
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
13 nëntor 2008 Këtë javë në emisionin “Jeta në Kosovë” u debatua për Lobin Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore.
Paneli diskutues përbëhej prej:
Edita Tahiri,kryetare e Lobit Rajonal të Grave për Kosovë;
Gordana Sobol, Kroaci;
Vera Markoviq, Serbi;
Igballe Rogova, përfaqësuese e shoqërisë civile në Kosovë;
Slavica Strikoviq, Mali i Zi;
Irena Pockova, Maqedoni.
Në reportazhin e dhënë para emisionit, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi se Lobi Rajonal i Grave ishte një nismë shumë e mirë. “Bashkëpunimi i tyre regjional, si dhe ndikimi i tyre në politikë janë ide të qëlluara. Çka këto gra bëjnë është e pazëvendësueshme,” tha Sejdiu.
Më fjalë të ngjashme u shpreh edhe Osnat Lubrani, kryetarja e Fondit Zhvillimor për Gra i Kombeve te Bashkuara, e cila pohoi se lobi mund të shndërrohet në forcë stabilizuese për rajonin.
“Lobi synon ofrimin e llojeve të ndryshme të analizave për situatën politike,” tha ajo.
“Është si një termometër që tregon se çka ndjejnë për politikën njerëzit në shoqëri.”
Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi ne Evropën Juglindore u themelua në qershor 2006 prej një grupi të grave të përfshira në politikë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë. [jo Serbi?]
Tahiri tha se kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në politikë proaktive me qëllim të gjetjes së përgjigjeve për pyetjet e mëdha rajonale.
E pyetur nëse ka nevojë për një lobi të grave, Sobol, deputete në parlamentin e Kroacisë, tha se bashkëpunimi rajonal në mes të grave politikane dhe të tjerëve në shoqërinë civile ishte nevojë kyçe.
“Kemi probleme të njëjta, përkundër dallimeve specifike politike,” tha ajo.
Markoviq tha se lobi përcaktoi lëndën e tyre gjatë dy mbledhjeve (vjetore?) dhe konferencave. “Kjo është koha kur i shohim problemet kryesore të secilit shtet,” tha ajo.
“Edhe pse në fillim mund kemi pikëpamje kundërshtuese mes vete, ne i japim njëra tjetrës hapësirë të mjaftueshme për të diskutuar perspektivat tona të ndryshme dhe japim pëlqimet tona.”
Pockova theksoi se njëjtë si lobet e grave në BE dhe Izrael-Palestinë, lobi rajonal, po ashtu, ka gjetur pika të përbashkëta për të punuar, njëra prej të cilave është integrimi Euro - Atlantik.
“Synimi ynë është përfshirja në proceset vendimmarrëse për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon,” tha ajo.
Tahiri beson se edhe pse ekzistojnë organizata të ngjashme në vendet tjera të botës, kjo organizatë është ndryshe pasi që Ballkani është rajon i veçantë.
“E kaluara jonë karakterizohet me trazira, luftëra dhe gjenocid,” tha ajo. ‘Kemi mbijetuar ndryshime të ashpra politike në rajonin tonë dhe së shpejti do të jemi shembull për rajonet tjera.”
Po ashtu, Tahiri tha se lobi ekziston për t’u ballafaquar me barrierat politike të trashëguara nga e kaluara, siç është rasti i Kosovës. “Lobi përkrahu pavarësinë e Kosovës kur shtetet tona nuk e përkrahën,” tha ajo, duke shtuar se “gratë mund të jenë faktorë për ndryshime pozitive.”
E pyetur nëse presionet politike kanë kërcënuar nismën e tyre, duke konsideruar se Ballkani nuk shquhet me nisma pozitive, Markoviq theksoi se ndërhyrjet kanë qenë të vogla krahasuar me madhësinë e projektit në përgjithësi.
Sobol tha se ato nuk po mundohen të caktojnë prioritete, për shkak të numrit të madh të problemeve që ka ky rajon.
“Një prej sfidave kanë qenë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ndërtimi i kontakteve në mes të serbëve dhe kosovarëve.Më rëndësi është gjetja e lidhjeve që na bashkojnë neve,” tha Sobol.
Rogova përmendi vështirësitë në ndërtimin e lobit. “Pikënisja e këtij lobi ishin marrëdheniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.”
“Pasi gratë nuk u përfaqësuan në negociatat në mes të dy palëve, e pamë këtë si një mundësi për të mundësuar që zëri i grave të dëgjohet në këtë rajon,” tha Rogova.
Sipas saj, grupet e shoqërisë civile nga shtete të ndryshme ndihmuan përfaqësuesit e grave me inpute.
“Lobuam për pavarësinë e Kosovës, por tani po shikojmë për mundësinë e zgjërimit të fushës sonë dhe për ta dhënë kontributin tonë në çështjet tjera në rajon,” tha Rogova.
