtë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës,” tha Gashi.
U përmendën edhe rastet tjera që zbuluan paaftësinë e dukshme të sektorit ligjor, si ato të prokurorëve që e regjistrojnë një pronë të njëjtë në emër të dy personave.
15-minutëshi i tretë iu kushtua dokumentarit mbi Lobin Rajonal të Grave. I transmetuar në 60-vjetorin e deklaratës së të drejtave të njeriut, dokumentari tregoi se si lobi e kishte përkrahur pavarësinë e Kosovës në rajon.
Gjendja politike dhe ajo e sigurisë ishin temë diskutimi në mbledhjen e grave të përfshira në politikë dhe shoqëri civile nga Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova. “Kjo iniciativë nga lobi i grave është shumë e qëlluar.
Çka këto gra mund të bëjnë, është pothuajse e pazëvendësueshme,” tha Fatmir Sejdiu.
“Nëse gratë ishin bashkuar për të bërë diçka në të mirë të rajonit, atëherë meshkujve i mbetet të na përkrahin,” tha Justina Shiroka Pula, ministre për energji dhe miniera.
“Në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë për statusin final të Kosovës nuk kishte asnjë femër në delegacion,” vuri re Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave.
“Për këtë arsye, gratë panë se mund të kenë rol në vendimmarrje në shoqërinë civile.”
Pas emisionit “Jeta në Kosovë”, u transmetua debati “Jeta në Dragash”.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik
të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK.
Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.