
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
19 shkurt 2009 Emisioni filloi me një segment të pasur të “Kultura në Kosovë”, ku Arif Muharremi me sukses mbuloi festimet e organizuara për njëvjetorin e pavarësisë, përderisa pjesa qendrore e emisionit raportoi nga veriu i Mitrovicës në këtë ditë të rëndësishme për një shtet sovran dhe të pavarur.
Jeta Xharra, gazetare dhe moderatore e debatit, vizitoi disa familje që jetojnë në veri të Kosovës, ku edhe e kaloi njëvjetorin e Deklaratës së Pavarësisë.
“Çfarë ndjenje është të jesh në këtë pjesë të shtetit dhe ta kremtosh njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës?”, ishte pyetja e parë e Xharrës që njëherit edhe e shënoi fillimin e një emisioni, reflektim i realitetit.
"Dhjetë vite deri më tani, pavarësia është ende ëndërr për ne, e shohim vetëm në televizor,” tha Adem Mripa, i pari që na hapi dyert e shtëpisë. Ai shpjegoi provokimet e fundit që kishte pasur para 10 minutash, me ç’rast serbët kishin hedhur gjëra në dritaret e tyre.
Sipas Mripës, i cili tani ka vetëm fqinjë serb, shumica e njerëzve që jetonin aty, përpara kishin qenë shqiptarë, por kishin ikur për shkak të provokimeve dhe dhunës.
I pyetur nëse shtëpitë e njerëzve që ikën ishin shitur ose lëshuar me qera, Mripa zbuloi se disa nga to ishin shitur e disa jo. Por, ai besonte se në vitin 2009 qeveria do të dilte me një strategji për t’i kthyer shqiptarët në atë pjesë të Mitrovicës.
“Unë trimërohem më shumë kur jam afër një trimi,” tha Zejnepe Mripa. “Nuk do të flemë tërë natën sepse nuk dihet se çka mund të ndodhë në mbrëmje, sepse është një ëndërr për ne të festojmë.”
Duke shtuar se ata janë duke e ndërtuar një shtëpi të re në veri të Mitrovicës, Mripa i tha gazetares sonë se ata e shohin të ardhmen e tyre në veri të Mitrovicës dhe nuk duan të ikin.
Duke ecur rrugëve të Mitrovicës veriore, Adem Mripa ia tregoi Xharrës shtëpitë ku jetonin shqiptarët. Ai poashtu ia tregoi edhe ndërtesën e komunës në veri të Mitrovicës, ku në serbisht shkruante “Komuna e Mitrovicës, Republika e Serbisë”.
Më vonë Xharra ishte mysafir i familjes Cimili nga veriu i Mitrovicës. Ajo ia drejtoi pyetjen e njëjtë Halil Cimilit për kremtimin e pavarësisë në veri të Mitrovicës.
“Është shumë mirë, jetojmë në këtë shtëpi të gjithë së bashku,” tha Cimili.
Duke biseduar për vështirësitë e të jetuarit në veri, Cimili shpjegoi që kishte menduar të ikte më 13 shkurt, kur paramilitarët serbë vranë 13 shqiptarë dhe boshnjakë.
“Pra, pse vendosët të rrini?” pyeti Xharra.“Kurrë nuk do të gjej vend më të mirë. Ma ka lënë babai. Vendosa të ri sepse të gjithë më përkrahën. Jam shumë i lumtur që jetoj këtu,” shpjegoi Cimili.
“Si do të festoni nesër,” pyeti Xharra.“Njerëzit janë më të lirë në lëvizje. Besoj se të afërmit dhe fqinjët do të vijnë, por të rinjtë në vend se të festojnë jashtë duhet të rrinë në shtëpi.”
“Shumë njerëz mendojnë se ju duhet të vendosni batanije nëpër dritare, t’i fikni dritat, si qëndron kjo?” pyeti përsëri Xharra.
“Jo nuk është ashtu,” u përgjegj Cimili, “ përkundrazi, jetojmë një jetë normale, dëgjojmë edhe muzikë.”
Pas segmentit Dhandrri i Kosovës, BIRN transmetoi debatin komunal “Jeta në Shtime”, ku Jeta Xharra sfidoi Naim Ismajlin, kryetarin e kësaj komune.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik
të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK.
Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.