Sobol shtoi se lobi përfshinë gra nga politika dhe shoqëria civile. “Është një formulë e mirë, pasi që përfshinë përfaqësues prej politikës dhe shoqërisë civile,” tha ajo.
“Lobi u themelua sepse gratë janë të lëna anash në vendimmarrje dhe ne nuk duam të mbesim në margjina.”
Duke diskutuar arritjet e tyre, Markoviq përmendi qëndrimin unanim të lobit për zgjedhjet dhe krizat në shtetet e ndryshme të rajonit.
“Së fundmi, dolëm me një deklaratë të përbashkët, që tregon se mund të marrim vendime konsesuale pa mosmarrëveshje, ose me besnikëri ndaj shtetit të ndonjërës,” u shpreh Markoviq.=
Sipas Markoviqit, marrëdhëniet në mes të grave kosovare dhe atyre serbe treguan se jo vetëm muskujt e forcat ushtarake bëjnë ndryshime.
”Gjatë negociatave për statusin e Kosovës, patëm mbledhje me Martti Ahtisaarin, Franck Wisnerin dhe Wolfgang Ichingerin për ta ngritur zërin tonë,” tha Tahiri, duke shtuar se lobi po kërkonte një mënyrë të
re për fuqizimin e grave në rajon.
Për Tahirin, margjinalizimi i grave nga shoqëria dhe nga vendimmarrja ishte një fenomen që reflektoi
fuqinë e qëndrimeve patriarkale.
Markoviq theksoi se ato shtete që përdorin maksimalisht potencialin e grave, që njëherit është gjysma e
potencialit total, kanë më shumë prosperitet dhe janë më të zhvilluara se shtetet tjera.
“Kemi bërë një kontribut solid në ligjin për barazi gjinore.
Tani nuk nënshkruajmë asnjë udhëzim që nuk parasheh përfaqësim të barabartë të të dy gjinive, ose së paku 40 % përfaqësim të femrave,” shtoi Sobol, duke folur për përvojën e fundit në Kroaci.
Tahiri tha se lobi po mundohet t’i ndryshojë konceptet tradicionale të sigurisë kombëtare. “Rajoni jonë
ka vuajtur prej koncepteve hegjemonike, që kërcënuan evolucionin e njerëzimit.
Ky rajon ka nevojë për ndërtimin e paqes dhe sigurisë, dhe gratë do ta luajnë rolin e tyre në këtë proces,” shtoi Tahiri.
Duke biseduar më tutje për të arriturat e lobit, Sobol deklaroi se pjesëmarrja e presidentit të Kosovës,
Fatmir Sejdiu, në konferencën e Lobit Rajonal të Grave tregoi se sa respekt ka fituar ky lobi.
Sipas Tahirit, përfaqësueses së Kosovës, lobi tani po i kalonte kufijtë rajonalë.
“Kemi ndërtuar bashkëpunim të mirë me BE-në,” theksoi Tahiri, duke shtuar se lobi ka kërkuar vendosjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën.
Duke debatuar mbi atë se çfarë gratë e rajonit mund të bëjnë si udhëheqëse për ta përmirësuar gjendjen e tanishme politike, konferenca e fundit vendosi që Bosnia dhe Maqedonia të jenë fokusi i ri, pas fokusimit fillestar në marrëdheniët në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Politikanët e ftuar në konferencën tonë u befasuan kur dëgjuan analizat tona mbi sigurinë e grave dhe
çështjeve politike,” tha Rogova, duke shtuar se kur politikanët meshkuj flasin për siguri, kryesisht për
qendrohen në ushtri dhe tek kufijtë.
Tahiri tha se lobi tani kishte strukturën, platformën, misionin dhe vizionin për të vazhduar me aktivitete të reja.
“Duke marrë parasysh historinë e rajonit, presim që paqja të vjen ngadalë në rajonin tonë dhe dolëm me
strategji për trajtim të çështjeve të ndryshme,” tha Stirkoviq.
Kulmi i Javës
Një reportazh i përgatitur nga Muhamet Hajrullahu zbuloi se si serbët dhe shqiptarët tregtojnë bashkë
në tregun e Kamenicës, duke e përmendur këtë si shembullin më të mirë lokal të marëdhënieve multietnike.
Tregtarët shqiptarë dhe ata serbë treguan se ata punojnë shumë mirë së bashku, por komuna e Kamenicës nuk u ka ofruar kushte më të mira.
“Komuna duhet ta sigurojë infrastrukturën e nevojshme për tregtim,” tha Sabri Basha, tregtar shqiptar në tregun e Kamenicës.
“Unë nuk e pengoj askë dhe askush nuk më pengon mua; ne jemi duke punuar,” tha Persa Stankoviq, tregtare serbe në tregun e Kamenicës.
Pas rubrikës “Dhëndrri i Kosovës”, BIRN emetoi debatin komunal “Jeta në Dragash”.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese- BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK. Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.