
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
26 shkurt 2009 Këtë të enjte “Jeta në Kosovë” diskutoi drejtësinë ndërkombëtare në aspektin e Kosovës, krimet e luftës dhe ndjekjen e tyre në Kosovë.
Tribunal i Hagës liroi Milan Milutinoviqin, ish-president i Serbisë, dhe urdhëroi lirimin e tij nga paraburgimi. Çka kemi bërë ne për t’i raportuar krimet e luftës dhe për ata që kryen krime në Kosovë, tani që Kosova funksionin si shtet?
Çka ka EULEX-i për të thënë për krimet e luftës në Kosovë? Çka kanë trashëguar nga UNMIK-u në lidhje me krimet e luftës? A ka dënime për krime të luftës që përdorën për disiplinimin e politikanëve kosovarë?
Pse UNMIK-u nuk ka asgjë për të thënë? A do ta padisin Serbinë për gjenocid dhe reparacion institucionet kosovare?
Për t’i diskutuar këto çështje dhe për t’i analizuar procedurat gjyqësore kundër ish-presidentit të Serbisë, Milan Milutnoviq, për krimet e luftës në Kosovë, mysafirë të Betim Musliut ishin:
Ramë Manaj – zëvendëskryeministër;
Nekibe Kelmendi – ministre e drejtësisë;
Tomë Gashi – avokat në tribunalin e Hagës;
Behxhet Shala – kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Duke filluar nga 10 korriku 2006, kjo ishte hera e parë që tribunali i Hagës doli me një vendim për krimet e luftës në Kosovë në 1999.
Debati filloi me pyetjen drejtuar Nekibe Kelmendit, ministre e drejtësisë, dhe njëherit person që humbi anëtarët e familjes nga regjimi serb.
Duke e cituar Karla del Ponten, Kelmendi tha “..krimet e kryera në Kosovë janë kundër Konventës për të Drejtat e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë në 1948.”
Ajo shtoi se tribunali kishte caktuar një dënim minimum prej 20 vitesh dhe maksimum me dënim jetësor.
“Sot pamë që pesë prej tyre u dënuan me 96 vite së bashku për 15,000 të vdekur,” shtoi Kelmendi.
Ramë Manaj, zëvëndëskryeministr, tha se vendimi ishte më shumë vendim lirimi, sesa dënimi.
“E dimë se nuk mund të ketë barazi në mes të krimeve dhe dënimeve dhe se dënimi nuk do ta
kthejë situatën e mëparshme, por përballë të gjitha krimeve të kryera, dhunimeve, masakrave dhe kidnapimeve në Kosovë, ata që i udhëhoqën këto pranuan vendime lirimi në vend të atyre dënimi.”
Tomë Gashi, avokat në tribunalin e Hagës, shprehu keqardhjen e tij ndaj Nekibe Kelmendit dhe Ramë Manajt, si dy panelistë familjarët e të cilëve ishin prekur nga lufta.
I pyetur se pse Milutinoviqi ishte liruar, Gashi tha se arsyet mbështeteshin në faktin se ai ishte komandant i forcave të regjimit serb që ushtroi gjenocid në Kosovë dhe se tribunali deshi të ndërtonte një ekuilibër pasi që janë shumë komandantë kosovarë që njëherë ishin akuzuar e pastaj ishin liruar.
“Mirëpo,” shtoi Gashi, “duhet të presim për arsyet zyrtare të dhëna nga tribunali, edhe pse asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se është gjykatë politike.” Ai besonte se Milutinoviqi duhet të dënohej për përgjegjësitë e tij si komandant.
“Nuk u befasova me vendimin,” tha Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. “Pajtohem me atë çka Tomë Gashi tha. Tribunali i Hagës është gjykatë politike, që ka dhënë çdo vendim në baza politike.”
“Sa i përket përgjegjësive ndaj Tribunalit të Hagës, Kosova nuk i ka përmbushur këto përgjegjësi në lidhje me dëshmitarët që i ka dërguar atje.
Ishte një tendencë që dëshmitarët të shkaktojnë habi, por jo tendencë që dëshmitarët të jenë
bindës për atë se çka në të vërtetë ka ndodhur në Kosovë,” përfundoi Shala, duke i përmendur edhe pengesat teknike që Kosova nuk arriti t’i tejkalonte.
Më vonë, BIRN-i transmetoi edhe një intervistë me Bernard Rabatel, nënkryetar për drejtësi në EULEX, i cili i tregoi gazetarit tonë Krenar Gashi se çka kishin qenë duke bërë që kur filluan të funksiononin.
I pyetur për arsyet se pse prokurorët vendorë nuk mund të merren më disa raste, Rabatel tha se kjo ishte për shkak të juridiksionit të EULEX-it, por se edhe vendorët kanë kompetenca në disa raste serioze.
Po ashtu, ai tha se krimet e luftës ishin prioritet i EULEX-it dhe se prej 250 rasteve që EULEX-i trashëgoi nga UNMIK-u, 50 ishin raste të krimeve të luftës.
BIRN transmetoi edhe një intervistë tjetër me Rusell Giki, zëdhënës i UNMIK-ut. Ai i tregoi Gashit se Departamenti i Drejtësisë në UNMIK po mbyllet dhe se konfirmimi i statistikave është i vështirë.
I pyetur nëse punëtorët e UNMIK-ut që po shkonin do të mund të merrnin përgjegjësi dhe të ishin gati për llogaridhënie, Giki tha se secili e ka reputacionin e vet.
“Besoj se këta njerëz kanë bërë një punë të shkëlqyer në drejtësi, e që mund të shihet shumë lehtë prej faktit se shumica prej tyre po punësohen nga EULEX-i.”
Në studio, Ramë Manaj tha se UNMIK-u kishte premtuar shumë, por nuk i kishte përfunduar e as nuk i kishte iniciuar ca çështje.
“Neglizhenca më e madhe e UNMIK-ut ka ndodhur në aspektin e drejtësisë.”
“Personalisht besoj se s’duhet të pushohen nga puna të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që punuan në kohën e UNMIK-ut,” tha Gashi.
Debati përfundoi me fjalët e Musliut, ku tregoi se EULEX-i ishte i vetmi institucion kompetent për krimet e luftës në Kosovë dhe se Serbia veçse e ka paditur Kosovën për krime lufte, por se është akoma e paqartë nëse do të kompensohen dëmet e luftës.
Pas zbulimeve të radhës të Dhandrrit të Kosovës në Amerikën e Re, BIRN transmetoi debatin komunal “Jeta në Lipjan” me kryetarin e kësaj komune.
Emisioni "Jeta në Kosovë" është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik
të Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, dhe televizionit publik të Kosovës- RTK.
Emisioni transmetohet çdo të enjte, prej orës 20:20.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.