Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Kosova: Një vit pas

12 shkurt 2009  Këtë herë “Jeta në Kosovë” debatoi mbi ato që Kosova arriti t’i kryej në vitin e parë të ekzistencës së saj si shtet.

Për t’i debatuar këto, paneli debatues përbëhej nga:

Hajredin Kuçi, zëvëndëskryeministër i Kosovës,
Xhavit Haliti, nga parlamenti i Kosovës,
Blerim Shala, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Teuta Sahatqia, kryetare e partisë reformiste ORA,
Albin Kurti, nga lëvizja Vetëvendosje

Reportazhi i përgatitur nga Jeta Abazi përmbante intervista me Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, Agim Çekun, kryetar i Partisë Social Demokrate – PSD, Memli Krasniqin, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës dhe Ilir Dedën nga instituti KIPRED.

Ata diskutuan vonesat në përzgjedhjen e kryetarëve të disa nga institucioneve kyçe si Ombudspersoni, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Agjencioni për Inteligjencë, si dhe vonesat në formimin e Forcave të Sigursë së Kosovës.

Haradinaj, Çeku dhe Deda  thanë se shtyrjet e këtyre përzgjedhjeve tregojnë se si qeveria dëshiron t’i imponojë kandidatët e saj në këto institucione.

Krasniqi e mohoi këtë, mirëpo, tha se qeverisë iu ka nevojitur kohë për t’i zgjedhur njerëzit e duhur, si dhe për të krijuar institucione të mirëfillta dhe të qëndrueshme.

Hajredin Kuçi tha se vonesat tregojnë për faktin  se po formohej një shtet i ri.

“Institucionet nuk mund të ndërtoheneshin pa legjislacionin e duhur, që erdhi më 15 qershor, së bashku me kushtetutën e Kosovës,” u shpreh Kuçi. Në fund shtoi se të gjithë do të jenë të kënaqur me përzgjedhjet.

Duke iu kthyer të arriturave të Kosovës në përgjithësi, ai shtoi: “Kemi pasur zhvillime të mëdha gjatë vitit të parë, në të cilin Kosova mbajti marrëdhënie të shëndosha me partnerët e saj ndërkombëtarë.”

Në anën tjetër, Shala tha se procesi i njohjeve nuk kishte shkuar ashtu siç pritej.

Kosova nuk ka sigurar as anëtarësim në mekanizmat kyçë ndërkombëtarë, situata në veri mbetet e tensionuar dhe akoma nuk ka qartësi në lidhje me punën e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

“Ngjarjet e 17 marsit, me gjithë trazirat e serbëve, do të mund të përdoreshin si një kthesë, por nuk u përdorën nga qeveria për ta rifituar kontrollën në veri,” tha Shala.

“Qeveria do të mund t’i kishte dërguar njerëzit e saj në veri për taparandaluar çfarëdo eskalimi të gjendjes, por ajo ishte e zënë me festime.”

Sipas Kurtit, gjatë këtij viti nuk ka pasur shtetformim. Ai tha se “ka pasur tendenca për lansimin e flamujve dhe simboleve, por nuk ka pasur ushtri – nuk ka shtet.”

Ndërsa, si përgjigje, Kuçi tha se Kosova nuk ka nevojë për forca të armatosura përderisa KFOR-i është prezent.

“Qeveria ishte dashur të kishte një reagim më të qëndrueshëm, për të siguruar kontrollin e saj në veri pas 17 shkurtit, kur Kosova e deklaroi pavarësinë,” tha Sahatqia.

Parlamenti i Kosovës ishte kritikuar për mosndërmarrjen e nismës për të debatuar çështjen e sigurisë. Mirëpo, Haliti u përgjigj duke thënë se “nuk kemi pasur asnjë kërkesë për ta debatuar sigurinë.”

Ai shtoi se “të gjithë e dijmë se MUP (Ministria e Punëve të Brendshme) është mjaft aktiv në veri... por ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë pasi që mandati i Forcave të Sigursë së Kosovës nuk e lejon kalimin e urës së Mitrovicës pa lejen e KFOR-it.”

Duke u kthyer të privatizimi, Kurti tha se qeveria ka ndjekur strategji të gabuar. “Qytetarët e Kosovës duhet të thirren në një referendum për të votuar nëse janë për privatizimin e KEK-ut, aeroportit dhë shërbimeve tjera publike,” tha ai.

Sahatqia tha se kërkesa e Kosovës për t’i kthyer 400 milion euro të privatizimit nuk duhet të kuptohet si prishje e marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtar. “Duhet të dijmë t’i mbrojmë interesat tona.”


Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK. Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):