
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
06 nëntor 2008 “Jeta në Kosovë” bënë analizë për personat e zhdukur (pagjetur), krizën në LDK, keqpërdorimet në sistemin shëndetësor dhe për krizën financiare globale.
Emisioni “Jeta në Kosovë” u paraqit me një format të ri për emisionin javor. Katër storie të ndryshme të hulumtuara mirë u prezantuan me nga 15 minuta secila.
Reportazhi i përgatitur nga Fatmire Tërdevci kishte të bënte me personat e pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.
Shumë familje të viktimave kanë refuzuar që të jenë pjesë e komisionit për kërkimin dhe tregimin e së vërtetës. Cila është pozita e qeverisë së Kosovës në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë?
Një reportazh i përgatitur nga Fatmire Tërdevci zbuloi se shumë vite pas, krimet e kryera nga Gjermania naziste që shkaktuan Holokaustin, mjafton vetëm një kërkim i shpejtë në internet, ku menjëherë ofrohen linqe të pafundme, fotografi, intervista me të mbijetuar, fotografi të kampeve të përqendrimit dhe pamje të tjera përkujtuese të 11 milion viktimave të Holokaustit.
14 vite pas përfundimit të aparteidit në Afrikën e Jugut, qeveria e saj dhe shoqëria civile kanë kontribouar në ofrimin e një varg dokumenteve, të cilat reflektojnë padrejtësitë që i janë bërë kësaj shoqërie në të kaluarën.
Në anën tjetër, viktimat e Kosovës nuk e kanë atë mundësi që të përkujtohen nga qeveria e shtetit të tyre.
Asnjë faqe e vetme interneti, asnjë memorial im përbashkët për të gjitha viktimat, madje, nuk ka asnjë ditë të përcaktuar për përkujtimin e tyre. Këto viktima përkujtohen vetëm nga anëtarët e familjeve të tyre, e në disa raste edhe nga fshatrat e origjinës.
Shaban Ramadani nga Fushë Kosova potencoi se nuk ka monumente për viktimat e luftës dhe u shpreh shumë i zhgënjyer me pozicionin e qeverisë në lidhje me këtë çështje. “Nuk do duhej të kishte dallime të viktimave; lufta ka qenë për të gjithë ne dhe nga të gjithë ne.”
Njerëz të tjerë nga regjione të ndryshme të Kosovës thanë se nuk kanë para të mjaftueshme për të ndërtuar statuja të viktimave.
Albin Kurti, lider i lëvizjes “Vetëvendosje!”, beson se qeveria ka mundur ta përgatisë një dokument të përbashkët, ta ndërtojë një monument dhe ka mundur të shfaqë më shumë angazhim për familjet e viktimave.
Sipas tij, pas luftës, kosovarët kanë konsideruar se nuk ka nevojë të bëhet asgjë më shumë, përveç respektit që kanë treguar për viktimat.
“12,000 njerëz janë vrarë, 20,000 femra janë përdhunuar, 1,973 persona janë të zhdukur, 119,855 shtëpi janë djegur, për të cilat Serbia asnjëherë nuk ka kërkuar falje, përderisa qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar me të drejt përgjegjësi nga Serbia,” tha Kurti.
Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Luftës, tha se që nga vitit 1999 institucioni i saj ju ka ofruar shërbime 15,000 klientëve.
Qendra, të cilën ajo e drejton, ofron shërbime për viktimat e prekuara direkt nga lufta, anëtarët e familjeve të personave të pagjetur, femrave të abuzuara seksualisht, jetimëve të luftës dhe personave që kanë qenë të burgosur.
“Deri më tani, asnjëra nga qeveritë e Kosovës nuk kanë kërkuar asnjë të dhënë apo informatë, e cila do të ishte e nevojshme për dokumentimin e tyre,” tha Rushiti.
Haki Kasumi, kryetar i Asociacionit të Familjeve të Personave të Zhdukur, duke folur përpara fotografive të personave të zhdukur, të cilat janë të vendosura tek hyrja e Parlamentit të Kosovës, tha se fotografitë janë vendosur në atë vend për ta rritur vetëdijen e udhëheqësve politikë, por shihet se një gjë e tillë nuk po ndodhë.
“Qeveria ka mundur të thërras një komision qeveritar për të pagjeturit. Kjo është shumë shqetësuese. Sa herë që vjen në pushtet një qeveri e re, themelohet komision i ri. Shihet se të gjitha komisionet janë të motivuara politikisht.,” Tha Kasumi.
