
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
20 mars 2008 Këtë të enjte “Jeta në Kosovë” ka diskutuar rreth menaxhmentin në bordet e kompanive publike.
Si duhet të përzgjidhen anëtarët e bordit të kompanive publike? A duhet të lejohet ndikimi politik apo a janë më të mirë ekspertët e pavarur pa pasur ndërhyrjen nga politika? Cilat janë strategjitë e qeverisë aktuale për të rregulluar strukturat e bordeve të kompanive publike në mënyrë që të ketë menaxhim më të mirë?
Gjatë debatit, për këto dhe çështje tjera kanë biseduar të ftuarit në vijim:
Bedri Hamza, zëvendës ministër i ekonomisë;
Shpend Ahmeti, nga grupi për Analiza të Politikave Zhvillimore, GAP;
Arbana Xharra, gazetare e të përditshmes “Koha Ditore” dhe
Ilir Salihu, zëvendës drejtor për kompanitë publike të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, AKM
Emisioni kishte në fokus bordet e kompanive publike të Kosovës, ku të ftuarit kanë diskutuar për problemet në menaxhmentin e këtyre bordeve.
Hamza i ka siguruar shikuesit se ata nuk do të dërgojnë zyrtarë të ministrisë në borde të kompanive publike.
“Arsyeja kryesore pse ne nuk duam të kemi njerëz nga ministria është se duhet të ketë njerëz me përvojë nga menaxhmenti,” ka thënë ai.
Sipas Salihut, kompanitë publike në Kosovë janë duke kryer punën e duhur.
“Keqmenaxhimi në këto kompani publike është relativ” ka thënë ai, “nuk kemi nevojë të injorojmë të gjitha ato investime që janë bërë për menaxhmentin e bordeve.”
Ka pasur shumë raste për keqmenaxhim nëpër borde, por problemi kryesor mbetet me personat e pakualifikuar në ato borde.
Xharra ka thënë se edhe nën qeverinë e re, nuk ka pasur asnjë përmirësim në KEK, PTK apo Aeroportin e Prishtinës.
“Mund ta shohim se në ç’gjendje është KEK-u,” ka thënë ai dhe ka nënvizuar se menaxhimi si në KEK, ashtu edhe në PTK dhe Aeroport duhet të rregullohet veç e veç.
Xharra ka thënë se deri më tani këto borde nuk i kanë kryer si duhet detyrat e tyre menaxheriale.
Hamza ka bërë me kokë duke pohuar argumentet e Xharrës por nuk është pajtuar kur ajo e ka përmendur qeverinë e re.
“Qeveria jonë i ka vetëm dy muaj që prej se është formuar dhe është përballur me probleme të shumta,” Hamza ka thënë dhe ka shtuar se ka pasur shume përmirësime të dukshme.
Xharra nuk është pajtuar me argumentin e Hamzës. Debati është nxehur kur Xharra ka filluar të numërojë të gjitha problemet në KEK.
“Si mund të kërkojë KEK-u për mjete shtesë kur janë të zhytur në borxhe?” ka pyetur ajo, duke sqaruar se qeveria e re është zotuar se do t’i mundësojë qytetarëve 24 orë rrymë, por kjo nuk është përmbushur.
Hamza ka thënë se qeveria nuk e ka shkopin magjik për t’i zgjidhur të gjitha problemet menjëherë.
“Ne jemi të vendosur të punojmë në këtë çështje,” ka thënë ai.
Ahmeti ka thënë se KEK-u nuk mbetet problemi i vetëm në Kosovë sepse nëpër borde ka edhe probleme tjera me menaxhim.
“Qe nëntë vite, KEK-u përballet me gjendje emergjence, e ne përballemi me krizë energjetike çdo ditë, por nuk ka ndonjë zgjidhje,” ka thënë ai.
Xharra është pajtuar me Ahmetin dhe ka thënë se donatorët duan të shohin progres dhe se si shkon menaxhimi nëpër borde, pasi që është me rëndësi që me atë të tërhiqen investitorët.
Salihu ka thënë se këto probleme ndodhin pasi që Kosovarët nuk e kanë pushtetin dhe problemi qëndron diku tjetër.
“Kosova gjendet nën administrimin ndërkombëtar dhe shpesh neve na duhet të diskutojmë të gjitha çështjet me ta para se të marrim ndonjë vendim,” ka shtuar ai.
Hamza ka theksuar se tash pasi që Kosova është një shtet i pavarur, gjërat do të ndryshojnë.
“Roli i punës do të ndryshojë kur UNMIK-u ta përfundojë mandatin” ka thënë ai.
Ahmeti është pajtuar me Salihun se gjërat do të ndryshojnë pas pavarësisë.
“Bordet do të jenë në krye të shërbimeve publike, dhe do të ketë më shumë profesionalizëm,” ka thënë Ahmeti dhe është shprehur se qeveria është adresa e fundit drejt së cilës duhet drejtuar kur diçka dështon.
Xharra ka theksuar se qeveria nuk duhet të jetë fare pjesë e bordeve.
“Bordi i KEK-ut duhet ta inkurajojë konkurrencën kur bëhet fjalë për konkurset e punës,” ka thënë Xharra dhe ka shtuar se bordeve u duhen 40 ekspertë dhe nuk duhet ta lejojnë nepotizmin dhe ndikimin e qeverisë gjatë përzgjedhjes së ekspertëve profesionistë.
“Ne nuk i kemi madje as tre ekspertë të cilët do ta zgjidhnin një problem nga ato me të cilat po ballafaqohemi” është shprehur ajo.
Debati sërish është nxehur kur Hamza ka krahasuar punët në bordet e KEK-ut dhe ato të PTK-së.
“PTK-u mund t’i shkyç konsumatorët të cilët nuk i paguajnë faturat, kurse KEK-u nuk mund ta bëjë këtë”, ka thënë ai.
Gjatë debatit është transmetuar edhe një reportazh i përgatitur nga gazetari i BIRN-it, Muhamet Hajrullahu.
Kjo pjesë ka zbuluar se qeveria po vonon shumë çështje që janë në nivel bordesh. Keqmenaxhimi dhe rivaliteti midis Agjencisë Kosovare së Mirëbesimit, AKM-së dhe qeverisë së kaluar po vazhdojnë edhe në mandatin e qeverisë së tanishme.
Pas këtij reportazhi, Hamza ka thënë se keqmenaxhimi është trashëgim i qeverisjes së kaluar.
“Ne jemi në qeveri qe dy muaj,” ka theksuar ai, duke shprehur optimizmin e tij se ndryshimet në bordet publike do të ndodhin dhe do të pasurohen me njerëz më profesionalë.
Një raport tjetër i gazetarit Hajrullahu është transmetuar ku prononcohet ish kryetari i bordit të Termokosit, Osman Hajdini, në lidhje me problemet në bordet publike.
Në fund të debatit, Ahmeti ka thënë se anëtarët e bordit duhet të përballen me problemet nëse duan që t’i eliminojnë ato.
“Mënyra më e mirë është të merren njerëz profesional dhe të kalkulohet e të planifikohet gjithçka si duhet,” ka përfunduar Ahmeti.
Emisionin mund ta shikoni në linkun vijues:
“Jeta në Kosovë” diskuton rreth bordeve të kompanive publike
“Jeta në Kosovë” është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN - dhe televizionit publik të Kosovës - RTK-së. Emisioni transmetohet çdo të enjte duke filluar nga ora 20:15
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.