Jeta në Kosovë debaton për shpronësimet e tokave dhe fillimin e procesit mësimor

Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton debatin për shpronësimin e tokave në rastet ku po ndërtohen rrugët si dhe debatin tjetër për fillimin e procesit mësimor në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Materiali:

Shkarko

PROBLEMET DHE TË METAT E TEKSTEVE SHKOLLORE

19 maj 2010  Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX)

Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve,
vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve.

 

Megjithatë, deri tash ka pasur një varg vërejtjesh e kritikash në adresë të teksteve shkollore, nga mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, e po ashtu edhe nga ekspertët dhe njohësit e kësaj çështjeje.

 

Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore, me të vetmin qëllim që këto probleme dhe të meta të mënjanoheshin në të ardhmen dhe tekstet shkollore të përmirësoheshin dhe të përsoseshin në të gjitha aspektet dhe drejtimet, për aq sa është e mundshme.

Në pamundësi për të përfshirë të gjitha tekstet shkollore, si mostër për këtë analizë janë studiuar dhe analizuar 16 tekste, të shkencave shoqërore dhe natyrore, të ciklit të shkollës së mesme të ulët.

 

Për të pasur sa më shumë informacione dhe sa më shumë pikëpamje të ndryshme, janë organizuar disafokus-grupe dhe janë zhvilluar disa intervista me të gjitha palët e interesit.

 

Përveç kësaj, sigurisht që është shqyrtuar dhe studiuar edhe legjislacioni në fuqi në Kosovë, që ka të bëjë me tekstet shkollore, dhe është konsultuar një literaturë profesionale shtesë.

Në pamundësi për t'i përfshirë të gjitha aspektet dhe çështjet që kanë të bëjnë metekstet shkollore, kemi evidencuar, analizuar dhe elaboruar vetëm disa aspekte shumë të rëndësishme, të cilat po i paraqesim shumë përmbledhtazi në vazhdim, për t'i elaboruar, argumentuar dhe faktuar në mënyrë shumë të detajuar përgjatë përmbajtjes së këtij teksti.

Analiza e plotë mund të shkarkohet këtu.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):