Derisa Kosova mbetet pasive në çështjen e dokumentimit të luftës, një punë e tillë po bëhet nga kryetarja e Fondit të të Drejtave Humanitare, Natasha Kandiç, përmes krijimit të një komisioni për kërkimin dhe tregimin e së vërtetës. Sidoqoftë, kjo iniciativë nuk po përkrahet nga shumë organizata të familjeve të viktimave dhe as nga OJQ-të tjera kosovare.
“I tërë plani është që të arrijmë një konsultim të gjërë nëpër tërë ish-Jugosllavinë dhe të krijojmë një koalicion.
Qëllimi i kësaj është që të bëhet një peticion me 1 milion nënshkrime, të japim rekomandime se çfarë mendojnë njerëzit dhe të shohim se si do të reagojnë qeveritë tona në lidhje me kërkesat tona,” tha Kandiç.
Për Grajqevcin, fakti se Kandiçi është një humanitare nuk vihet në pyetje, por sipas tij, ajo i ka interesat e saj dhe i ka disa kufij, të cilët ajo nuk do t’i kalojë.
“Ne duhet të kemi komisionin tonë dhe për këtë duhet të kërkohet drita e gjelbërt nga familjet e personave të zhdukur. Në këtë rast, ne nuk kemi pasur mbështetje nga këto familje për t’u angazhuar në këtë bashkëpunim,” tha Grajqevci.
Për Kurtin, do duhej të ishin me qindra akuza kundër kriminelëve të luftës dhe pas kësaj do të mund të ngritnim një komision të tillë.
“Mendoj se këto komisione kanë për qëllim të krijojnë idenë për zëvendësimin e drejtësisë, gjë që paraqet vetvetiu padrejtësi.
Nuk mendoj se përgjegjësia është më pak e rëndësishme se e vërteta, për më tepër, dhënja e përgjegjësisë është rruga për të ardhur tek e vërteta,” shtoi Kurti.
15-minutëshi i dytë ju kushtua krizës politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i cili u përgatit nga Muhamet Hajrullahu.
LDK-ja, partia e dytë më e madhe në Kosovë dhe partnere e koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duket se po ballafaqohet me një krizë tjetër të brendshme.
Më herët ka qenë partia më e fortë në Kosovë, por pas vdekjes së udhëheqësit shirtëror, Ibrahim Rugova, gjërat filluan të ndryshojnë radikalisht për LDK-në, e cila a ka mbajtur pushtetin për 20 vite. Për pjesën më të madhe, ai ka qenë momenti kur problemet nuk kanë mundur të fshihen më tutje.
Përderisa shumica e udhëheqësve më të hershëm të LDK-së e mohojnë mundësinë e ndonjë krize në këtë parti, Ali Lajçi, anëtar i kryesisë së partisë, deklaroi se trendi i rënjës së LDK-së po udhëhiqet nga kryetari Fatmir Sejdiu dhe nga Eqrem Kryeziu.
“Duhet të ketë zgjedhje të përgjithshme, në mënyrë që t’ju hapet rrugë reformave. Elektorati ka rënë në mënyrë drastike,” tha Lajçi.
“Ka krizë në LDK, por kjo është vetëm një maskë që po e fsheh problemin,” shtoi Lajçi.
LDK-ja i pati fituar 45.42 % të votave në zgjedhjet e vitit 2004, derisa në nëntor të vitit 2007, LDK-ja i fitoi vetëm 22.6 % të votave. Ndërsa, partia, e cila u nda nga LDK-ja, Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) i fitoi 10 %.
LDK-ja vazhdon të pohojë se nuk ka krizë të brendshme në parti. E udhëhequr nga Fatmir Sejdiu, LDK-ja hyri në koalicion me PDK-në, në qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Për shumë simpatizues të LDK-së dhe ish-kryetarit të saj, Ibrahim Rugova, kjo është parë si tradhëti. Asnjëri nga udhëheqësit e vjetër nuk e pranuan se ka krizë në LDK.
Sejdiu është i rrethuar nga njerëzit, të cilët e përkrahin atë, si Zëvendëskryeministri, Ramë Manaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, Ministri i Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, anëtari i kryesisë së partisë, Eqrem Kryeziu dhe nga shumë të tjerë.
15-minutëshi i radhës ishte rezervuar për një analizë të thellë të krizës financiare globale dhe ndikimin e saj në Kosovë, e cila ishte përgatitur nga Jeta Abazi.
Kosova nuk është prekur nga kriza financiare globale. Përderisa ajo i ka shkundur shumicën e ekonomive më të zhvilluara të botës më ashpër se çdoherë në histori, që nga koha e Depresionit të Madh, ekonomistët tregojnë se shteti i ri (Kosova) është shumë i vogël dhe shumë i varfër për t’u afektuar nga përmbysja financiare që përfshiu gjithë botën. Sidoqoftë, vendi më i varfër në Europë ka krizën e vet ekonomike.
Kriza financiare i ka goditur në mbarë botën tregjet financiare më të konsoliduara, që kur bankat e SHBA-ve filluan të kenë probleme të rimarrin paratë e tyre nga klientët e tyre.
Domino efekti i përtypjeshumbjes) së kredive, i cili filloi në SHBA, së shpejti i dëmtoi edhe tregjet në Azi, Europë dhe në Ballkan.
Përderisa fqinjët tanë të rajonit kanë ndërmarrur hapa të menjëhershëm për menjanimin e çfarëdo turbulence ekonomike, Kosova nuk u frikësua se trazira financiare do të përhapej edhe në shtetin e ri.
Shpend Ahmeti, ekspert i ekonomisë, tha për Ballakn Insight se “Kosova është tepër e varfër për t’u prekur nga kriza financiare dhe nuk do të preket direkt nga ajo.”
Në anën tjetër, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, është skeptik që kriza do të kalojë pa u vënë re në Kosovë.
“Nëse kriza i ka lëkundur ekonomitë më të fuqishme të botës, Kosova, buxheti i së cilës është rreth 1 miliard [euro] dhe rreth 300 milion [euro] që i ruan në fondin e pensioneve, do duhej të shqetësohej për krizën,” tha Shatri për Ballkan Insight.
Sidoqoftë, nëse kriza financiare globale nuk na dëmton në mënyrë direkte, padyshim që do të ketë ndikim tek donacionet e vendeve të zhvilluara, të cilat kanë premtuar që t’i japin Kosovës 1.2 miliard euro.
Derisa ish-ministri beson se përmbysja financiare mund të ketë ndikim direkt tek donatorët e Kosovës, ministri aktual, Ahmet Shala, ndjehet i sigurt se ndihma financiare e donatorëve nuk do të afektohet nga kriza.
15-minutëshi i fundit i emisionit ishte rezervuar për një storje hulumtuese të përgatitur nga Alban Selimi, në lidhje me atë se si doktorët në Kosovë i marrin pacientët nga institucionet shëndetësore publike për t’i trajtuar në klinikat private.
Sistemi shëndetësor i Kosovës është në gjendje shumë të keqe. Shumica e kosovarëve vazhdojnë të shkojnë për kurim në Shkup dhe Tiranë, përderisa të tjerët rrezikojnë të vdesin në mungesë të parave për të paguar për shërbimet shëndetësore.
Përkundër kushteve shumë të vështira, bashkëpunimi në mes të klinikave private dhe spitaleve është çuditërisht shumë i mirë.
Storja shfaqi disa doktorë duke i marrur pacientët nga spitalet publike dhe duke ju kërkuar atyre që të vijnë në klinakat e tyre private. Kur pyeteshin se pse ata e bënën një gjë të tillë, shumica prej tyre treguan se pajisjet e nevojshme janë dëmtuar nëpër spitalet publike.
Gazetari, me kamerën shumë mirë të fshehur, shikoi nëpër klinikat private të doktorëve, duke i pyetur doktorët nese ata janë siguruar që pajisjet e nevojshme janë funksionale në spitalet publike.
Doktorët u shprehen para kamerës (së fshehur) se ata nuk e kanë shpenzuar tërë jetën e tyre duke studiuar e punuar, që tash të jetojnë me një pagë 240 euro në muaj. Prandaj, siç thanë ata, ata janë të obliguar që t’i hapin klinikat e tyre private.
Menjëherë pas rubrikës “Dhëndrri i Kosovës”, BIRN-i transmetoi debatin komunal “Jeta në Gjilan”.
Emisioni "Jeta në Kosovë", bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të
Gazetarisë Hulumtuese - BIRN - dhe RTK-së, transmetohet çdo të enjte me
fillim prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.